Berisha do të bënte mirë të largohej përfundimisht nga politika e të shijojë ditët e pensionit

20 Maj 2021, 19:03Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Nuk e shpallën Ivo Sanaderin e Kroacisë “persona non grata”, ndonëse të dënuar disa herë për korrupsion.

Nuk e shpallën Nikolla Gruevskin “persona non grata”, ndonëse dyshohet se përgjoi ilegalisht mijëra qytetarë dhe ishte i përzier në allishverishe të llojllojshme ballkanike.

Nuk e shpallën Millo Gjukanoviqin “persona non grata”, ndonëse drejtësia gjermane dhe italiane zhvilloi hetime ndaj tij për shkak të dyshimeve për kontrabandë me cigare.

Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin slloven Janez Jansha të dyshuar rëndë për korrupsion.

Apo Viktor Orbanin e Hungarisë.

Apo ndonjë politikan grek që e çoi vendin para falimentimit.

Apo ministrin e Brendshëm të Turqisë që këto ditë po shantazhohet nga një mafioz.

Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin rumun Victor Ponta të akuzuar për korrupsion.

Nuk e shpallën “persona non grata” Akeksandër Vuçiqin, nxënësin besnik të Vojisllav Sheshelit, pra Vuçiqin e dyshuar se ka hapur zjarr mbi Sarajevën e rrethuar dhe sot qeveris Serbinë me metoda parapolitike dhe korruptive.

E shpallën Sali Berishën për të treguar se parimet vlejnë sipas lobimit momental.

Që të jetë e qartë: Sali Berisha do të duhej të përgjigjej qëmoti para drejtësisë shqiptare për mizoritë e tij.

Mjafton një fjalë: Gërdeci. Por përtej kësaj: masa ndëshkuese e SHBA-ve ndaj Berishës tregon se i ligshti digjet dhe i forti në pushtet përkëdhelet me cinizëm.

Rrjedhimisht, ky vendim tregon vetëm hipokrizi. Asgjë më pak. Por as më shumë.

Pas masës së fundit, Berisha do të bënte mirë të largohej përfundimisht nga politika, të shijojë ditët e pensionit dhe ta lë Partinë Demokratike të zhvillohet dhe shndërrohet në alternativë të pushtetit.

Sepse çdo shteti i duhet një alternativë qeverisëse, sidomos në Shqipëri, ku dallimi mes partive sunduese e opozitare sa i përket korrupsionit e krimit të organizuar dallon aq sa dallon njëra vezë me tjetrën.

7 komente në “Berisha do të bënte mirë të largohej përfundimisht nga politika e të shijojë ditët e pensionit”

  1. american16al says:

    Ky eshte i devotshem qe te punoje kunder Shqiperise deri ne frymarrjen e fundit. Ky eshte prototipi i njeriut maskara, i pabese dhe tinzare, ky bashke me familjen duhen hetuar per vjedhje dhe shperdorim te pasurise publike. Kur qeveria e USA merr nje vendim te tille e ka filtruar 1 milion here dhe e dine ndoshta me mire se Shqipetaret se kush eshte ky dragul plak i neveritshem.

    1. lexuesi says:

      Te shijoje dite e pensionit? Jo mor jo, duam ta rrjepim te gjalle ne mes te Tiranes!

    2. pjeter says:

      Ai nuk iken se vetem me ane te pooitikes mund te mbroje vjedhjet qe i ka bere shqiptareve.

  2. Kastrioti says:

    Berisha nuk është aspak i “ligshtë”, por koka e aktivitetit me molotov dhe mosnjohje zgjedhjesh etj. etj. – shkaqe dhe pretekte të tij për t’ia nxirë jetën popullit shqiptar pse nuk zgjodhi “ata”.
    Mos na hidh edhe ti në gjyqin e Parisit, hë vëlla!

  3. demokrati says:

    Parimet vlejne sipas lobimit momental shkruan titisti mendjevogel robell.Nuk do bente keq shtypi shqiptar ta shpallte non grata edhe kete ndotes te hapesires publike shqiptare.A nuk ishte ky shgarravites faqesh elektonike qe e ngrinte ne qiell profesionalizmin e Blinken pas emerimit si Sekretar Shteti?ben politike te madhe kungulli kur kerkon arsyen pse per Gjukanovic nuk perdoret i njejti standart pasi akuzohet per trafik cigaresh.Me ato para Gjukanovic ndertoi shtetin paralel qe ti rezistonte presionit te Millishevicit. Nese DASH do bente Gjukanovic non grata shteti do te mbetej ne doren e te njejtit kloni serb Abazovic si ti.

  4. Lex1 says:

    Nuk ka asnje hipokrizi apo lobim per vendimin e US!

    Besoj se skemi pare gje akoma

  5. Genti says:

    Berisha duhet te largohet nga politika por jo per ne shpi si pensionist por drejt qelise si i burgosur. Ai nuk duhet te shtyje diten ne shtepi por ne qeli ku te ndjeje poshterimin,perbuzjen dhe nemat e nje populli mbare qe prej tij humbi parate,pronat,jeten dhe shpresen per demokraci. Te vdese ne qeli plaku i shkerdhyer,qelbesira,ndyresira,lavirja plake,gjarpri me zile,maloku bythqire e pabese i Vicidolit. Aty ti dale shpirti me ukubet e i mbuluar nga muti i tij koke e kembe. Te vdese si mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje