Nga Zenel Hoxha*
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten jo vetëm aleati strategjik i Shqipërisë, por edhe miku dhe mbështetësi historik i çështjes shqiptare. Vendosmëria e SHBA për të ecur krah për krah me Shqipërinë në Ballkan është e sprovuar tashmë. Më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kemi koherencën e nevojshme për ta parë me largpamësi këtë fakt.
Pavarësisht se si shkon më tej situata, tronditja që erdhi sot nga përtej Atlantikut është një këmbanë. Një këmbanë që nuk zhbën historinë e shkuar, por që paralajmëron se koha e së ardhmes ka ardhur. Kjo kohë llogaridhënieje, thyerjeje e paprekshmërisë dhe barazie përpara ligjit duhet të bëhet kredoja jonë e re. Kjo kohë duhet të shërbejë për të tejkaluar të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, demokracinë në zhvillim të vendit, pasuritë tona kombëtare dhe, mbi të gjitha, me aspiratat tona kombëtare.
Qofshin ata në të shkuarën, por mbi të gjitha në të tashmen tonë, kur sindroma e grabitjes të së mirës publike është më e theksuar se kurrë. Drejtësia është e verbër dhe prandaj ajo duhet të mbetet jo-diskriminuese ndaj veprave korruptive dhe cënimeve të rënda të besimit të votuesve. Përtej drejtësisë, është momenti për të parë drejt e në sy dhe të ardhmen e politikës në Shqipëri. Është momenti që historia, nëpërmjet nesh, të hedhë në kosh të gjithë këtë kastë politike të kalbur. Në Shqipëri, era e re fryn gjithmonë nga përtej Atlantikut.
*Bashkë themelues i Partisë Demokratike
Ja dhe ky mashtruesi me pass angleze.Do me kap situaten maloku,si anglez i montuar qe eshte,nga maloku tjeter qe po shkon per lesh.Edhe ti o Zenel,mashtrues je,te njohin te gjithe shqiptaret e Anglise,por tani do me penetru,e sheh si rast me kap ndonje llokem nga Pd-ja.
Eshte shume e vertete qe Zenel Hoxha eshte mashtrues bashke me nje sholun e tij Arben Shehi i cili ka punuar ne Dhomen e Tregetise. Te dy perfituan nga demokracia. I kam njohur personalisht dhe jam takuar disa here duke biseduar dhe pire kafe me disa Italiane qe merreshin me tregeti ne fillimet e demokracise. Ishin njerez qylxhinj te pa pare ne kuptimin e gjerave dhe bisedave qe hynin per tregetira dhe perfitime sic bejme ne shqiptaret zakonisht neper pazare qe te fitojme me shume se ai qe ka mallin. Hahajaaa delenxhinj njerez. Tani normal qe keta do “ngrene” krye dhe mire bejne sepse une Saliun KURRE nuk e kam dashur dhe gjithmone e kam urryer si njeriu me negativ dhe KRIMINELI me i madh i Shqiperise. Fat i madh qe do shporret dhe do denohet nje monster si KRIMINELI ME DAMKE I SHQIPERISE SALI RAM BERISHA.