Çifti Berisha- Meta mund të mbërrijë në Hagë

20 Maj 2021, 11:27Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Sllobodan Milloshevic ishte njw lider kaq emblematik dhe kaq i akuzuar, sa Berisha dhe Meta, ditën kur e transportuan nga Ballkani për në Hagë.

A mund të gjykohen në vend, apo do t’i drejtohen Hagës, dy liderët e ‘Shqipërisë problematike’?

Kjo është pyetja.

Procesi që nisi Amerika ndaj Dr. Sali Berisha nuk është i thjeshtë, as i shkurtër. Këto janë ditët e para kur ish- presidentit të epokës së luftës civile dhe grushteve të shtetit në Shqipëri, pritet t’i bashkohet edhe presidenti aktual, Ilir Meta.

Asnjëherë  intuita dhe plaga e hapur e popullit nuk i ka ndarë prej njëri tjetrit këta dy ‘elefantë’ të korrupsionit. Ia kanë zbuluar krimet njëri tjetrit, por prapë bashkë; në të mirë edhe në të keq- të ngjitur te njëri tjetri. Edhe pasurinë, ka të dhëna se e kanë thuajse të barabartë, që shkon në miliarda dollarë. Gjithë kjo pasuri përbën rrezik për vendin tonë dhe për rajonin, kur është e vjedhur dhe kur është e përqendruar në dy duar të njerëzve me humor të keq.

Por rreziku i parë kaloi me goditjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara mbi Berishën. Sikur Amerika të mos ishte në krah të popullit shqiptar, kësaj here të dy ‘elefantët’ do ta shtypnin popullin e tyre si mizë. Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit këta ishin bërë gati ta hidhnin pasurinë në fushën e betejës për grushte shteti dhe për marrjen e pushtetit me dhunë.

Në përballimin e rrezikut të parë, garantë e sigurisë së popullit dhe shtetit shqiptar u ndodh ushtria amerikane dhe Nato-s në vendin tonë.

Çfarë ndodh me valën e dytë të rrezikut?

Edhe këtë e paralajmëroi saktë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinder në njoftimin e tij që e shpall dinastinë Berisha si familje non- grata në Shtetet e Bashkuara. Në atë letër të shkurtër shfaqet imazhi i tre ose katër akuzave penale mbi ish- presidentin, ish kryeministrin (ish gjithçka), Berisha:

Akuza e parë, ‘korrupsioni i rëndësishëm’:

Togfjalëshi paraqet fushën e gjerë të një korrupsioni ‘të rëndësishëm’ që nis te një tender dhe mbaron te financimi i terrorizmit, nga jeta luksoze e pinjollëve- deri te pagesa e grushteve të shtetit në rajon.

Akuza e dytë, ‘përdorimi i pushtetit për përfitimet e tij’.

Berisha edhe Meta ndodhen në të njëjtën enë. Pasurimi në kurriz të popullit mbi të cilin peshojnë, merr emërtesa të rënda, që nga shfrytëzim i njeriut deri te gjenocid. Shteti i drejtuar prej Berishës, në vitin 1997 sulmoi popullin me armë zjarri dhe armë kimike, shkaktoi luftë dhe vrau rreth 3000 vetë. Janë vrarë 4 protestues anti- korrupsion dhe është shënjuar në kokë shefi i opozitës me snajperin që mbante në dorë kryeministri Berisha.

Akuza e tretë ka lidhje me formimin e shtetit paralel dhe grupimeve të organizuara kriminale.

Kjo është kur thuhet përfitime ‘për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij’, që është shënuar fjalë për fjalë në letrën e Amerikës.

Akuza e katërt: ‘i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura’. Përtej akuzës shfaqet beteja e fundit Berisha- Meta për vrasjen e Drejtësisë. Vala e tretë, që nuk ishte parashikuar, është kjo që po ndodh sot e dje e nesër…

Partia e Berishës dhe simpatizantët e tij, po nxiten që të bëhen ‘gardh’ kundër Amerikës. Këta, që nga mediat sociale, po ngrenë një fluks anti- amerikan me të cilin shpresojnë t’i këpusin lidhjet me Shtetet e Bashkuara, të devijojnë orientimin e vendit dhe të mbrojnë Berishën. Shpesh ky fluks ngjan si një marrëzi islamike në mbrojtje të Palestinës.

Më afër shikoj Hagën se sa Lindjen e Mesme.

30 komente në “Çifti Berisha- Meta mund të mbërrijë në Hagë”

  1. Taulant says:

    Cfare rendesi ka te merresh me te vdekurit kur ne po na bejn varrin te gjallet…. Rama po perdor teorin e tokes se djegur shkaterroj gjithe ekonomin shpopulloj Shqiperin e coj borxhin publik 100% e shume poshterisra te tjera.

    1. Asd says:

      Rama ka te tijat, por sot eshte koha te flitet dhe veprohet per Berishen dhe Meten. Dare tempo al tempo.

      1. Gjergji says:

        Po Rama me Mamicen e Co. kur e kane radhen?

      2. Vranakonti says:

        ASD,shume mire e ke thene.Por krimineli nuk dorezohet kollaj.Ai do te beje te gjitha perpjekjet qe te mbuloi krimet e tija me shume forma dhe menyra mafioze..Kete po bene edhe Sali Berisha.Ai po perpelitet si derri i plagosur me qellim qe te ulin autoritetin e Amerikes dhe te ngrej te tijen sikur nuk ka bere asgje.Te gjithe e din se kush eshte Sali Berisha me krime te panumerta.Ate e pret burgu dhe duhet te shkoi patjeter.

        1. LAÇJANI says:

          Nuk është thënë krimineli nuk dorëzohet, por komunistat nuk dorëzohen, dhe as ÇUPI jo.

    2. Malok sala me rrjepacuket e tij says:

      Nji gje nuk kuptoni ju kokboshet albanez, fillohet me cikllopet e korrupsionit dhe pastaj e kan radhen te tjeret.. Prisni se nuk keni pare gje akoma, se sapo u hap kutia e pandores. Do dalin zullumet qe kan bere cifti metà – berisha dhe nuk do i besoni atyre qe kane bere. Me kujtohet ajo shprehja e atij plakut te mencur qe tha, maloku nuk zbret nga kali po nuk e vrave

    3. Mendoj une says:

      Rensija eshte se Sali Berishen e Ka denuare historija Shqiptare dhe ajo e botes demokratike për tër jeten atë si presone dhe Kjo eshte ne të njetin nivel me ate te Enver Hoxhes.. Por për Sali Berishen eshte shume here më e rende se Sali Berisha ju Ka Len një damke të perjetshme edhe familjes djalit dhe vajzes Kjo nuk i Ka ndodhe as Enver Hoxhes. Se pse femite e Enver Hoxhes levizjen dhe jetone Ku te done por te Saliu jo kjo tregone se Qfare pike Ka artiste denegrim i Sali Berishes

    4. Ilirjan says:

      U dhje nusja mbi kale o Taulant! Morì fund, berisha e gjithe ci varen mbrapa. Tani duhet shpetuar PD prej zvarranikeve qe e kane marre peng. PD i duhet Shqiperise, nje PD e forte e rinovuar, moderne, jo nje PD bythelepiresash te saliut apo lul pedes. Nese PD rinovohet, dhe behet parimore, une I pari do ta votoj, sic kam bere me 1992.Shqiperise I duhet PAQE SOCIALE. berisha e hajdutet e tjere qe e mbrojne nuk I duhen as dreqit.

    5. Lul says:

      Taulant te qifsha robt.

  2. Gam gamet e sımpatızanteve te Sales dhe Metes nuk do te zgjası me shume se tre dıte dhe keto te dy do tı harrojne,

  3. Pena says:

    Taulant, o kolere, o qeliz infeksioni, nga urrejtja ke per te vdekur

  4. Pena says:

    Taulant, o kolere, o qelize kancerogjene, nga urrejtja ke per te vdekur, ….

  5. Shkodra says:

    Zoti me popullin. ..dhe ju Cupi….ska me gjyqtare plepash. ..

  6. 19 says:

    Taulanta kujdes zemra vogel nga ndonje kar pa dashje se do ta shoerthejne picken e vogel .

  7. Eni says:

    Ju po ushqeheni akoma me Berishen o Cup…dhe kur re beri drejtor dhe kur beri Imamin minister e Zogajn deputet pra shoerndau pushtet…Edi sot nuk shperndan pushtet pra mua me rezulton me I mire Berisha e me pak dictator…

  8. Naska says:

    Or Taulant me cfare e ke trurin me tallash o biri? Ata hane kumbulla ty te mpihen dhembet. Ata kane goje e mbrohen vete cke ti qe del e i justifikon? Pasurite i mbajne per vehte nuk te japin gje ty, rri tu befsh shiko shtepine tende mos i di gje per budallenj e kane nevoje per suport?
    Nuk kemi pare gje akoma.!!

  9. trendafili Permetit says:

    Zberthim i thirrjes amerikane direkt Nga Frroku. Po a ka prokurore qe dine ta lexojne?! Po a ka gjykates qe dine te gjykojne?! Ja ta shikojme se sa shqiptare dhe sa e duan Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem keta prokurore dhe gjykates. Populli i ndershem i ka pritur shume, eshte drobitur se i thoshin ne demokraci pushteti merret e me vote dhe e vrisnin ne bulevard po ta kerkonte me proteste, por dhe durimi ka nje kufi. Tani qe dhe Amerika bertet, si do ti pergjigjen?!

  10. sazan says:

    Zoti Cupi ja ka then ne sy Berishs dhe per funksionet qe ka pasur eshte se i ka merituar….
    POR ne kemi shum shpellar qe nuk e kuptojne cdo te thote SHBA…. Eshte lokomotiva e botes o shpellar qe jeni bere si trimat e shkolles bashkuar per te mbrojtur Enverin.

  11. Taulant says:

    Sepse nje justifikim i tille per korrupsionin i pa shoqeruar me non-grata ndaj dinosaureve te korrupsionit si Rama,Beqaj,Ahmetaj,Gjiknuri,Dako e shume hajduteve te tjere te PS-se nuk te ben te gezosh por te dyshosh tek drejtesia e Amerikaneve.

  12. ⚖️⚖️ says:

    Shumë e drejt.

  13. astrit shba says:

    O njerez te mire qe doni vendin tone te dashur shqiprine e bukur e te bere strehe e cfo lloj qenije qe me shum e kane shkatrruar se e kan zbukuruar.Sot shba thote se Berisha dhee familja e tij eshe non grata per te shkuar ne shba.qe do te thote nese deshirojne te shkojn atje deten e jan te mbyllur,pet shka te korrupsionit qe kan kryer per tu pasuruar ata dhe te afermit e tyre.Pra sot eshte rradha e Salih Berishes ,dhe organet si BKH ,duhet te hetojne kete njeri per te mare denumin qe meriton si i barabarte para ligjit si gjithe te tjeret.Psa tij kushdo qe vepron si ai duhet te jete te njejtin fat pavarsisht postit qe ka dhe ka pasur.Ky eshte shteti qe kerkojne shqiptaret nese ky nuk vepron keshtu ata duhet te kuptojne se kjo eshte arsyeja se ata jane te varfer sot .Se ata qe e kan dtejtuar kane menduar si te bejne nje jete lluksoze per vete e familjen e tre dhe jo per te gjithe popullin ti krijojne kushtet e punsimit pages me te mire dhe gjenjes socjale.Sot shqipria jone e dashur ka tre nivele qytetash shum te pasur,te mesem dhe shum te varfer qe mezi perbsllojne jetesen e perditshme megjithse kemi 30 vjet qe bejme reforma por meqense villet e shperdorohet pasuria kombetare megjithse kemi kontrollin e shtetit nuk ka cuar asnje pushtetar ne burg qe i ka bere shtetit deme te medha.

  14. astrit shba says:

    O njerez te mire qe doni vendin tone te dashur shqiprine e bukur e te bere strehe e cfo lloj qenije qe me shum e kane shkatrruar se e kan zbukuruar.Sot shba thote se Berisha dhee familja e tij eshe non grata per te shkuar ne shba.qe do te thote nese deshirojne te shkojn atje deten e jan te mbyllur,pet shka te korrupsionit qe kan kryer per tu pasuruar ata dhe te afermit e tyre.Pra sot eshte rradha e Salih Berishes ,dhe organet si BKH ,duhet te hetojne kete njeri per te mare denumin qe meriton si i barabarte para ligjit si gjithe te tjeret.Psa tij kushdo qe vepron si ai duhet te jete te njejtin fat pavarsisht postit qe ka dhe ka pasur.Ky eshte shteti qe kerkojne shqiptaret nese ky nuk vepron keshtu ata duhet te kuptojne se kjo eshte arsyeja se ata jane te varfer sot .Se ata qe e kan dtejtuar kane menduar si te bejne nje jete lluksoze per vete e familjen e tre dhe jo per te gjithe popullin ti krijojne kushtet e punsimit pages me te mire dhe gjenjes socjale.Sot shqipria jone e dashur ka tre nivele qytetash shum te pasur,te mesem dhe shum te varfer qe mezi perbsllojne jetesen e perditshme megjithse kemi 30 vjet qe bejme reforma por meqense villet e shperdorohet pasuria kombetare megjithse kemi kontrollin e shtetit nuk ka cuar asnje pushtetar ne burg qe i ka bere shtetit deme te medha.Komenti u be nga arligtoni ne dt.20m5.2021

  15. Igli says:

    Mire me berishen po me palestin smutin do ti qe e permend o legen gazetar

  16. iksi says:

    Pash zotin o z. Frrok , Jam plotesisht dakort me te tera problemet qe ngren ti ne shtyp dhe neper panele gazetaresh por nje gje kerkoj nga ti qe ndoshta e ke harru por po ta kujtoj une problemin qe kerkoj ta vesh ne dieni ambasadoren amerikane . Shkelja me e madhe e sigurise se shtetit Shqiptar eshte prurja me urgjence dhe futja ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare e kriminelit Fazlliç , biles te informohen edhe ushtaraku me i larte amerikan qe gjendet ne Shqiperi ne kuader te kesaj stervitje te madhe . Une e di qe as deputeti as ministri nuk mund te marrin pjese ne ate mbledhje pa patur nje çergifikate sigurie po kriminele Fazlliç me çfare statusi mori pjese , kush e ftoj dhe kush e mori dhe e çoj ne Rinas , te gjithe ata te japin llogari para organeve te drejtesise .Me duket se perseri na del ne skene Klani dhe Fevziu .

  17. lato says:

    Ike qen bir qeni,,Na ngrive buzeqeshjen,,poor Amerika ta nxiu surratin familjarisht.Tash une po qesh me shpirt Ha ha ha ha ha ha..

  18. Ajet says:

    Nuk ja harron Amerika ketij katili te popullit te vet thyerjen e embargos se naftes….Pandehu se ja hodhi me nje na falni .Ka Cecua bicak

  19. Tavullanti qënka trap me okë. says:

    O komentuesi “Tavullanti”, ktu nuk po diskutohet per program politik partishë, por po diskutojmë per veprimtarin tradhëtare, hajdute dhe kriminale të shkerdhatës më të madh të kombit Shqiptar Sali Shiqere kurva e Viçidolit dhe të haremit të kurvave të tij, që siç e shikoj në filxhan të kafesë je edhe ti një nga ato rraspihe. A m’kapitanove oj Tavullante ?!!

  20. LAÇJANI says:

    Nuk është thënë krimineli nuk dorëzohet, por komunistat nuk dorëzohen, dhe as ÇUPI jo.

  21. Nje qytetar neutral says:

    O Frrok, po ti mbahesh edhe si burre i zgjuar, a e di ti, apo ben sikur nuk e di, qe Haga eshte gjykate Nderkombetare, dmth ka juridiksion mbi ceshtje kur palet i perkasin shteteve te ndryshme? Ose kur paditen Qeveri nga shtetasit e tyre? Sali Berisha, Ilir Meta, cfaredo krimesh te kene kryer i kane kryer ne Shqiperi dhe/ose kunder shqiptareve, pra nuk ka nevoje per Gjykaten e Hages, mjaftojne gjykatat shqiptare per t’i denuar dhe ndeshkuar. Sigurisht tashti qe i kemi edhe te reformuara dhe me vetting te kryer jane edhe me kompetente dhe sidomos te paanshme (Hahahaha!). Keshtuqe perse ngre pluhur kot me Gjykaten e Hages, apo qe te dukesh me interesant??????

  22. Vejeni mutin se nuk shkoni ne burg says:

    O Frrok, po ti mbahesh edhe si burre i zgjuar, a e di ti, apo ben sikur nuk e di, qe Haga eshte gjykate Nderkombetare, dmth ka juridiksion mbi ceshtje kur palet i perkasin shteteve te ndryshme? Ose kur paditen Qeveri nga shtetasit e tyre? Sali Berisha, Ilir Meta, cfaredo krimesh te kene kryer i kane kryer ne Shqiperi dhe/ose kunder shqiptareve, pra nuk ka nevoje per Gjykaten e Hages, mjaftojne gjykatat shqiptare per t’i denuar dhe ndeshkuar. Sigurisht tashti qe i kemi edhe te reformuara dhe me vetting te kryer jane edhe me kompetente dhe sidomos te paanshme (Hahahaha!). Keshtuqe perse ngre pluhur kot me Gjykaten e Hages, apo qe te dukesh me interesant?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje