Nga Ilir Yzeiri
Sekretari amerikan i Shtetit, zoti Anthony Blinken shpalli dje se Sali Berisha dhe familja e tij, pra: gruaja, djali dhe vajza janë caktuar publikisht si të papërshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai më pas renditi arsyet pse ka marrë një vendim të tillë dhe cilido që i lexon ato argumente bindet për një gjë : më në fund SHBA-të, aletati më i sinqertë i popullit shqiptar, sintetizuan në tri kollona ato akuza që pjesa më e shëndoshë e medias shqiptare dhe disa gazetarë të pavaruar i kishin shqiptuar prej kohësh. Kam dëshirë që ta citoj të plotë edhe njëherë atë deklaratë :
“Sot, unë po deklaroj përcaktimin publik për Sali Berishën, një ish President, ish Kryeministër dhe ish anëtar i Parlamentit të Shqipërisë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të theksuar. Në kapacitetin e tij si kryeministër i Shqipërisë, në veçanti, Berisha ishte përfshirë në vepra korruptive si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime dhe pasurim të aleatëve politikë dhe anëtarët e familjes në llogari të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tij qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Më këtë përcaktim, unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.
Ky emëritm është bërë nën seksionin 7031 (C) të Departamentit të Shtetit, operacionet e jashtme dhe programe të ngjashme. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi si jo të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Janë gjithsej gjashtëmbëdhjetë radhë që përmbledhin akuzat thelbësore dhe perceptimin publik mbi njeriun që hyri në politikën shqiptare si shpresë dhe u largua prej saj si «doktor vdekja».
Personalisht jam prej atyre që nuk e kam kuptuar qysh në fillim natyrën kriminlae të këtij personazhi. Vitet e fundit të rënies së diktaturës, kriza e rëndë ekonomike sidomos dhe kolapsi i llahtarshëm ku u fut Shqipëria, të nxitnin që ta shihje Lëvizjen e Madhe të Studentëve si përmbysjen shpëtimtare që do të sillte më në fund lirinë dhe begatinë e munguar. Sot nuk është rasti të flasim se si u manipulua Lëvizja e Madhe e Dhjetorit dhe si u pushtua ajo prej idealistëve dhe arrivistëve. Vetëm se një gjë duhet thënë me forcë: Sali Berisha jo vetëm që nuk pati asnjë meritë thelbësore kur u vu në krye të PD-së, por, përkundrazi, tani kemi të drejtë të besojmë çdo legjendë urbane dhe teori konsiprative se ai e rrëmbeu postin e kryetarit të asaj partie me një forcë dhe me një mbështetje që askush nuk është në gjendje të na e tregojë.
Lindja e PD-së është histora më e varfër e partive politike në Shqipëri. U krye një lëvizje e madhe studentore që ngriti në këmbë pjesën më të madhe të popullit, pastaj një grup intelektualësh u thirrën që këtë lëvizje ta kthenin në parti politike. Asnjë heroizëm, asnjë ndeshje me pushtetin, madje darkë në shtëpinë e një hierarku të lartë të PPSH-së, siç ishte shtëpia e Gramoz Pashkos. Pra, do të duhej të ishte thjesht një lëvizje si ato për krijimin e një OJQ-je apo një partie normale. Ndërkaq, ndodhi krjet e kundërta. Berisha aplikoi metodat staliniste të marra nga Partia e Punës ku kishte shërbyer si sekretar për shumë vjet dhe ndërtoi një forcë politike që në fillim ishte joshëse dhe karizmatike se luftonte gjithçka që ishte «komuniste» duke filluar nga liberalët deri të të përndjekurit politikë.
Merita e parë u takon intelektualëve të asaj që ua quajt Aleanca Demokratike që u distancuan të parët nga Berisha por edhe gazetarëve dhe intelektualëve si Zef Brozi të cilët u përpoqën të na tregonin se përpara kishim një monstër edhe më të rrezikshme se diktatura që lamë pas. Ndërkaq, ndodhi maskra e zgjedhjeve të vitit 1996, erdhi rënia e piramidave dhe vitit i zi 1997. Një pjesë e madhe besonin ende se Berisha po luftonte me enveristët dhe komunistët, se ai po mbante ndezur shpirtin antikomunist dhe nacionalist shqiptar.
Krimi tashmë ishte bërë dhe vendi ishte ndarë më dysh. Berisha ia kishte arritur të polarizonte shqiptarët me klishetë banale i kuq dhe blu, i shitur dhe i blerë, grek e serb. Retorika e tij, një nga më të fëlliqurat që mund të shqiptojë një njeri publik, punonte natë e ditë duke baltosur shpifur, sharë e fyer kundërshtarët politikë aq sa krijoi idenë se në këtë vend kundërshtarët e tij ishin dy herë më monstra se ai vetë.
Ky ligjërim ishte dhe është akoma një hambar i begatë për të gjithë ata që për një arsye idiote e banale mund të kishin një pakënaqësi për ndonjë kundërshtar politik të Berishës ose për PS-në dhe liderët e saj. Ata i kishin gati mjetet për të nxjerrë dufin e tyre. Kuzhina e Berishës ofronte gjithçka. Kështu u shtuan idiotët e zemëruar, modeli brilant i të cilit është një farë Agim Nesho që e ftojnë nëpër studio si ish-amabsador, babain e të cilit Berisha e ka rrasur në burg, por ai nuk e ka për gjë që të flasë si budalla e të mbrojë Berishën edhe sot kur as djalli nuk e mbron dot.
Berisha iku nga presidenca me turp, por për një pjesë të madhe të opinionit ai u quajt si viktimë e rebelimit të armatosur. Ndërkaq, kur erdhi herën e dytë në pushtet, si kryeministër këtë herë, Berisha u kthjellua dhe hoqi dorë nga krimi politik. Tani ai kishte vetëm një ankth, pasurimin dhe pasurimin me çdo kusht të vetes dhe ashtu siç thotë teksti që e shpall non grata në SHBA, edhe të aleatëve të tij. Privatizimi i KESH-it, Rruga e Kombit, « Gërdeci » dhje « 21 janari », ishin metafora e një krimi të paralajmëruar. Arrogant dhe i paskrupull, ai nuk pati mëshirë as për fëmijët e tij. I përfshiu edhe ata në skemat korruptive kriminale dhe me fodullëkun e një lideri që ngjet vetëm me Gedafin sfidonte prokurorë e gjyqtarë dhe ndërtonte vila në Gjirin famëkeq të Lalsit i verbuar nga pushteti okult dhe nga krimi ku ishte zhytur.
Pasi iku nga pushteti, këto tetë vjet në opozitë ai u angazhua në mënyrë të frikshme që të shkatërrojë imazhin e këtij vendi, duke shpifur dhe duke shkatërruar të gjitha institucionet e kryesisht PD-në dhe opozitën. Ai krijoi vatrën e antiamerikanizmit në Shipëri dhe me shpifjet e përbindshme që bënte çdo ditë e paraqiste Shqipërinë si vrimën e zezë të globit duke nxitur një ndarje mes shqiptarëve që nuk kishte ndodhur në asnjë ditë të jetës si shtet më vete. Si për t’i vënë kapak gjithçkaje ai i caktoi opozitës Lulëzim Bashën, njeriun që u betua se do të ndjekë rrugën e tij dhe që e shpalli traditën e Berishës në PD si një vlerë të asaj force politike.
Vetëm pas kësaj trajektoreje të shpejtë që bëra, pra, duke parë se si hyri Sali Berisha në PD dhe si e pushtoi ai forcën e parë opozitare në vend dhe tani në fund si e gjeti pasuesin e tij, gjithkush e kupton që sot Partia Demokratike realisht nuk ekziston më, Berishizimi si fymë dhe si vlerë u quajtën nga SHBA-të si frymë kriminale që sjell korrupsion, që minon demokracinë, që pasuron në mënyrë të paligjshme të afërmit dhe aletatët dhe që me retorikën e përdorur frenon organet e ligjit.
Me Berishën largohet përfundimisht modeli ynë i së keqes të ngritur në majat më të larta të shtetit. Po vendin e tij kush do ta zërë në opozitën shqiptare ? Të presim.
Fatkeqësisht, modeli i Berishës nuk do të mbarojë këtu. Ai model ka edukuar një brez të tërë që nuk njeh gjë tjetër se si mund të drejtohet një shtet dhe se si duhet të perceptohet roli i adminstratës dhe qytetarit. Ky sistem është sofistikuar dhe parimet ideale të fillimit të viteve 90-të janë zëvëndësuar komplet me makiavelizmin dhe etjen për pushtet si çelës për fitim. Berisha hapi derën e anës më të errët të njeriut. Egon, mëndjemashësinë dhe paturpësinë për të shkelur me këmbë më të dobëtin e shqoqërisë. Berisha krijoji njeriun e ri monstër. ANALISTIN dhe GAZETARIN partiak dhe të pasur. Krijoi militantë qorrë dhe prostituta politike. Të mësuar me fitime pa djersë, shumica e kësaj shoqërie nuk mund të ndryshojë edhe sikur i i gjithë haremi i Berishë të shkojë në burg. Popull pa fat dhe i pagdhëndur.
SALI Virusi ka shu per te Lare
Kur bente thirje do vrare Rama
Do vrisnja Ramen ne protest po te ketheshe mbrapa
I vendoste burgun sa do ta denonte Ramen etj etj
Po ha koken e tij
ROFT SHQIPERIA
Me nje gjuhe te kulturuar, e plotesuar me argumenta te pakundershtueshem, tregon dhe pershkruan me nje vertetesi verbuese, gjithcka kriminale qe ky vend dhe ky popull po mban akoma mbi kurriz, ku per çudi batakcinj, horra dhe qorra, jane bere bashke per te na mbushur mendjen se USA nuk eshte ne terezi..
Urime autorit per kthjelltesine e gjykimit
Dy fytyrat me te neveritura mediatike sot jane te klanit Kapo, i niperit e Vito Kapos,Andi Bushati dhe Agim Nesho.
Sigurishte qe ne besuam ke Amerika ,se nuk do lejonte kultivimin e Krimineleve dhe Diktatoreve te Injorances
dhe Terrroristat allla Talibane trapojane ,
te shkaterrojne Shqiperine .
30-vjet ishte nji horrror i vertete per Politiken dhe vet Shqiperine te luftoje me Banden e Majmuneve dal nga shpellat e trapojes
e zbritur ne Tirane .
Z Yzeiri dy gjera do vecoj ne shkrimin tuaj .E para krijimi i aleances demokratike u be nga njerez po kaq te paskrupull dhe te babezitur sa Sali Berisha dhe mbasi u hodhi kocken u afruan si qen te rahur te Berisha .Hengren ne krahun e majte dhe kur mbaroi silazhi aty u turen te Berisha,se ata jane si qente qe nuk rine dot pa lepire kocken E dyta kur degjoj karagjozin Nesho qe hiqet demokrat me kujtohet i jati dhe e jema e tij ne Vlore.Ata ishin sikur i kishte bere e njejta nene shpirtligj ne kulm.Ne Vlore kane kaluar shume sekretar te pare por me i ligu ka qene Gaqo Nesho dhe ne sigurimet shoqerore Tana ishte me zemerliga.Te dy kenaqeshin kur denigronin dhe denonin njerezit.Ikam njohur mire ne ate kohe.Ligesia mbante vulen e tyre
Exellent.
Saliu ka 8 vjet i ikur nga Pushteti. Qe atehere , pra prej 8 vjetesh, nuk ka me as korrupsion, as vjedhje, as abuzim me pushtetin, Fare!
Shqiperia po perjeton nje Boom ekonomik te pa pare dhe te ardhurat per fryme jane shtuar ndjeshem. Ekonomia eshte Top…
…vetem se per dreq Borxhi Publik ne keto 8 vjet Rama ka kapur rrekordin e 30 viteve!
Te presim, sic thote Yzeirja, qe te shohim fundin e ketij modelit qe po gezojme sot.
Do ju shkerdhejme Saliun, Liken, Mediun, bushtren Monike, Lulushen hollandeze dhe sojin e sorollopin e tyre, pasi te mbarojme me keta do ju shkerdhejme juve qe perbetoheni per keta zgjyra se te tille jeni dhe ju dhe kur te mbarojme edhe me ju do merremi dhe me Ramen nese del nga rreshti, por deri tani ai po rri ne rresht e nuk ben ze dhe puna ka rradhe. Sa te mbarojme me listen e mesiperme ne, ju shqupista nderkohe mbani te gjatin e Rames ne gryke derisa ti themi ne tua heqi dhe mos harroni here pas here i thoni ta leviz pak anash qe te merrni ndopak fryme.
Vdiq kerma Berisha, tani e ka radhen kerma Meta…
DO TE DUHESHIN MBI 30 VITE QE SHBA TE PERCAKTONTE NDESHKUESIN ME MAKABER TE SHTETIT SHQIPTAR .AI NUKE ISHTE NJE KACAKE ,PORE NJE ISHE KRYEMINISTER ,DHE NJE ISHE PRESIDENTE I SHTETIT. AI KRENOHEJ NE MYNYRE PUBLIKE SE KUSHE ISHTE ,DHE NGA PERKRAHJA SHUME E GJATE E AMERIKES DUKEJ SE ISHTE NJE MITE E SHTETIN SHQIPTARE ,NGA KU VIDHTE ,VRISTE ,DHE BENTE C’FARE TE DONTE ,SEPSE THOSHTE JAME SALI BERISHA UNE.TANI QE I RANE BREKET NEPER KEMBE ,NA NGRIHET AMERIKA DHE BENE VEPRIMTARINE QE DUHT TA MERITONTE QYSHE NE NGJARJET E GERDECIT, E VITIT ,97, APO DEMOSTRATEN E 21 JANARIT KU U VRANE 4 NJERZE ME DUARTE NE XHEPA ,DHE KY GJAKATARE I PANGOPUR DEKORON USHTARET E GARDES QE QELLUAN MBI KETA NJERZE ,.PASE SHUME E SHUME NDERHYRJESH SI GJITHMONE U DEKORUAN NGA QEVERIARAMA ,PO KURRE NUKE U ZBULUA E VERTETA SE PERSE U VRANE KETA NJERZE. DREJTESIA DUHET TE VIHET NE VENDE ,DUKE JA DERGUAR HAGES ,GJYKATES TE SE DREJTAVE NDERKOMBETARE .NGA VERI E GJERE NE JUGE ,NGA LINDJA E NE PERENDIM TE GJITHE SHQIPTARET TE COJNE NEPER PROKURORI TE GJITHE NGJARJET E NDODHURA TE FAMILJAREVE T TYRE,QE TASHME NUKE JETOJNE ME.KUJDESE SE PO DALIN NE PAHE EDHE KRIMINELAT E TJERE QE KY BANDITE ME PUSHTETE KA LENE PASE .EDHE KETA DUHEN TE KENE NJE LISTE ME VEHTE. NE TE KUNDERTEN SHQIPERIA NUKE KA PER TE PASUR KURRE PAQE NGA FRYMA E URRETIES QE MBOLLI FAMILJA E TIJE DHE PESONALISHTE VETE BERISHA.ME ARRESTIMIN E TIJE DO TE SHOQEROHEN NJE TUFE BAKTISHE TE TJERA ,QE VETEM POLITIKANE NUKE MUNDE TI QUASH.EMRI ME I MIRE QE DO TI VIHEJ PER SHTATE DO ISHTE COBANE PER TE RUAJTUR DHITE.
Hiqeni shpejt foton…..
Eshte hedhur nje hap ne largimin e berishizmit por,do akoma shume pune.Ne keto 30-vjet Ai ka ditur te korruptoj shume njerez qe jane ne kupolen ePD-s dhe partive te tjera.Vec Lulit qe nuk kryen dot as nevojat personale pa lejen e Berishes,Shehu,Paloka,Ndoka,Imami e shume te tjere qe betohen per koke te tij dhe jane te gatshem te vazhdojne te njejten rruge.Pa u perballur ne gjykate dhe te marre denimin e merituar nuk c’rrenjoset berishizmi.Eshte shpejt te themi qe u liruam nga bemat e tij.
VK ,………
nuk do ta lënë Saliun që të iki në Amerikë…
Jo mo Jo si duhet futur në burg dhe bashkë me të pjellët e tij dhe të pasojnë direct Meta, Basha, Mediu, Rama , Dako , Doshi , Gjiknuri, Balla, Ahmetaj e qindra politikanë hajdutë e vrasës që ka ‘pjellë’ Shqipëria këto 30 vite dhjerokraci..
Shteti shqiptar është i infektuar nga të korruptuarit dhe korrupsioni deri në palcë.
Me guxim, me qartesi mbreselenese!
Ju pergezoj me te vertete!
Sali Berisha, nje perbindesh i vertete dhe i pashoq!
Nuk dihet si do te perfundoje ky njeri – vrases, vjedhes, mashtrues, i korruptuar deri ne palce, krimineli me i madh ne historine e popullit shqiptar!
Do Zoti lutjen e popullit e degjon kete radhe!
Te pershendes Ilir!