Rënia e Llallës: Nga akuzat për reformën, te rrefuzimi i kërkesës së SHBA për arrestimin e Metës dhe mbrojtja nga Shullazi

22 Maj 2021, 13:55Kronika TEMA

“Jam vendosur në Tiranë në vitin 1996, kur ndërtova dy katet e para të banesës me kursimet e mia ndër vite nga puna në emigracion , konvertimi i biletave me vlerë  dhe kompensimi i burgimit të padrejtë të babait gjatë periudhës së diktaturtës”..

Kështu i përgjigjej midis të tjerash prokurorit të SPAK-ut, Adriatik Llalla në kulmin e hetimeve që startuan në Durrës dhe përfunduan në Tiranë.

I kontrolluar mbi pasuritë përmes deklaratave të dorëzuara prej tij pranë ILDKPI-së , institucion që ai e drejtoi përpara se të merrte në vitin 2012 drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. ILDKPI është institucioni që sakaq heton pasuritë dhe deklaratat e pasurive të zyrtarëve shtetërorë, por edhe të njerëzve më të rëndësishëm të politikës që në atë kohë përzgjedhja dhe hetimi i tyre administrativ kryhej përmes shortimit manual.

Ndryshe nga ajo që Llalla deklaron në SPAK, kur kujton se tokën e bleu “duke qenë se familjarët e tij vinin nga fshati  dhe i kërkonin në mënyrë të vazhdueshme t’u blinte një sipërfaqe, ku të kishin mundësi të punonin kopshtari”, gjatë karrierës së tij si jurist, atij nuk i mungoi aspak përkrahja politike.

I angazhuar si prokuror i thjeshtë në disa qytete, por edhe i panjohur për dosjet e forta , ndonëne ka punuar përgjatë 1997-ës  si përfaqësues i akuzës në qytete të trazuara, Llalla u katapultua si Prokuror i Përgjithshëm, menjëherë pas mbarimit të mandatit të Ina Ramës.

Ina Rama ishte një prokurore e përgjithshme (aktualisht gjyqtare në KPA), që vinte nga gjyqësori, si një magjistrate e emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Por ajo u sulmua fort nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha për dy dosje të mëdha, për të cilat gruaja që ishte prezantuar si Silvia Konti, më pas u fye publikisht. Ishte koha kur Ina Rama drejtonte akuzën, teksa kjo e fundit duhet të hetonte “Gërdecin” e më pas “21 janarin”.

Jo zyrtarisht, u komentua se Llalla e mori stafetën e hetimit dhe drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme nën ndikimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës, teksa fillimisht u mbështet edhe nga ndërkombëtarët , kur një nga takimet që u bë publik për mediat, ishte edhe takimi kortezial midis ish ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili i la të kuptohej ish-Prokurorit të Përgjithshëm se kërkohej seriozitet dhe angazhim për dosjet e mëdha.

Jo fare rastësisht, ky takim përkonte me afatin kur kishte pak kohë që Gjykata e Apelit mbylli dosjen e “21 janarit” dhe pas presionit të ndërkombëtarëve, Prokuroria e Përgjithshme shpejtoi të depozitojë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke mos u pajtuar me vendimet kundër Ndrea Prendit, ish komandant i gardës dhe Agim Llupos, që të dy nën akuzë për vrasje.

Megjithatë, bonusi i besimit që fitoi Llalla, teksa drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme, ishte hetimi i prokurorisë së kryeqytetit ndaj ish-guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani , i cili përfundoi i arrestuar përkohësisht dhe më pas jo vetëm që u lirua, por u shpall i pafajshëm dhe akoma më tej u dëmshpërblye nga Gjykata Administrative.

Teksa ndërkombëtarët kërkonin rezultate në gjuhë të moderuar, ambasadori i dytë i SHBA-së, Donald Lu, në periudhën që drejtonte ai,  doli përballë dhe përmendi emra të kriminelëve famëkeq, duke lakuar Lul Berishën dhe Shullazin, si problematikët që nuk po ndëshkoheshin.

Ky takim i mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë , ishte termometri që tregoi se dashuria dhe mbështetja e amerikanëve kishte marrë fund dhe se durimi i tyre, duke pritur rezultate kundër të pandëshkueshmëve kishte marrë fund.

Teksa dalëngadalë Llalla po i afrohej përfundimit të mandatit, krisja tjetër ishte ajo e ngërçit për anëtarët e KED-it , që pritej për t’u plotësuar.

Sërish ish-ambasadori Lu akuzoi Adriatik Llallën se po pengonte reformën dhe me këtë klimë ai përfundoi detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm që ishte i fundit që drejtonte një prokurori të centralizuar.

Me shpalljen “non grata”, së bashku me anëtarët e familjes së tij,  Llalla u shfaq përmes një letre, ku informonte se përplasjet kishin nisur pasi ambasadori i kishte kërkuar arrestimin e një personi të rëndësishëm.

“Lu i sugjeroi prokurorit të përgjithshëm arrestimin e Metës, Kryetar Parlamenti dhe njëkohësisht kryetar i LSI-së . Në vlerësimin e Lu, Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte reformën në drejtësi”, – ishin të dhënat e kësaj letre që u bënë publike në atë kohë

Por njëkohësisht Llalla, të cilit makineria e Vettingut kishte nisur t’i procesonte deklaratat e pasurisë , ndonëse ai u dorëhoq, procesi vijoi përkohësisht derisa në KPA , Vettingu u ndërpre.

Sakaq në prokurori, referuar të dhënave të procesit, nisi hetimi për tre vepra penale që pas shpalljes së mos kompetencës mbeti në fuqi vetëm një vepër, ajo e fshehjes së pasurisë.

Gjetjet e SPAK-ut zbuluan toka dhe një apartament dhe investimine  shtesës të shtëpisë. Por për tokën, Adriatik Llalla i tha SPAK-ut, “i detyruar nga rrethanat e shita tokën në 2016. Në fund të muajit prill, për shkak të rrezikimit nga një grup kriminal dhe pas arretsimit të Shullazit, kam vendosur të largohem nga Shqipëria. Për shkak se ka qenë një nga goditjet më të mëdha në atë kohë kundër grupeve kriminale e për shkak të mos besimit, se policia po i jepte mbështetjen e duhur, i kam kërkuar ndihmë SHISH-it,  të cilët për dy javë më mbajtën nën ruajtje dhe vëzhgim. Pas kësaj situate, vendosa të largoj familjen në Bremen të Gjermanisë , fëmijët nuk i çoja dot në shkollë publike, pasi nuk dinin gjermanisht,  ndaj muajt e fundit i kryen në shkollë private”.

Përmes këtyre shpjegimeve dhe jo vetëm Llalla pretendoi në SPAK se vështirësisë e kishin detyruar të huazonte para nga shtetasi M.L dhe jo vetëm.  Por çdo provë dhe çdo dëshmi nuk u konsiderua në favor të tij dhe në përfundim ish prokurori I përgjithshëm , i pari zyrtar i një niveli kaq të lartë u shpall fajtor, pikërisht për pasuritë  që u zbuluan nga një proces që mbështetet nga të huajt.(SI)

13 komente në “Rënia e Llallës: Nga akuzat për reformën, te rrefuzimi i kërkesës së SHBA për arrestimin e Metës dhe mbrojtja nga Shullazi”

  1. Gaz says:

    Me falni, di ndonjeri te me tregoje se cfar gjuhe eshte fjala startoj?!!!

    1. Tropojani says:

      Anglisht

    2. Shqiptar says:

      Fjala startoj ose inicioj jane shqiptaret e zgjuar intelektuale qe gjuhen shqipe e kane bastarduar dhe denigruar per te komunikuar me budallenjte e tjere dhe per t’ju treguar atyre shikoni sa intelektuale qe jemi duke ditur gjuhe te huaja.
      Kjo ndodh se shqiptari s’ka respekt per gjuhen e vet,per kombin e vet, per shtetin e vet. Shqiptaret kane respekt vetem per parane dhe mashtrimin

    3. Kalec Dega says:

      Me e bukura, nese ka dikush qe mund te thoje ndryshe, kujt i kujtohet nese Rama e kritiko ndonjehere apo vuri ne dukje punen e dobet apo paaftesine e Fashatarit gramshhak…..I njeti Rama, qe vuri nje kukell Puke..ne po ate detyre…per interesat e TYRE….
      =
      Ske faj, o mik, shqipot dine me mire englisht..nuk dine shqip – eshte pergjigja…ose , i duhet qi nana , mesuesit te abetares qe nuk mesuan dhite e zgjebosura si duhet….
      =
      Inshallah, e ka akoma ate dosjen e Lu Lu -se..kot per gallate…se Kyrgistani ja ka fut ne nje kepuce kembet kinezit…nuk e hane peshkun kollaj anej………
      =
      pastaj, cfare nuk pritet nga ata qe mbarojne te Larten para shkolles mesme etj…me dy diploma dhe me 5 diploma si Lali Eri e Ahmetaj prefesori…etj

  2. Drejtesievertete says:

    Drejtesi e vonuar!
    Por drejtesi deri ne fund!
    Pronat e sekuestruara jane vetem 1 e 20-ta e e pronave te tij!!!
    Nese doni te provoni se drejtesia funksionon, duhet ti sekuestroni te gjitha ato qe i ka me emra miqsh dhe kusherinjsh!

    1. Holta says:

      Miqte dihet kush jane Mentor Meta (alias Dak kumarxhiu) Klod Alljabeu, Myftar Lumneshi Dhe A Laçi si dhe Çim Beshiri

  3. vezhguesi says:

    D.m.th. kur nuk ke leke, dhe ke frike nga bandat, kalamajte duhet me i cuar ne shkolla private?
    Edhe nje pyetje tjeter:
    Meqenese ne shkollat publike gjermane, mesuesit qenkan kaq injorante sa as shqip nuk ditkan, po ato te shkollave private ku ky Llalla i varfer paska cuar femijet nga halli, a e flisnin mire shqipen?

  4. rexha 10 says:

    OO OOOO LLALLA ,THIRRI MENDJES ,SEPSE KE PER TE MARRE NE QAFE TE GJITHE FAMILJEN.
    ATE PASURI QE E KE KTHYER NE PRONESI TENDE ,PO NESER SAPO TE HYSHE NE BURGE ,DO VIJNE TE TA MARRIN ,PO ATA NJERZE QE JUA KE MARRE ME LIGJIN E DALLAVEREXHIUT TE PLEPAVE .NUKE KA ME GJIN GJONI E KOMPANI ,PORE MARVESHJE AMERIKONI,SEPSE PO TE JENE BOMBA
    , DO TE MERRENI NE QAFE NJE ZOTE E DI SE SI DO PERFUNDOJE. PO I DESHET TE MIREN VETES ,MOSE BENI SI SALIU . PSE BETE SICE DESHE SALIU E KOMPANINE E TIJE ,PERFUNDUAT NGA NJE RRITES BAKTIJE NE PROKURORE TE PERGJITHESHEM QE ASE PER ENDERR NUKE E PATE IMAGJINUAR .
    ME KETE MENDIME ESHTE EDHE ISHE KAPTERRI BUJARE NISHANI,QE EDHE KY SI PUNA E JOTE U BE PRESIDENTE I SHQIPERISE.

  5. spartak says:

    A ka paradoks më të madh se sa , detyrohesh me akuzu për mos sinqeritet , pa ndershmëri , fshehje pasurie nga përfitimi i korrupsionit , njeriun, që do ishte kupola e Drejtësisë dhe Ndershmërisë së një shteti , si Kryeprokurori i Republikës .
    Po pse ndodhi e po ndodh ky fenomen jo vetëm me këtë subjekt , por po thuajse me pjesën më të madhe të pjestarëve të sistemit të pa drejtësisë, që iu nënshtruan filtrimit nën proçesin e VETTINGUT .
    Paradoksi qëndron tek fakti , që mos me e çu 100 % , por po e lejmë deri tek 99 % , e të filtruarve që janë përjashtuar nga puna në sistemin e drejtësisë , nuk kanë mujt me justifikuar as pasuritë e VETE DEKLARUARA . Lexoje dhe njëherë : “ Vetë deklaruara “ .
    Këta janë vetëm falanga e pare e gjithë atyre që sipas ligjit duhet t’i nënshtrohen kontrollit e filtrimit nëpërmjet proçesit të VETTINGUT .
    Janë me qindra e mijëra pushtetarë qëndrorë e lokalë, drejtues e anëtarë të trupave të policisë e një pjesë edhe shëndetësisë , plus dhe politikanë të të gjithë krahëve , një pjesë e të cilëve kanë arritur majat e bizneseve monopol , pasurisë e pronave vetëm me zanatin e të qënit në majat e Pushtet-Politikës .
    Po a do ketë burrë nëne apo organizëm që t’u afrohet atyre , dhe të fillojë të hetojë gjithë këtë babëzi e korrupsion të pa parë , të cilën , si ajzbergu , e kanë 4/5 ndën ujë ( ndën rrogoz ) .
    Ju Komisione VETTINGU , u bëtë vite e vite . dhde mezi po arrini pas disa muajsh ndjekje e hetimesh me zbulu e saktësu tamam edhe atë 1/5 e dukshme e të “ vetë-deklaruar “ , nga ku po flaken jasht sistemit shumica .
    S’keni për të nxjerrë gjë në krye . I keni hy një pune sikur me i hy detit në këmbë .
    Mos u merrni me deklarata Arvizush, e Romana Vlahutinësh , që duartrokitën për 10 minuta aprovimin e Ligjit të VETTINGUT me 140 për 140 vota si arritje madhore e Politikanëve tanë me në krye Metën .
    Ky ligj u dërgua për miratim në Parlament mbasi u sakatu sa majtas djathtas nëpër komisione , grupe pune , panele e takime politikanësh, e përfundoi në ligj LIMONATE .
    Këta duartrokitësa qenë ata, që i mburrën politikanët e pushtetarët tanë, e deri si burra shteti , duke i zgjatur edhe më shumë jetën në krye të pushteteve abuzive .
    Largimi nga detyra, që i bëni anëtarëve të Sistemit të Pa Drejtësisë , sepse nuk janë në gjendje me justifiku as atë ( 1/5 e ajzbergut ) të Vetë-Deklaruar, është si me i bo fresk ose me i gudulis, sepse pati dhe nga ato, gjoja ma kopila e ma të zgjuar , që u vetëlarguan . Po si dhe me sa ? Pa frikë me abuzim të detyrës në shkallën më sipërore .
    Harrojini , që shtrembërimet e mohimet e drejtësisë , si dhe vendimet e pa drejta të dhëna prej vite e vite këta monstra i kanë kryer ashtu kot për qejf , pa kurrëfarë përfitimi .
    Pyetni dhjetra e qindra nënat, që janë të veshura me të zeza e qajnë evlatët , se çfarë kanë hequr , çfarë kanë parë e dëgjuar nga poshtërsitë e këtyre mostrave , e që vazhdojnë të tmerrohen e shokohen akoma edhe sot kur i shikojnë këto mostra prap aty ku ishin , në mos më lart e më mirë , pa i hy gjemb në këmbë .
    Pyetni me qindra mijëra shqiptarë të këputur e raskapitur se ç’kanë hequr prej vitesh e vitesh për të mbrojtur vehten e pronat nga grabitjet e dhuna e të tjerëve , por, që jo pak janë grabitur , dhunuar e poshtëruar nga këto monstra uzurpuese e abuzuese të posteve të shenjta ku duhesh të jepej e vendosur drejtësia .
    Janë këta njerëz , që, ma mire se askush e dijnë se kush kanë qenë haraçet e përfitimeve të pa drejtësisë , sepse i kanë vuajtur me gjak mbi kurrizin e tyre .
    Janë këta njerëz , që jo vetëm abuzimin e dukshëm e të “ VETEDEKLARUAR “ ( 1/5 – tën e AJSBERGUT ) por edhe ato 4/5-tat e pa deklaruara i dijnë të gjitha një për një , sepse një pjesë jo e vogël i përket atyre, ose janë realizuar abuzivisht në mënyrë kriminale mbi pronat dhe gjakun e tyre .

    A ka zgjidhje dhe a do mund të përfundojë njëherë kjo punë.
    Ka dhe madje do japi një pastrim total që edhe drejtësia e re në të gjitha hallkat të punojë e japi vendime pa as më të voglën trysni dhe kërcënim nga kushdo qoftë .
    Alias Ligjit të VETTINGUT i mungon elementi bazë , deklarimi me vetë përgjegjësi ligjore . Po e përsëris : “ VETE DEKLARIMI ME PERGJEGJESI LIGJORE “ .
    Si arrihet ?
    Vetëm me 1 NEN shtesë tek Ligji I VETTINGUT si më poshtë :
    NENI :
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet, DHE VERTETOHET, edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë jo 10 vjet, por dhe 50 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare , të largimit të rinisë së shkolluar dhe shpërfytyrimit të qyteteve e bregdetit .

  6. spaku says:

    E mo LlALLE perplasja me STARTIM te erdhi per PILLIN KARDIAN ROVENA GASHI propozimi vetem ne KED harrove mo pastaj vure e 2 te tjere.
    Ky PILLI KARDINAL do na shpetonte ne te gjitheve me DOSJET E DE KARI MINALIZIMIT.
    Po kete PILLIN KARDINAL ROVENA GASHI pse na cove gjermani ta mbroje nga SHULLAZI.
    APO priste KARDINALJA ndonje kare QORE SHULLAZCE.
    U be DE KARI MINALIZIMI PRONAVE TE GASHEVE /GINAVE/USHIINAVE o TEMA?

  7. KED says:

    E mo LlALLE perplasja me STARTIM te erdhi per PILLIN KARDIAN ROVENA GASHI propozimi vetem ne KED harrove mo pastaj vure e 2 te tjere.
    Ky PILLI KARDINAL do na shpetonte ne te gjitheve me DOSJET E DE KARI MINALIZIMIT.
    Po kete PILLIN KARDINAL ROVENA GASHI pse na cove gjermani ta mbroje nga SHULLAZI.
    APO priste KARDINALJA ndonje kare QORE SHULLAZCE.
    U be DE KARI MINALIZIMI PRONAVE TE GASHEVE /GINAVE/USHIINAVE o TEMA?

  8. spaku says:

    E mo LlALLE perplasja me STARTIM te erdhi per P.. KARDIAN ROVENA GASHI propozimi vetem ne KED harrove mo pastaj vure e 2 te tjere.
    Ky P… KARDINAL do na shpetonte ne te gjitheve me DOSJET E DE KARI MINALIZIMIT.
    Po kete P… KARDINAL ROVENA GASHI pse na cove gjermani ta mbroje nga SHULLAZI.
    APO priste KARDINALJA ndonje kare QORE SHULLAZCE.
    U be DE KARI MINALIZIMI PRONAVE TE GASHEVE /GINAVE/USHIINAVE o TEMA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje