Sot nis epoka e re post Sali Berisha për Shqipërinë

19 Maj 2021, 20:52Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Historinë e ndryshojnë zhvillimet e mëdha që nuk varen ndonjëherë as nga popujt, por ardhjen e një epoke të re, e sinjalizon ndonjëherë edhe xhesti i një njeriu të vetëm. I tillë është edhe postimi në twitter i sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, që shpalli publikisht Sali Berishën, si të përfshirë në korrupsion të shkallës së lartë duke përcaktuar edhe familjarët e tij si individë që pas kësaj, nuk kanë të drejtë që të udhëtojnë në SHBA.

Atë që nuk e bëri dot vetë Sali Berisha, që të largohej nga skena aktive politike, pas humbjes epike në zgjedhjet e 2013; atë që nuk e bëri dot pasardhësi i tij Lulzim Basha, që të vriste “babain e tij politik”, për ti dhënë të djathtës shqiptare një lidership me vizion të ri duke sjellë edhe fundin e tranzicionit politik postkomunist në Shqipëri; atë që nuk e bëri dot PD, që të ndahej nga ai që iu djepi, e që sot është shndërruar në simbolin e varrit të vet politik,- e bëri një zyrtar i lartë i SHBA.

Sali Berisha nuk e përfundoi ciklin politik siç bëri më parë Fatos Nano, për tiu rikthyer jetës private, sepse nuk ishte i lirë që të largohej nga skena. Shqiptarët e ndëshkuan disa herë me votë, duke ia dhënë edhe mësimin e fundit më 25 prill, por Sali Berisha përsëri nuk donte që ta dëgjonte këmbanën e sovranit. Drejtësia e vjetër dhe e kalbur që u shemb me ndihmën e vyer të SHBA e BE, nuk mund ta largonin dot Sali Berishën, sepse ishin imunizuar prej tij me kulturën e pandëshkueshmërisë. Këtë e bëri, vetëm twitteri i një anëtari të administratës Biden.

Nga sot, pas 30 vjetësh nga rrëzimi i komunizmit në Shqipëri, fillon një epokë e re për shqiptarët. Fillon epoka post Sali Berisha. Për të gjithë ata që interesohen për çështje historiko- shoqërore në këtë vend, duhet ta mbajnë shënim ditën e sotme: 19 majin e vitit 2021. Një postim i Antony Blinken sinjalizon ardhjen e një epoke të re në jetën e vendit ballkanik. Është fundi i berishizmit, si një praktikë makiaveliste e mbajtjes së pushtetit me çdo mjet e çmim, përmes pengmarrjes së partisë e drejtësisë, për ti mohuar Shqipërisë realizimin e ëndrrës së vet europiane.

Historia e shtetit të ri shqiptar që nga 1912 e deri më sot, ka kaluar nëpër tri epoka që simbolizohen nga liderët që i kanë qeverisur ato: Zogizmi, Enverizmi dhe Berishizmi. Për fatin tonë të mirë, nga atje ku na ardhi shpëtimi si komb, nga atje ku na ka ardhur edhe shpëtimi si shtet, ka ardhur edhe sinjali i parë i shpresës drejt një të ardhmeje të re.

Herën e parë, sinjali për ardhjen e një epoke të re për Shqipërinë, u dha natën e vitit të ri 1925 në Ambasadën e SHBA në Tiranë, kur një grua muslimane vallëzoi për herë të parë në publik. “Kjo meriton vëmendjen e të gjithë atyre, që interesohen për çështje historiko-kulturore. Shkundja e atyre gjymtyrëve, sinjalizonte ndoshta ardhjen e një epoke të re për Shqipërinë…”, i shkruante më 3 janar 1926, Ambasadori gjerman në Tiranë Kardoff, ministrisë së tij të punëve të jashtme.

Në 12 dhjetorin e vitit 1985, vetëm 8 muaj pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, 6 pjesëtarë të familjes Popa u futën në Ambasadën italiane në Tiranë, atje ku prej 30 vjetësh ndodhet tashmë, ambasada e SHBA. Ishte sinjali i parë për atë që ndodhi më pas: Dyndja biblike të shqiptarëve drejt ambasadave të huaja, kufijve tokësorë dhe atyre detarë, për tu arratisur drejt perëndimit e për të përshpejtuar rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.

Ndërsa sot, deklarata e bërë publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sinjalizuan jo vetëm fundin e së vjetrës, por edhe hapjen e dyerve për fillimin e një epoke të re në jetën e vendit. Një epoke që ka si garante SHBA e BE dhe sistemin e ri të drejtësisë së ngritur me mbështetjen e tyre të pakursyer. Siç tha edhe ish Kryetari i PD Eduard Selami, ky akt shënon “fillimin e fundit të korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë në Shqipëri.”

E sotmja shënoi fundin politik të Sali Berishës. Fundin e 30 viteve të dominimit të skenës politike shqiptare prej tij. Fundin e lidershipit të tij “de facto” mbi të djathtën shqiptare. Fundin e udhëheqjes reale prej tij të opozitës. Por jo fundin e dominimit të PD prej tij. Ajo që pritet të ndodhë pas kësaj me Sali Berishën individualisht, është një film i parë tashmë dhe është vetëm çështje kohe, kur ai të shfaqet publikisht për të gjithë.

Lulzim Basha e ka vetë në dorë, rolin e tij në këtë histori. Nëse ai nuk do të arrijë që të ndahet nga Sali Berisha edhe pas kësaj, faji nuk do të jetë as i SHBA e as i shqiptarëve. Sa për Ilir Metën, ai e ka marë me kohë mesazhin, ndaj është vetmi që ka heshtur sot!

2 komente në “Sot nis epoka e re post Sali Berisha për Shqipërinë”

  1. luani u.s.a. says:

    Do filloje nje epoke e re sikurse nga policia,prokurori dhe gjykata te arrestohet,hetohet,denohet dhe konfiskimine pasurise hajduti i PS Alfred Peza i cili vodhi 1milione Euro dhe shpetoje nga i gjati kryeminister Skenderbe Edi Rama?!

  2. Erdogan says:

    Populli (popola) i mencur (mind) ka thene Tu shofte Emri.D.m.th Vula dhe kur nuk ke Vule je Askushi o Alfred.
    Nuk eshte (este) e rastesishme o Alfred perse (perke) nuk ke Emer Shqiptare, por te huaj.
    Sepse qe nga koha e majmunit (monkey) deeeeeeeeeeeri sa u hap Skolio e pare Shqipe nga armiqte e Pirros se Epirit Austri Italianet kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe 1190 turke.
    Keto fakte (fact) historike i keni deklaruar edhe ju o Alfred “Pellazgu” qe flet per (kombesi shqiptare”!
    Ne ato Skolio Greke mesonin gluhen (Glosan) Kineze femijte qe nuk kishin turq o Alfred apo Greqisht dhe Greqine e Lashte?
    Ata porinder qe i dergonin femijte mos ishin “budallenj” dhe armiq dhe ju “te zgjuar” o Alfred Genitsere Vellai.
    Keto fakte i ja shprehur edhe Kadareja.
    Ato Skolio perse i mbyllet o Alfredo dhe ua hoqet Kombesine Greke gjithe Bregdetit qe kane edhe sot Emra Greke te Lashte dhe Greke Orthodhokse?Vunoi (mal shqip) eshte Turke?
    Ty mund te flasesh per veten o Alfred qe i thua vetes Shqiptare dhe i thua Stamboll qendres tone 1160 vjecare ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos dhe jo Kostantinopolis ashtu sic quhej perpara Osmaneve.
    Cfare tregon kjo zoti me emer te “bukur” Evropiane Alfred?
    Nuk ka popull ne rruzullin tokesore te jete kaq Idiote dhe Ignorante se te vetequajturit shqiptaret.
    Mohoni veten ne Emer te nje Identiteti fallco (fals).
    As gluhe tuajen nuk kini patur o Mavrinj (i Zi) me boje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje