Një lexim i ftohtë për dënimin e Sali Berishës

19 Maj 2021, 18:54Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar.

Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t’ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.

Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive të shkaktuara prej dënimit kapital të Sali Berishës, që mbërriti jo aq papritur sot nga Uashingtoni.

Në radhë të parë kjo i takon Lulzim Bashës, por edhe çdo politikani tjetër të rëndësishëm në Partinë Demokratike, të cilët e kanë detyrim të shumëfishtë për t’u shprehur. Cilidoqoftë qëndrimi i tyre, i cili nuk ka pse të paragjykohet, sepse duhet mirëkuptuar shkalla e vështirësisë.

Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u muar për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik. Natyrisht, dikush mund të zgjedhë të përgjigjet edhe si Tom Doshi, të cilit sa herë i përmendnin problemet që kishte me SHBA, tregonte fotot që ka bërë në Vatikan me Papën, por të gjithë e dimë se si u mbyll pastaj historia.

Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se shpallja non grata e Sali Berishës është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri.

Ndaj më duket, në rastin më mirë, naive dhe e nxitur kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

Sepse Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot.

Ndaj edhe ky akt duhet konsideruar më shumë si një piketë e re e vendosur në rrugëtimin gjysëmdemokratik të shtetit shqiptar në këto tre dekada. Ndoshta një standart, ku të gjithë ata, që kanë pasur rol të rëndësishëm në vendimmarrje, duhet të ballafaqohen sot e tutje, nuk ka rëndësi në janë në pushtet apo në opozitë.

 

18 komente në “Një lexim i ftohtë për dënimin e Sali Berishës”

  1. ?? says:

    Ti mor zotni, je bashkëmëkatar i tij.
    Populli të tregoi përsëri vendin .
    Po qe se ke nevoj për vesh dhe sy të tjerë,
    (se mesa duket s’të punojnë), bëju një remont ose bëji dopjo .Muti s’mbulohet me shurrë.

    1. ben says:

      sakte. Keta kurre nuk kane patur guximin qe ti dalin perpara bajlozit Salih. Sot po na bejne sikur paskan qene oponente te tij.

    2. Cudia says:

      hahaha… si tha more si tha?? Qeka ndare 8 vjet te shkuara. Dmth kur Berisha ja hoqi karriken. Ore copa e trapit! Te gjithe e pame se pasi te hoqi karriken ti prape i qurraviteshe te te jepte nje thele. Ti kurre nuk fole gjysme llafi per te. Debil e kaluar debilit!

    3. Kalec Dega says:

      Nje lexim leshi per militante pa tesere Partie ne TemA.
      =
      Ti rruni bi then Berishes.Sa te jete Rama Kriminister, as ne pension…nuk ka per te dale….perjete , do ngelet kujtese e komunizmit qe adhurojne Shqipot…..socialiste…

      1. vezhguesi says:

        Kalec kari-Po te ishte per Ramen, as nje gjemb ne kembe nukdo ti hynte Berishes, por plakun Mere e ka kapur per bythe daj Sami. Dihet se ku te perfundon bytha pastaj …

  2. Kapterri says:

    Mesazh as mish as peshk mor koktul Kavaje. Kur na paske dalë hapur ti kunder Berishës këto 8 vjet. Ti si ajo sorra e zezë e Zheleznovit ju shpëtonte shurra nga Sala. Tani që ngordhi, po i silleni vërdallë si hijena. Rracë e ndyrë

  3. Nafia says:

    Ik ore pirdhu, jeni tredhur qe te gjithe nga Sali Berisha,asnje fjale nuk thua per krimet e tij,bile I kursen dhe ndonje kritik per te mos i shtuar merzitjen.

  4. PULARIA e KRIMIT të ORGANIZUAR , dhe VEZËT e KRIMIT të ORGANIZUAR të Agron HAJDUT DUKËS , që ka ZHDUKUR DJEMË NËNASH me BANDËN e tij KRIMINALE says:

    Edhe ti Patoz FUNDËRRINA je pjesë e KORRUPSIONIT , VJEDHJES së SHTETIT , GRABITJEVE të FONDEVE PUBLIKE dhe PLAÇKITJES së SHQIPTARËVE , kur Sali KRRIMI ishte në PUSHTET !!!! SHQIPTARËT NUK i kanë HARRUAR FOTOT e tua , kur luaje BIXHOZ dhe KUMAR në KAZINOT e MALIT ZI , more Patoz FEKALJA !!! JE pjesë e LLUMIT dhe FEKALEVE të PD , prandaj MOS u HIQ si i VIRGJËR more Patoz KOKË BOLJA !!! ERDHI koha që do ta PAGUANI të gjithë !!!! MALLKIMET e 4 MILION SHQIPTARËVE , NUK do shkonin KURRRRRRRË DËM !!!! Edhe ti Astrit HAJDUT Patozi je i KORRUPTUAR dhe je pjesë e LLUMIT 30 VJEÇAR , prandaj edhe SHQIPTARËT të dhanë atë që meritoje në ZGJEDHJET PARLAMENTARE !!!! ⚖⚖⚖⚖⚖?????????????????????????⚖⚖

  5. Pilo Lala says:

    Do ishte artikull me i pranueshem, qe te gjithe ata qe i ka ndjekur Sali Berisha, te futen ne PD.
    Mbase duket shume, por eshte e vertete…

  6. Muç Xhepa kacarrumi Hans Klosi qe donte me hedh metalurgjikun ne erë says:

    Shko o trap, kelyshi Sal Berishes, halabak pa emer, ike nga Sala se nuk te vune aty ku doje
    Horr , paçavure pa emer

  7. Ze qir says:

    O CERME CNA THE ASGJE VETEM JUSTIFIKON SHEFIN TEND TE PERJETSHEM.
    KAPAK I HALESE SE SALIUT.

  8. 19 says:

    Ik or kok katror sala eshte burre I poshter boll por ju jeni kurva e kaeakurva .

  9. Mirëdita says:

    Astrit Patosi, po te ishe ai qe hiqesh, diten qe u vrane 4 qytetare ne bulevard ti duhet te jepje doreheqjen.
    Po keshtu kur u shit deti
    Po keshtu kur u vrane 26 vete ne Gerdec ku ishe edhe deputet.
    Prandaj ky reagim i yti, me se pakti eshte hipokrizi dhe me se shumti eshte fshehje krimi.
    Skuth!

  10. Arber iliri says:

    Patoz a e respekton USA per kete vendim apo jo.une per vete ndjehem shume mire si patriot shqiptar.

  11. Pokeristi says:

    O Patoz,rri e mos u ndi mor lloz.Ç’jane keto deklarata mashtruse,manipuluse?Gjithe jeten skuth.T’a vari Sala mor t’keqen ,tash na hiqesh shenjt kur Sales po i varin trapin e teneqen
    Boll u tallet dhe e mashtruat ket milet.S’e di sa i perlyer je ne abuzimet materjale,por ke qene kamuflusi me i madh i te gjitha veprimeve te mbrapshta te Salës.Ke qenë tenori i pare ne korin pseudodemokratik berishjan.
    Ke qenë opium ne efektet letargjike te ketij tranzicjoni te stërzgjatur.

  12. UNE says:

    O Patoz pse te vjen keq per Berishen qe beri 1997. , Gerdecin klubin P ARTIZANI, 21 JANARIN Porto Romanon te ndjerin Olldashi, te ndjerin Hajdari ETJ ETJ . Cfare ndryshimi ka ky qelbesire nga Enveri mund ta thuash,,,,,

  13. Noka says:

    O Patok. Per 8 vite me radhe qe ti paske qene ndare nga Berisha, qofte dhe nje here te vetme nuk e je atakuar me emer, bashke me Zhelezfinen. Jeni pjese e korrupsionit te tij qe keni perfituar shume nga ai. Tani mos ha m… kot, por mbylle ate hale goje.

  14. mirditori says:

    Patoz e kedhjere muhabetin krejt.

    mendova se je nga Vlora dhe jo nga Janina

    Pune per ty , por nuk futet minarja ne thes , thonin andej nga Kruja .
    dhe çfar te mbjellesh do te korresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje