Një peticion nga baza: Fevziu në krye të PD

20 Maj 2021, 11:16Blog TEMA

Nga Juxhin Çela

Fevziu ne krye te PD dhe vales shoqerore qe kerkon ndryshime rrenjesore ne Shqiperi?

Pergjgja e kesaj pyetje duhet te vi nga pyetja se kush mund te sjelli ne PD qytetaret qe nuk kane shkelur asnjehere me pare ne seline e PD dhe madje jane endur ne selite e kundershtareve me shpejte dhe pa kosto se te tjeret.

Si mund te kete maksimalizim te votes se demokrateve dhe njekohesisht votuesit potencial te PD qe vjen nga pjesa gri e votuesve apo eshte socialist i zhgenjyer qe deshiron rotacion.

Ne anketa rezulton se sot ne Shqiperi ekziston nje numer kolosal ne keto grupe, me shume se asjehere me perpara, por kane refuzuar ta mbeshtesin ne zgjedhje nje parti si ajo e Bashes, qe nuk ka treguar shenja reflektimi.

Kushdo tjeter pertej njerezve ultra te reklamuar ne televizion si demokrati Blendi Fevziu do nje hapesire reklamimi kolosale, qe perkthehet ne kapitale dhe kohe. Menyra si ka drejtuar Basha partine ka perjashtuar plotesisht reklamimin e alternativave te tjera brenda PD per ta zvendesuar. Kjo eshte ne favorin e Bashes por jo te PD dhe vazhdimesise, shenje tjeter se Basha s’ka dashur asnjehere t’ia dije per interesin e partise, por vetem ate personal.

Ajo qe bejne kandidatet qe kerkojne te qeverisin eshte t’u shpjegojne qytetareve se çfare mendojne dhe si shikojne apo perceptojne nje seri gjerash. Sa me e gjere, aq me shume garanci se kemi te bejme me njeriun e duhur per te na perfaqesuar.

Ne keto dekada me Fevziun ne televizione, pa dashur kemi bere kete proçes. Nuk ka shqiptar qe dime me shume se per Blendi Fevziun apo çfare pozicioni ka per nje seri gjerash qe nisin nga politika, morali personal apo edhe per gjera si turizmi, se çfare funksionon ose jo aty dhe si duhet zgjidhur.

Kjo eliminon nje kosto kolosale reklamimi qe do duhet te kete kryetari i ri ne PD per te prodhuar kete moment njohje, qe Fevziu e ka nderkohe maksimale, por me e rendesishme, se te dhenat tregojne qe Fevziu nuk ka ndikim vetem tek votuesit e PD por te mbare shoqerise shqiptare.

Asnje demokrat tjeter nuk e ka kete kapacitet aktualisht dhe i duhet nje kohe e gjate bashke me kapitale per kohe televizive qe ta ndryshoje. Asnje demokrat tjeter ne Shqiperi nuk ka ndikim te socialistet apo elektorati ne mes.

Ky eshte edhe shkaku me gjasa qe nje sondazh privat i kryer ne janar te 2020 tregon se Fevziu do dilte fitues me diference mbi besueshmerine qe ka tek votuesit perballe Veliajt, Rames, Bashes dhe madje Berishes.

Rezulton me ndikim te njejte si tek grupi i demokrateve, sa edhe socialisteve apo atyre ne mes. Raste te ngjashme ku njerez te reklamuar gjate ne televizione per arsye pjeserisht politike qe kandidojne me sukses ne bote ka shume.

Ish -presidenti ne SHBA Donald Tramp, presidenti aktual i Ukraines apo shume raste te tjera. Fevziu eshte nje aset i demokrateve, qe keto momente pak perpara fundit te PD, trajektore ne te cilen e ka futur Basha, mund te sjelli ringritjen e madhe.

Por kjo sigurisht me parakushte qe te sjelli nje plan dorezimi te PD ne shoqeri, hapje, demokratizimi ku nuk do jete e destinuar te perfaqesoje te djathten qendrore, por te jete si nje platforme perfaqesimi te mbare shqiptareve me kerkesa jo esencialisht partiake ideologjike, por qe aspirate kryesore kane demokratizimin e vendit, avancimin e reformes ne drejtesi per te ndeshkuar korrupsionin, hapjen apo çlirimin e sistemit te mbyllur zgjedhor, duke realizuar kerkesat e vales shoqerore, qe kerkon ndryshime rrenjesore te sistemit PS-PD-LSI, duke e permbysur ate per te sjelle ato reforma qe do e bejne vendin tone njesoj si çdo vend tjeter perendimor demokratik.

Por njekohesisht duke pranuar strehimin ne PD te rrymave ne shoqeri qe vine pertej te djathtes, si edhe nga e majta qendrore, te gjelbert apo çdo grup qe e ka te pamundur me rregullat aktuale te vete organizohet per te konkuruar ne kete sistem ende te mbyllur, por ka interes arritjen e reformave qe do demokratizojne vendin dhe hapin sistemin per te garantuar llogaridhenie dhe drejtesi reale.

Si vjen zgjidhja per PD?

Blendi Fevziu duhet te marri pjese ne zgjedhjet e shtator per kryetar te PD, duke kerkuar qe si rregull te mos marrin pjese ne votime vetem pak anetaret qe ka zgjedhur Basha, por mbare shqiptaret, duke pranuar ne votime edhe ata qe do regjistrohen ne PD diten e votimit ne zgjedhje per kryetar partie, duke nisur nje fushate elektorale jo vetem brenda PD por ne mbare shoqerine shqiptare gjate veres, sepse duhet te mbeshtesin ardhjen e Fevziut per te marre drejtimin e oponences ne vend.

Çdo demokrat qe deshiron nje Parti Demokratike te madhe dhe jo vogel duhet te ndali ne menyre paqesore dhe demokratike zgjedhjet e vogla te Bashes dhe te kerkoje zgjedhje ne shtator ku kandidati per t’u mbeshtetur qe te vi jene krye te PD do jete alternativa qe do ta beje kete parti te madhe duke rinisur zgjerimin ne shoqeri.

A duhet te perfshihen shqiptar te tjere jashte PD ne debatin mbi te ardhmen e oponences se pushtetit ne Shqiperi?

Eshte e rendesishme kushdo te marri pjese ne debatin per demokratizimin e PD dhe largimin e Bashes qe e ka penguar kete, vende si Gjermania e kane ligj te shtetit menyren e brenshme se si funksionojne dhe organizojne partite politike apo sa respektohen rregullat demokratike, mund te perfundosh ne Gjykate te shtetit nese shkel rregullat e brendshme te nje partie, ne Shqiperi nderkohe ku kemi nje sistem te mbyllur zgjedhor qe lejon vetem dy ose tri parti te kontrollojne proçesin atehere eshte disa here me e rendesishme per fatin e demokracise ne Shqiperi se si do jete demokracia brenda partive ekzistuese te sistemit, nese nje person korrupton vendimarrjen brenda partive siç eshte Basha ne rastin konkret ai ka korruptuar proçesin e perfaqesimit ne partine me te madhe oponence te pushtetit ne Shqiperi, shqiptaret pertej ideologjie nuk kane interes te krijohet nje regjim ne vend me dy parti monopol fal nje sistemi zgjedhor te kapur qe kontrollohen nga fare pak interesa te cilat nuk votohen apo ka llogaridhenie dhe qarkullim. Eshte ne interesin e PD per te ofruar garanci dhe transparence qe do ta bejne te besueshme per te hapur debatin mbi demokracine e brendshme ndaj kujtdo.

Edhe per oponencen qe do ndryshim te sistemit te mbyllur PSPDLSI dhe rregullave te lojes qe kane krijuar kete qark te mbyllur me pragmatiste eshte ushtrimi i presionit per reformimin e nje partie ekzistuese qe do konkuroj me strukturat e PPSH qe ka trasheguar PS te cilat kane nje njeri ne cdo pallat, shkalle pallati dhe jo me lagje apo qytet te cilat bejne te veshtire betejen per ndryshim.

Fajin per gjendjen tone nuk e ka asnje politikan ne veçanti por ne shoqeria qe jemi fuqia reale ne kete vend dhe nuk kemi imponuar “rregulla loje” qe favorizojne interesat e shumices dhe jo te çfaredo pakice. Kudo ne bote politikanet tentojne te abuzojne dhe perfaqesojne ne institucionet qe drejtojne interesat e tyre dhe te nje pakice klienteliste perkunder atyre te shumices se vendit por ne vendet e perparuara shoqeria i kufizon ata, aktet e fundit te Bashes per te rrembyer partine me te madhe oponence te pushtetit ne menyre jo demokratike eshte koha pikerisht qe ne mbare shqiptaret duhet te flasim dhe ta ndalim kete.

Kam ndjekur ne media demokrate kurajoz te cilet pasqyrojne vlerat qe duhet te kene demokratet keto momente per te ringritur partine siç jane Bujar Nishani, Lisander Hoxha, Edith Harxhi apo Arben Imami me te tjere, demokratet duhet ti degjojne me vemendje lideret ne parti qe ofrojne alternativa shpetimi te asaj qe ka mbetur dhe ti mbeshtesin, Basha do ta fusi PD drejt gremines nese nuk ndalet, ai edhe ne kete skenar del i fituar ndersa demokratet dhe shqiptaret nuk dalin te fituar nga ky skenar.

11 komente në “Një peticion nga baza: Fevziu në krye të PD”

  1. Juristi says:

    Hahahahahahaha.Ne fakt edhe ky budalla i duhet PD-es,dhe kompletohet per se mbari.Hahahaha cfare nuk degjon.Fevziu,nje idiot funksional.

    1. Qani Kekezi says:

      Si ide, për të vënë Fevzon në krye të PD, nuk është keq. Por, a e ha Fevzo këtë ? Çi duhen belatë, ngaterresat, intrigat, thashethemet, grricjet, përplasjet e acarimet dhe me nivelin që është katandisur sot PD.
      Fevzo para ka. Dy vajza ka. Mall e pasuri, të tundshme e të patundshme ka sa të duash, për vehte e gjithë familiarët e tijë të ngushtë. E çi duhen kokëçarjet, belatëme shkërdhimet e kokës ? – Mos o zot ! Pse, budalla është ? Po e hëngri Fevzo, këtë kokërr ulliri, ka për të humbur në vorbullën e rutinës e të intrigave të pa zhbirinueshme, të labirintheve berishiane e bashiane, me mbi tokë e nën tokë të errët, të lidhura me krimin, vjedhjet, koruptimin, vrasjet, pastrimin e parave,mprostitucionin etj, etj, etj…..
      Fevzo është njeri social, pa armiq, ecën rrugës pa shoqerues, bën pushime, ku dhe nga ti dojë kokrra e qejfit, me gruan e vajzat, dhe është njeri i lirë, pa bishta nga prapa.
      E shoh të pa llogjikshme që Fevzo të pranojë një punë kuçedre, siç është të jeshë pasardhes i Berishës dhe i Bashës në PD, ku seicili, ka ngritur kurthet, ku janë vrasësit, intrigat, prapaskenat dhe ka njerëzit e tijë, si stërkëmbësha gjigantë që do ti minojnë çdo hap që do të hedhë.
      Gjithsesi, po qe se bëhet, do të jetë zgjedhje e tijë, por do të jetë një zgjedhje e gabuar dhe fatale dhe e pafalshme për të.

  2. Andia says:

    Po ky hiqet si aristokrat i madh mo ku pranon ky te merret me hallet e njerezve. Ky na thote se perfaqeson klasen e larte te shoqerise shqiptare sepse e ka stergjyshen Toptanase. ☺☺

  3. Stape Pashi says:

    O Mero, të di burrë e gazetar me mend. Po si ka mundesi, o burrë, që mban në punë këta lloj shkruesish që sajojnë të tilla sallata të pangrënëshme. Ky shkarashkrim është një sallatë që të helmon 5 minuta pasi e ke ngrënë. Në qoftë se nuk do të përfundosh si Nikoll Leshi i LSI-së me gazetën e tij, paguaji rrogën po qe se e ke mik, por zhduke sa më parë nga redaksia. Kur e lexova m’u kujtua Ollga tek filmi, që tha “sa të mençur jeni ju artistët. Asnjë fjalë nuk të mora vesh”.

  4. Stape Pashi says:

    Mero, për fat të keq këto dy paragrafe janë shkruar në gazeten tënde. A ka linguist në botë që të na i transkriptojë. Përfshi edhe shkencëtarët më të shquar që kanë zbërthyer gjuhet më të vjetra:-
    “Ish -presidenti ne SHBA Donald Tramp, presidenti aktual i Ukraines apo shume raste te tjera. Fevziu eshte nje aset i demokrateve, qe keto momente pak perpara fundit te PD, trajektore ne te cilen e ka futur Basha, mund te sjelli ringritjen e madhe.

    Por kjo sigurisht me parakushte qe te sjelli nje plan dorezimi te PD ne shoqeri, hapje, demokratizimi ku nuk do jete e destinuar te perfaqesoje te djathten qendrore, por te jete si nje platforme perfaqesimi te mbare shqiptareve me kerkesa jo esencialisht partiake ideologjike, por qe aspirate kryesore kane demokratizimin e vendit, avancimin e reformes ne drejtesi per te ndeshkuar korrupsionin, hapjen apo çlirimin e sistemit te mbyllur zgjedhor, duke realizuar kerkesat e vales shoqerore, qe kerkon ndryshime rrenjesore te sistemit PS-PD-LSI, duke e permbysur ate per te sjelle ato reforma qe do e bejne vendin tone njesoj si çdo vend tjeter perendimor demokratik.”
    Mero djali, ti qofsh që mban në punë të tillë analfabet, që meritën më të madhe kanë njohjen gërmave!

  5. Ladi says:

    Shiko i dashur autor i ketij shkrimi – ke edhe ate “hajdarin” tjeter, po me kaq reputacion, sa kaqolin Fevzi: Arjan Çanin…
    Qe te mos te te sygjeroj demokrate te tjere po kaq te “çmuar” qe çfaqen gati pernat neper banaket e tv-ve..

  6. Xoni says:

    Dakort per Fefziun, edhe Majlinda Bregu eshte kanditate dinjitoze ! PD do kete te ardhme tani qe po shpeton nga kthetrat e lugatit Sali.E rendesishme eshte qe te jete parti w hapur, ,moderne dhe perendimore .

  7. Ish votuesi demokrat. says:

    Vetem keto 2 – 3 muajt e fundit para 25 prillit e njoha duke qene i ftuar ne kanale televizive por me beri pershtypje si nje politikan i ekulibruar, me aresye te shendoshe, elokuent, i djathte real, I mirarsimuar, relativisht I ri ne moshe.
    LIZANDER HOXHA. Por edhe FATBARDH KADILLI ka cilesi. Njeri tjeter per kryetar te PD.po te flasim serjozizht e pa te keq une nuk shoh. Blendi Fevziu eshte nje bufon mediatik.

  8. Altini says:

    Nuk eshte keq po t’a mendosh po ku e lene injorantet

  9. Jimi says:

    Lideret nuk “fabriikohen” ashtu sic u fabrikua Lulka dhe e pame se c’doli! Lideret lindin dhe vihen ne krye te turmave, njerezve, grupimeve shoqerore ne raste te veshtira dhe krizash shoqerore. Ata as i luten kujt, e as u lutet kush, ata ne menyre te nadyrshme evidentohen ne krye te turmave dhe natyrshem historia i therret per ti udhehequr ato. Udheheqesit kurre nuk mund te prodhohen e te klonohen!

  10. Nik says:

    Mire e ke zotrote, keta toptanet e tipit Hesat e kane “ndritur”! Mbase atehere kur Fevzo te “behet” kryeminister mund te zbardhet dhe vrasja mafioze e te ndjeri Skerdilajd Konomi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje