Ç’vjen pas non grata?

20 Maj 2021, 09:59Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Si fillim çfarë është non grata?

Shprehja vjen nga latinishtja dhe nënkupton një njeri të padëshiruar.

Në historinë e shteteve dhe Kombeve shpallja Non Grata është kryesisht mjet i luftës diplomatike e politike mes vendeve që veç për formë mbajnë raporte.

Lufta e Ftohtë ofron në 50 vjet dhjetëra raste të përdorjes së kësaj “arme”. Ajo çka ndryshon në rastin Berisha është fakti që mes SHBA-ve dhe Shqipërisë jo vetëm që nuk ka më luftë të ftohtë, por marrëdhëniet janë më të ngrohta (nxehta) se kurrë.

MOTIVIMI i shpalljes Non Grata me aktivitet korruptiv e minues se demokracisë sonë të brendshme, e bën rastin jo aq “raport ndërkombëtar”, sa gur të parë të dominosë politike që rrëzon një klasë të tërë tranzituese duke nisur nga guri një, Sali Berisha!

Pse shpallja Non Grata e Sali Berishës është një goditje e rëndë për të, por edhe një lajm tronditës për shoqërinë shqiptare, ku lideri i partisë së parë opozitare që sfidoi e rrëzoi sistemin komunist dhe mori flamurin e politikanit që hodhi themelet e demokracisë shqiptare dënohet nga Amerika, si minuesi i kësaj demokracie dhe shkohet edhe më larg si figurë e korruptuar.

Sali Berisha supozohej të ishte sot një hero për shqiptarët. Ai pati të gjithë gurët në dorë të mbetej një nga figurat më të respektuara në Shqipëri dhe në opinionin e huaj.

Non Grata për Berishën nuk është më një çështje vize dhe ndalim hyrje në SHBA, por çështje turpërimi dhe çështje për drejtësinë në vend.

Nëse motivi mbështetet në aktivitet kriminal të prezumuar ndaj subjektit atëherë Non Grata si në rastin e Berishës megjithë familje është tronditës.

Çfarë ndodh? Çfarë do të thotë kjo?

Lideri historik i PD Sali Berisha akuzohet për korrupsion dhe minim të demokracisë në vendin e tij. Kjo do të thotë që drejtësia duhet të merret me mbledhjen e provave. Si për rastet korruptive dhe minimin e demokracisë.

A ka rol SPAK tani? Po!

-Sipas një eksperti në fushën e drejtësisë SPAK nga ky moment nisur nga akuzat që i janë adresuar Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është në punë.
Mbi këtë motivacion me logjikë SPAK duhet të regjistrojë çështje e kërkojë prova me letër rogatore. Letër porosi!

Vetëm për Berishën? Ai nuk është i vetëm por familjarisht? Pse u shpall Non Grata bashkë me fëmijët?

Sepse si asnjë rast tjetër fëmijësh kryeministrash e presidentësh dy fëmijët e Sali Berishës kanë qenë të përfshirë në skandale dhe akuza për korrupsion e pastrim parash.

Argita Berisha me zyrën e saj të avokatisë ku është akuzuar se çdo investitor apo biznes duhet të kalonte prej aty pa të bënte hajër.

Ndërsa Shkëlzen Berisha është Gërdeci. Për të ka shkruar që në 2008-ën NyTimes një investigim për zinxhirin korruptiv e mafioz të Gërdecit dhe ku në atë kohë Berisha kryeministër e quante gazetën më prestigjioze në botë: letër higjienike. Po për Shkëlzen Berishën ka edhe një film nga Hollywood për këtë skandal të madh korruptiv që përfundoi edhe me 26 të vdekur. SPAK ka rihapur hetimet pak javë më parë për Gërdecin me thirrjen e ish ministrit Fatmir Mediu.

Po Lulzim Basha si ndjehet? Çfarë sjell për të kjo histori? Bëhet më i fortë?!

Tani që nuk do të jetë më Berisha, a do të shohim një Lul Basha të ri? Një PD të re?
A ka patur ai dijeni për këtë lajm kur vendosi datën e 13 Qershorit me aq nxitim?
Po Yuri Kim që paralajmëroi se në shtator pavarësisht asaj që thotë sot opozita reale do të jetë në parlament?!

Lulzim Basha mund të ketë sot një shans për të disatën herë ose ndoshta për herë të parë?! Mbetet për t’u parë.

Pse kjo shpallje Non Grata për një ish kryeministër që ka 8 vjet në Facebook u bë sot me akuza për kohën kur ai ishte në pushtet? Vonë? Po! Po pse pikërisht tani?

Është një pyetje e vështirë e që ka një det me përgjigje. Po njëra ulëret mes të shumtave: Është edhe një mesazh për tranzicionin shqiptar; për partitë politike dhe lidershipin e tyre herë të votuar, e herë të dhuruar.
Vjen si një nevojë për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar të gjatë, dërrmues, shkatërrues, shpërfytyrues, ku Sali Berisha dhe familja e tij nuk ishin të vetmit lojtarë, por peshku qelbet nga koka!

30 komente në “Ç’vjen pas non grata?”

  1. Taulant says:

    Pyesni Vangjush Dakon apo me sakte Edi Ramen cfare ndodh kur nje politikan shpallet non grata nga USA.
    Rama u shpreh per Dakon apo me sakte Neronin e Durresit se nuk ka vendim gjykate Shqiptare qe une te mos e konsideroj Dakon mik timin .

    1. Troposa says:

      Do pyesim tet shoqe…motren tende Tau..fuck you !

    2. trendafili Permetit says:

      Taulant, s’rri dot ti pa breket e Saliut se do tu marresh ere, por diku, ne nje koment, nje “Gjergji” une i kam rekomanduar: eshte muaji maj, Saliut mos ju ndaj, por merr nje trendafil , boll more ere prodheve te tij. Prandaj zur xerkun tani e mos u çaje bythen shqiptareve te ndershem duke u futur skutave me keq se Ilir Meta. Une e di qe ti dhe ata qe mendojne si ti nuk riciklohen, por s’ka gje se si tha Theçer: lereni Shqiperine se na duhet si per muze, ndersa edhe ti me shoket e tu na duheni per “pluralizem” njesoj si pd qe vende nuk e xen me.

  2. ela says:

    Nuk e kuptoj percaktim”hero”,demokracia shpertheu ne gjith vendet e lindjes,pa erdhi dhe ke ne.ky biles i dha kuptim tjeter demokracise,jo lirise por vjedhjes dhe mentalitetit te ri ”hy ne politik dhe vidh,,

    1. Faredini says:

      Hy e vidh eshte nje gje, por te ngresh dore kunder popullit tend nuk hyn ke demokracia.

    2. Vranakonti says:

      Bravo Zonja Kazhani.Saket. Per Sali Berishen do kete shume qe do t’a ndihmojne.Do t’a nxierin hero,sikur nuk ka bere asnje gje.Por ne memorjen e popullit, Saliu eshte krimineli me i madh dhe me damken e zeze ne ball si tradhetat i kombit shqipetar.

      1. Ballaban Pasha says:

        Mira Kazhani eshte ende zonjushe!!!!
        Korigjoje ju lutem…..

  3. agron says:

    Te krahasosh Dakon me Saplehun qe ka djeg shqipnin e ka derdh gjak shqiptarit, e kane vjedh e tjetersu prona femijet e tij e shume e shume gjana te tjera, duhet te jesh qorr nga mendja o tao.

  4. ALBANN says:

    Asnje se permend por mua kjo me duket si goditje ndaj Bashes….ose me sakte hapje loje ne PD.Tani pa padrinon Basha eshte i dobet dhe kundershtaret fuqizohen…Me pak fjale PD me shume gjasa shkermoqet….dhe riformatohet nje e djathte e re shpresedhenese…

    1. Qerim Baba says:

      Po ne gop të buçeve te shkoje ajo shkerdho-parti qe e pronesoi shpellari sy-gjakesor.. As nji per Bè nga themeluesit e 1990-s nuk ka ngel ne ate shkerdho-parti, se i qërroi kre-shkerdhata salih-pleh-serbi… Na plasi trapi neve popullit se po shperbehet ajo parti… me gazmet-bardh pederastin e me xhelal-mziun do bejne e mbajne shtetin ata????

  5. L'imperatore Diocleziano says:

    Me radhe Landi, me radhe. Te vej ne p. te semes ky kanceri nje here, pa do te marre te gjitha metastazat e tij.
    Landi, ky eshte Clirimi i Vertet i Shqiperise
    Long Live America.

  6. Ti heqësh emrit një shkronjë dmth. të fallcifikim i tij nuk ka emër arab Sali-h says:

    Së pari duhet sqaru njëher e mirë se demokracinë e solli Ramiz Alija njisoj si Ish komunistët Sllovenë, Kroat ,Malazezë …ku edhe e zhvilluan hap pas hapi kurse në Shqipēri demokracisë ju ba grusht shtet nga uzurpimi i Salih Berishës andaj diçka çka grabitet nuk zhvillohet por minohet andaj edhe demokracia shqiptare dergjet nga plagë të shumta që i ka shkaktu familja Berisha + banda e Tritolt

  7. Arian says:

    U martove ti mi

  8. kufoma says:

    uaaa gjalle qenka kjo? Po prrisje se kush do te fitonte basha apo rama qe te nisje lepirjen katervjecare moterr? Kurr quheni gazetare dhe ju aman aman aman. He xhan intensifikoji tani lepirjet qe pas 25 prillit> Rama fitoi e more vesh

    1. Sonila says:

      Duhet hapur nje tender nderkombetar per t’i gjetur nje burre kesaj.

  9. lori2 says:

    I marrshi te keqen kesaj gazetareje profesioniste dhe me shume integritet, te ciles i kendon pena dhe i ndrit mendja. Njemije here te lumte, Mira!

  10. drini says:

    Mira Kazhani nuk jeni e besueshme dhe me integritet profesional sepse shkrimit tend i mungon Ilir Meta te cilin ti e ke mbrojtur me pare.
    Ke konflikt interesi

  11. 19 says:

    Ti runi bythen ju vemje ksaj gazetares qe eshte me e mira ne shqioeri.nje mendje ndritur e pa shoqe.

  12. Jon says:

    Foli kjo qe perdor taksat e shqiptareve per te marre nje rroge te ujesjellesi por pa shkuar asnje dite

    1. Arber Iliri says:

      Sali Berisha nje nga figurat me te erta te historise.

  13. "BOHOTINA" says:

    Mira e mrekullueshme. Ka patyur nje daje te jashtzakonshem…

  14. alphade says:

    Mira, gazetare e shkelqyer, me integritet , por habitem
    qe nuk i ve ne nje plan Saliun me Like Floririn apo pret
    qe SHBA ta shpalli edhe Liken person “non grata”sebash-
    ku me Mona cizmen ……?!

  15. Ali Pasha says:

    Eu bre ??? nuk jeton robi per te qene gjithe jeten dashnore…

  16. KOZi... says:

    Vertete c vjen pas non grata ! Kemi patur me pare raste te tilla qe te referohemi ! Ishin ne kete nivel perfaqesimi !?

  17. trendafili Permetit says:

    Taulant, s’rri dot ti pa breket e Saliut se do tu marresh ere, por diku, ne nje koment, nje “Gjergji” une i kam rekomanduar: eshte muaji maj, Saliut mos ju ndaj, por merr nje trendafil , boll more ere prodheve te tij. Prandaj zur xerkun tani e mos u çaje bythen shqiptareve te ndershem duke u futur skutave me keq se Ilir Meta. Une e di qe ti dhe ata qe mendojne si ti nuk riciklohen, por s’ka gje se si tha Theçer: lereni Shqiperine se na duhet si per muze, ndersa edhe ti me shoket e tu na duheni per “pluralizem” njesoj si pd qe vende nuk e xen me.

  18. Free says:

    Dita qe do e rrasin ne burg kte halet duhet shpallur feste kombetare sepse u cliruan nga largqofti.

  19. Idrizi says:

    Amerika nuk ja mohoj kurre deri dje merritat,Sali Berishes,per kontributin e dhene ne permbysjen e sistemit monist.Kjo eshte e jetuar ne keta 30 vjet,prej te gjithe shqitareve te majte e te djathte…
    Sepse edhe kur gabonte,nuk e ndeshkonin,por e keshillonin.Edhe kur vrau 4 veta ne bulevard,nje cmenduri e tij,ambasadori Amerikane quajti “Burre shteti”.E dini perse?
    Sepse ai ishte i gatshem te vriste dhe 3oo apo 3000 te tjere,shifra keto te dhena prej gojes te tij ne ekranet televizive.Per me teper me doren e tij do te vriste dhe kryetarin e opozites Edi Ramen.Prandaj Amerika i dha “karroten”,te cilen ky e morri si “mbeshetje” ndaj tij edhe kur ben krime…
    Miqte nuk behen me nje takim protokollar,me nje vizite kortezije nga nje shtet tek tjetri.Miqte provohen dhe nuk zihen kollaj nga kashta,nga buzeqeshja,sepse keto mund te kthehen dhe ne te kundert.Miq kishin te paret tane te cilet hiqnin buken e gojes,vinin jeten ne rrezik per mikun,i ndodheshin atij ne krah ne rast nevoje.
    Ku jane keta miqte e medhenj Amerikane qe mburret Berisha?
    A kane bere ndonje deklarate ne mbrojtje te tij?
    Thuhet qe vendimet e sekrtarit te shtetit per shpalljen e personave “Non grata” merr dhe miratimin e Kongresit Amerikan,si e kane pranuar miqte e tij kongresmene?
    Jo,jo,Amerikanet e falen shume Saliun kur ishte ne pushtet.Ata ja falen gjithcka kish bere,prandaj e vezhguan se si do sillej kur te ikte nga pushtetit.Saliu iku nga qeverisje,por komandonte PD-ne dhe gjate 8 vjeteve e beri carcaf ambjentin politike ne Shqiperi.Ketu Amerika i ka dhene “Shkopin”,mbas “Karrotes”.
    Prandaj i theksojne minimin e demokracise ne Shqiperi dhe i kane kujtuar edhe kriemt dhe vjedhjet per perfitim vetijak,familjar dhe aleateve te tij politike te kohes kur ai ishte ne pushtet.
    Prandaj populli yne thote:
    Lakmija e tepert te le thate.

  20. Alpazar says:

    vjen nje buzeqeshje

  21. Idrizi says:

    O lapangjoz,Taulant”
    Po kujt i plasi se iku nga Bashkija Vangjush Dako?
    Ke terheq zvare per interesat e tij ne shkalle kombetare Dako?
    A ka bere ndonje mbrojtje zyrtare PS-ja apo Edi Rama per Vangjush Dakon?
    A eshte turrur udheheqja e pS-se si lukunia e PD-se per te mbrojtur Dakon sic po bertasin dhe ulerasin keta per Sali Berishen?
    Saliu ka para ka “miq” te shquar ne Amerike,te cilet nuk i ka Dakua,le t’ju kerkoje atyre ta mbrojne,sepse Shqiperia,perfshire Like floririn,PD-ne dhe Lulzim Bashen,nuk kane asnje kompetence qe t’ja shkulin kete ndeshkim Saliut.Ateher perse i nxit kot keta halabake?
    Ka roitur nga trute,sa nuk arrin te kuptoje se po i ben dem me te madh kokes te vet,familjareve dhe aleateve p[erfitues te tij….

  22. Arber Iliri says:

    Sali Berisha nje nga figurat me te erta te historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje