Berisha Non Grata, në shtyllën e turpit ka gozhdë për të gjithë

23 Maj 2021, 13:19Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Kyçja e Sali Berishës në listën Non Grata të SHBA-së është lajm shumë i keq për Shqipërinë. Të majtët që i bien daulleve të gazit për rënien e armikut të tyre, tregohen naivë në rastin më të mirë. Të yshtur nga ideja sipërfaqësore se e keqja e Doktorit është e mira e tyre, ata nuk kuptojnë se këmbanat po i paralajmërojnë të gjithë. Nuk dallojnë se dëshpërimi nuk ka ngjyrë partiake. Se lista e sekretarit Blinken është shtylla e turpit në cilën ka vend e gozhdë për të gjithë.

Të djathtët që zunë vajin me saze dhe nisën t’i këndojnë trimërisë me çifteli, me shpresë se Amerika mund të paguajë në Paris si frëngu pulën e gabuar, janë skaji tjetër i segmentit, edhe qesharak, edhe dramatik i megalomanisë së padurueshme që na e ka gdhendur raca në AND. Fakti që ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar është një individ i papërshtatshëm për Shtetet e Bashkuara është shumë më shumë se raporti personal i një individi me aleatin strategjik. Ai është dëshmia ulëritëse e marrëdhënies së deformuar që vetë shoqëria shqiptare ka me liderët e saj. Departamenti Amerikan i Shtetit na dha mundësinë trallisëse për të kuptuar garderobën bosh të mbretërve tanë, fodullë e arrogantë në botën  e vogël shqiptare dhe lepurushë të padukshëm dhe inekzistentë në botën reale.

Ky akt shënjoi paaftësinë proverbiale të shoqërisë shqiptare për të zgjedhur liderit ndër disa alternativa, për të lëvizur drejt pensionit ata që ju është moshuar mendja dhe zvogëluar shpirti, për t’i qortuar kur bëjnë keq, për të firmosur përkohshmërinë e tyre normale apo edhe për të patur sistemin e duhur që i ndëshkon në rastin që gabojnë. Kush vjen në pushtet, pavarësisht rrethanave që e kanë sjellë, mund të ikë vetëm nëse e vendos vetë, sepse shoqëria nuk mund ta detyrojë të bëjë ndryshe. Nuk ka mjete në dispozicion, pavarësisht votës formale njëherë në katër vjet. Nuk ka mundësi për të menduar me kokën e saj sepse e detyron nevoja e stomakut dhe e garderobës së vanitetit që kërkon të mbushet majë më majë. Shoqëria shqiptare ende nuk ka kuptuar se magjia e demokracisë është përkohshmëria dhe se të gjithë ata njerëz që kanë kaluar në drejtimin e këtij vendi kanë pasur ëndërr të përjetshme që te zbresin Skenderbeun nga kali dhe pastaj t’i hipin vetë Gjergjit në shpatulla për të ngjarë më të rëndësishëm edhe se vetë miti.Sali Berisha është gjithashtu mit.

Një amerikan i thjeshtë do të lebetitej nëse do të mësonte se ish-komunisti shqiptar që nga koha e tankeve sovjetike në ish-Cekosllovaki, ka përcjellë presidencën e Bushit të vjetër, pastaj Klintonin në dy mandate dhe ka pritur të mbarojë dy mandate edhe Bushi i ri. Më pas ka parë sesi është larguar i trishtuar Obama mbas dy mandateve presidencialë kur i la vendin në Zyrën Ovale Trumpit dhe arriti me dëshpërim të shohë edhe zgjedhjen e Bidenit.

Sipas parametrave shqiptarë, ai mund të shijonte edhe ceremoninë e inagurimit presidencial të nipit të Trumpit, nëse kjo do të ndodhte një ditë. Pikërisht ky është gabimi thelbësor i tij, por dhe i gjithë politikanëve orientalë si ai: etja për të qenë sa më gjatë në pushtet. Ideja për ta pasur pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si një mjet për të arritur qëllime të mbara. Për të mbërritur pashmangshmërisht më pas, në përdorimin e pushtetit për mburojë vetjake, qoftë nga mëkatet që i numëron publiku, qoftë nga zgjimi i dhunshëm i skeleteve  që flenë në dollap.Berisha i mbijetoi kaq gjatë politikës sa të shohë rrëzimin e pandalshëm të vetes, duke marrë poshtë edhe krenarinë e lënduar të çdo shqiptari normal që sheh në gjunjë njeriun më të fortë të tranzicionit, por duke ngritur edhe njëherë lart, për paradoks, shpresën e çdo shqiptari se mbi agallarët e sertë vendas, janë të tjerë që përdorin kamzhikun për të zbrazur tempullin e përdhosur. I mallkuar nga fati si banor i një vendi të vogël e të varfër, shqiptari është i bekuar nga interesi i mirë dhe i vijueshëm i një superfuqie ndaj tij.

Ndaj sot, të besosh në modelin amerikan është kusht i panegociueshëm për të qenë shqiptar i mirë dhe patriot.Berisha vazhdon të jetë luftëtar. Një luftëtar race dhe i paepur. Edhe kur i drejtohet absurdit me gjykatën e Parisit, edhe kur tenton të gjuajë me krrabë bariu avionin që i lëshoi bombën mbi kokë, ai është një figurë tragjike që më shumë se historisë së politikës si protagonist, do t’i shërbejë letërsisë si personazh. Duke nisur me 60 vjet më parë, kur me valixhen jeshile prej druri dhe me dryn “tutius”, ai ckyci ëndrrën për Tiranën.

I sëkëlldisur nga malli për shtëpinë, i hedhur në një botë të re që e kishte ndryshe edhe të folurën, edhe të qeshurën, edhe të ngrënin, i turpëruar për pantallonat që i rrinin keq dhe trikon që ishte shumë ndryshe nga ato të moshatarëve të tij, bij të fitimtarëve krenarë e gjysmë analfabetë të luftës për Shqipërinë, ai derdhi hormonet e adoleshencës në bibliotekë duke pritur të martohet me fat dhe shpalli sfidën e madhe pa kuptuar se do të shkonte si shumëpakkush tjetër në majë për të rënë më pas si shumëpakkush në honin më të thellë.Sali Berisha tani është një luan i plagosur, i shtrirë në tokë nga dhjetra plagë që ka marrë në tre dekada në rrugëtimin e tij fantastik njerëzor drejt suksesit individual që ka qenë shumë shpesh mallkimi i të tjerëve.

I përpëlitur nga kujtesa e qindra e mijëra plagëve që ju ka dhënë kundërshtarëve, mes bëmave dhe gjëmave, të ligave dhe shpresave që ka sjellë për këtë vend, pa kuptuar se një jetë njerëzore është gjithmonë e mjaftë për të provuar skajet: lavdinë dhe turpin, Sali Berisha sot është fytyra e dështimit të parademokracisë shqiptare. Eshtë mëkat ta godasësh në këto momente me shkelma sepse kësaj here shpresa që na erdhi edhe njëherë si përherë nga Amerika, ka marrë me shkelma vetë paaftësinë e shoqërisë shqiptare për t’u shërbyer nga demokracia. Armiku i tij Edi Rama nuk e bëri. Kryeministri që flet për gjithcka, kësaj here vetëm heshti. Dhe heshtja shpesh është dinjitet që fsheh dhembjen.

23 komente në “Berisha Non Grata, në shtyllën e turpit ka gozhdë për të gjithë”

  1. Jorgo says:

    ligavec ngele o Vangjel!

    1. Vranakonti says:

      Bravo zoti Vangjeli.E ke thar kete artikull. Eshte e vertete se Sali Berisha sot, eshte nje luan i plagosur nga shume plage te mare ne keto dekada dhe eshte turpi dhe deshtimi i demokracise ne shqiperi.Me kete kuptojme se Saliu ka mare tatpjeten dhe do perfundoi o ne burg o ne Psiqiatri. bashke me Ilir Meten.

  2. apolonacademy says:

    Zoti Vangjeli, je bythlepires dhe pa kurajo , je nje analist i vogel mikroskopik qe nuk ke kurajo te thuash te verteten , dole pa pike turpi ne opinion dhe the , une nuk e sulmoj luanin e shtrire , pra nje hijene si saleh berishi qe eshte ushqyer me gjak shqiptaresh keto 30 vjet , ju e quajtet luan , je hipokrit dhe rrogetar i rendomt, nuk perfaqson gazetarin e pavarur , je nje bajge .

  3. Labi says:

    Nje sëmundje ‘gazetareske” përpëlitëse kur analistë tanë të famshëm duan të na tregojnë se kanë disa ide për personazhin kryesor të një shkrimi të tyre, por, për të mos bërtasin kundërshtarët politik të tij, se ai tashmë, – me këtë shkrim, shënim a analizë, – është i tëri në të majtën, apo në të djathtë, – shkaravitin aty edhe disa rrjeshta pikërisht për kundrështarin, – që të mos keqkuptohen, apo anatemohen. Kjo ndodh edhe me zotin Vangjeli, i njohur përgjithësisht me prirje kritike ndaj të djathtës, në këët shkrim ia fut që në krye të herës një fshikull për të majtët që gëzohen “paraprakisht ” për dëmimin që DSHA i bërë Sali Berishës. Se ku e shikon Lorenci këtë gëzim të të majtëve, – përveç një deklarate , këtë e di vetëm ai, Përfytyroni një çast nëse DSHA do të konsiederonte non grata, Edli Ramën se çfarë do të ndodhte në anën tjetër. Me siguri do të anuloheshin edhe kërkesat për rishikim të zgjedhjeve, do të hynte vendi në një qerthull drithërues e tragjik, etj. etj. Këtë e pamë me Tom Doshin. Lorenc Vangjeli le të qëndroj në anën e atij që sot është problemi e të përsëriti ato që tha dje Presidenti i Rebuplikës për politikën “e p0shter” amerikane. E drejta e tij. Por të shpifësh për gëzimin e të majtëve për dënimin e Sali Berishës është një lloj si të mbriosh vetveten nga një Sy i keq i militantëve të hidhëruar.

  4. E verteta says:

    Shkrimi eshte i mire. Saliu morri e do marre akoma ate qe meriton. Perendia te merr mendjen e pastaj te merr gjene thone te mocmit. Dhe ketyre mostrave ja u morri mendjen duke ju dhene nje grykesi e pushtet qe kaloi masen. Fund te tille dhe akoma me te keq per gjithe ata qe po e stermundojne kete popull.

  5. Gaetano says:

    Shenje turpi le te ngelet per ty dhe per studiot televizive ku shume nga koleget e tu u kurveruan per vite me rradhe nga ky personazh.sa per shoqerine,le ta mendojme eshte fatkeqsi jo turp.njesoi sikurse dy prinder rrisin me sakrifica femijen,dhe ai kur rritet ai behet kriminel.eshte fatkeqsi per prinderit jo turp.dhe eshte e domosdoshme kur femija behet I dhunshem,dhe kerkon para per drogera dhe te mbajne dashnore modele,prindrit detyrohen te kene urdher mbrojtje nga policia.kjo eshte nevoje jo deshire.ne kete rast shoqeria kerkoi urdher mbrojtje nga USA,dhe kjo u dha.kjo mund ti ndodhi kujdo dhe kudo.
    Kemi te kunderten e asaj qe ti vangjel thua,kemi dinjitet te shoqerise qe kerkon ndihme per moral,dhe kemi politike dhe media qe kerkojne mbrojtje per para.sic thua ti gjithmone,drejtesia duhet te ndjeke parane e madhe.dhe shoqeria eshte e varfer,ndersa politika e pasur.nga ca hajdute,shoqeria nuk ka pse te ndiet me turp.sa per riberien e demokracise tek ne,te gjithe e kuptojme,nuk eshte e kollajte,por do zhvillohet.

  6. Simpatizanti says:

    Po kur u bere kaq i mencur ti more lor,me i mencur nga te gjithe !?
    Cudi e madhe ,cfare koka te medha po nxjer KOMBI yne i vogel !

  7. Gopi says:

    Kapni dashnoren e plakut mere GD ose Sumen se ajo me pleqt ka shum experienc,ajo vrau bankjerin

  8. Ceni says:

    Gazetar legen qe nuk guxove kurre ti kundervihesh Berishes. Njerzit e thjeshte e kane bere, e kane cilesuar vrases, hajdut, mashtrues e te korruptuar. Ato qe thote Blinken ja kane thene shqiptaret. Pervec jush, analisteve pa moral e bythlepires. Me sjelljen e tij kriminale Berisha ka shkaktuar gjema, ka lene femije pa prinder dhe prinder pa femije. Berisha eshte aq i keq sa nuk meriton asnje ndjenje meshire, vetem perbuzje. Ne djall vaft me gjithe te pjellet e tij.

    1. Bureto says:

      Mos ia kërkoni Vangjelit të flasë kundër ‘doktorit’, ngaqë ky Lorecoja, atëbotë por dhe sot, as emrin nuk ka guxuar t’ia përmendte. Si do mundej, kur ky si ishkryeredaktor i gazetës “Albania”, me drejtor shiksin Ylli Rakipi, nën dirigjimin e Gazidedes i fuste drithërimat kundërshtarëve të liderit historik të PD? Kur Hiena ra nga pushteti dhe bashkë me të avulloi dhe Gazidede, u mbyll dhe “Albania”. Dhe këta si Ylli Rakipi e Lorenco Vangjeli, kanë të drejtën e zotit të mbijetojnë. Dhe po ky u ka dhënë aftësinë ta spërdredhin sipas nevojës gjuhën, por edhe bythën gjithashtu. Ndryshe këto kategori quhen prostituta mediatike. Por sigurisht ky në në zanatin e tij, është ca më fin se të tjerët, duke e ditur dhe përdorur mirë shprehjen: “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”. Aferim Lorenco!

  9. Traktori me zinxhira says:

    Vangjeli,si gjithmone “Zeko”do ta kete mire e me Gjermane dhe me Partizanet.

  10. Pellumb Kulla says:

    Poshte liria e gojëve te ndyra, do te thosha une. Fshehur prapa ca emrave te huajtur, apo llagapeve te caprashitur, njerezit nuk vleresojne as nje mendim te pjekur ne vite, te nje opinionisti nga me te miret e nga me te drejtet. Pergezime per portretizimin e mesiperm, zoti Lorenc Vangjeli!
    P. Kulla

  11. Moli says:

    Ketu, shkruesi i artikullit, ketkon me qellim te barazoje pergjegjesine e nje njeriu (Sali Berisha), me pergjegjesine kolektive (populli shqiptar). Krimet e Sali Berishes kundrejt shqiptareve dhe Kombit Shqiptar, nuk mund t’i behen pjese popullit shqiptar! Une mendoj se pjese e krimeve te Sali Berishes jane ata gazetare, analiste dhe televizione servile dhe sherbyes te neveritshem te Sali Berishes, nuk e di nese futet tek kjo pjese!
    Meqe ra fjala, keta gazetare, analiste dhe pronare te TV, ne vend qe t’i benin mire Sali Berishes, e kane demtuar deri ne deshtimin dhe rrenimin e fames se Salu Berishes, duke shtremberuar te verteten vite e vite me radhe, deri ne fundosjen dhe gremisjen fatale te oadronit te tyre!
    Durim dhe do te shikoni te tjera gjera per Sali Berishen – Fakte dhe prova per veprimet kriminale dhe antishqiptare!
    Shenim: Sikur Sali Berisha te vinte perseri ne pushtet, besoj se analisti yne do te fliste ndryshe! Saliu do te fillonte revanshin si ne vitet e sundimit te tij!

  12. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Qerrata Vangjeli, po mundohesh me “kritika” të glorifikosh simbolin,”Atë” që në kuptimin e plotë të fjalës e institucionalizoi korrupsionin dhe krimin!!!
    Lorrnc, ti gënjen kur thua se me shpalljen” non grata”
    të “Atijë”, dëmtohet Shqipëria!
    E kundërta është ky rast, biles ky duhet të jetë vetëm fillimi!?
    Hapi tjetër duhet të jetë arrestimi i “Atijë”, për arsye se mund të arratiset për ti shpëtuar drejtësisë.
    Ti gënjen kur flet për ngazellim të socialistëve.
    Ti e di fort mirë çfarë do kishte bërë “Ai” në rast se Rama do të ishte shpallur i tillë!
    Ti gënjen kur fletë për një luftë që ai po bënë për të ruajtur gjasme dinjitetin, në zotërim të të cilit nuk ka qenë kurrë.
    Ajo që ai po bën është vetëm ngritje morali për militantët e tij alla Stres që mos ta lënë vetëm!?
    Ti gënjen kur e quan “Atë” “luan, “Ai” është vetëm se një mace e përkëdhelur, që ushqehet me mish konserve!
    Luani, o Vangjel ha mishin që e ka gllabëruar vetë dhe nuk paguan njeri për të vrarë të tjerët!?
    Vetëm në fund ke thënë të vërtetën, Rama i ngriti vlerat vetes me injorimin që i bëri kësaj fitoreje që i ra nga qielli!
    Nuk jam socialist, jam shqiptar që i dua të mirën Shqipërisë!
    Lërini këto filma me “udhëheqës lexhendar”, thojini gjërat troç që ky instaloi fashizmin në formën e tijë më të pastërt dhe lëreni të djathtën të lindë!!!?
    PS: Mos e përdorni termin e djathtë aty ku nuk ka të tillë!?

  13. AB says:

    Po të kishte shpallur Enver Hoxhen do të ishte lajm i keq për ty ende nuk po ka guxim politik dhe njerzor të mbështetet fort departmenti

  14. Koçi_i_teta_hollges says:

    Berisha ka qene eshte dhe do jete antikomunisti me I felliqur I te gjitha koherave. Sikur ne vitet 1990 te kishte dale nje lider humanist dhe trim ne sote do ishim si zvicra.Por fatkeqesi qe nje I semur psiqik mori ne qafe nje popull te tere.

  15. Po pra, por SHBA nuk është Zoti, e as gjykatë ndërkombëtare që të na thojë çfarë është turp e çfarë jo. Në shtyllën e turpit e ke Ramën, por ti Lorenc nuk i ke ngulur asnjë gozhdë, se paguhesh për të bërë opozitën e opozitës. Rama ka akuzuar të atin se i palloi gruan dhe i biri si rrjedhim nuk ishte i tij, kurse sot e njeh si birin e vet. Çfarë ishte kjo histori, turp apo çmenduri? Kur dolën fotot e Ramës lakuriq në plazhet franceze, u mbyll brenda rilindasi i Sorrosit, nuk dilte nga shtëpia, e nxorri Meta jashtë. Ore Vangjel, e kupton që kemi për kryeministër një psikopat pervers dhe hajdut që Ti&CO i mban ison?! Si nuk ju vjen turp?

  16. Spektri says:

    Zoti Vangjeli,
    Eshte e priteshme , qe nga opinionet tuaja shpallja Non Grata e Saliut nga SHBA -ja na qenkerka lajm I keq per shqiptaret !?!?
    Jo mor jo ai eshte nje nga lajmet me te mira per shqiptaret e vertete.
    Minimumin e fakteve qe mund te rendisesh me nje veshtrim te thjeshte te historise se tij , do te perballesh me nje mori demesh e fatkeqesishe qe ai I ka shkaktuar ketij vendi.
    Eshte nje vendim I vonuar, por qe do te sherbeje per qetesimin e situates politike ne Shqiperi.
    Qe ne fillim te heres, ishte nje fatkeqesi e madhe, qe ne krye te PD – s u imponua Saliu, sekretar partie ,qe militonte me zell per Marksizem- Leninizmin per nje periudhe te gjate. Kjo nuk ishte rastesi.

  17. Bardha says:

    Vagine burre

  18. Vjosa.al says:

    @Pellumb Kulla,
    Nuk e di nese vertet je regjizori Pellumb Kulla, apo thjesh dhe marrezisht, ke vjedhur emrin e tij si pseudonim.
    Me gjase, je Pellumb Kulla i vertete, sepse stigmatizon ata qe shkruajne e capravitin me llagape.
    Por, po me aq gjasa, nuk je Pellumb Kulla i vertete sepse, sjell nje vleresim superior per Lorenc Vangjelin, pikerisht poshte nje shkrimi te tij qe hapet me frazen:
    “Kycja e Sali Berishes ne listen Non Grata te SHBA-se eshte nje lajm shume i keq per Shqiperine”
    Ky pohim i Lorenc Vangjelit, eshte nje shenje tragjike per alucinacionet e ketij narcisti te medias dhe studjove televizive shqiptare i cili, duke qene teper i pashem apo i bukur per te qene opinionist dhe teper i mencur dhe letrarisht talentauar per te qene gazetar, me shume shkruan ese ku perzjehen nenshtresa e krahasime seksiste me sentenca filozofike te marra borxh andek ketej, sa sa publicistike qe mbart nevojat informuese te lexuesve.
    Vleresimi superior i ketij pohimi ne kuadrin e durtrokitjes se te gjithe shkrimit, nga publicisti, regjisori dhe intelektuali Pellumb Kulla sic e njohim ne, cenon rende portofolin e shkrimeve te tij, po aq sa edhe figuren qe ai ka krijuar te publiku i gjere me shkrimet e tij te ekuilibruara.
    Besoj se, pervec ektremisteve te PD-se dhe klaneve te lidhura me te, edhe lexuesi me naiv i majte apo i djathte, por i pa anshem, e di mirefilli se egzekutimi politik i Sali Berishes nga DASH-i me shpalljen Non Grata te tij per USA eshte lajmi me i gezueshem dhe i shumepritur nga shumica dermuese e shqiptareve, nje lajm fantastik qe i qerron Shqiperise nje plage dhe tumor kanceroz nga trupi i saj i drobitur nga tranzicioni i gjate korruptiv dhe dominimi mafioz i Sali Berishes.
    Jargavitjet dhe perdredhjet e Lorenc Vagjelit ne studjot televizive te perballe Sali Berishes, edhe me perverse se ato te Blendi Fevziut, pershkojne si nje fill i zi rreshtat e ketij shkrimi te porositur nga klani Berisha-Meta.
    Keq ardhje per pozicionimin tuaj te sotem, zoti Pellumb Kulla.

  19. Novruz Limaj says:

    Këtij Vangjelit i ka hyrë shumë vetja në qejf e mendon që me sofizmat e tij njëlloj si tjerrjet e dredhjet kurvërore te Zhejit e shumë opinionistëve të tjerë që masturbojnë neveritshëm para Berishës do mahnit shqiptarët për stilin e mëncur e artin e madh artistik të të shprehurit futurist.
    Ta quash lajm shumë i keq për Shqipërinë dënimin e Sali Berishës nga Amerika do te thotë të mos jesh as me interesin e Shqipërisë e të shqiptarëve as me Amerikën. Mediokër i shkolluar duket Vangjeli kur parajamëron të majtët të mos gëzohen se mund të kenë të njëjtin fat .. kujton ky gjoja gazetar oportunist që shqipëtarëve ju dhembin më shumë liderat e zyrtarët e majtë apo të djathtë se sa vendi i tyre të cilin e duan të mirë për vete dhe të respektuar nga gjithë bota demokratike. Këtu dhe për këtë arsye ata janë të qartë e të prerë: kushdo që punon me përkushtim e ndershmëri për vendin meriton respektin e dashurinë tonë, i kundërti është i urryer dhe meriton të dënohet me gjithëshka që parashikon shteti i të drejtës. Vetëm kurvat nëpër panele e studjo Tv edhe tani janë as mlsh as peshk ose më keq akoma kanë kurajo të bëhen avokat të të keqes Berisha që ka mbi 25 vjet mbi kurrizin e shqiptarëve, të cilin për turp të tyre e relativizojnë ose më keq hymnizojnë sikur nuk kane jetuar këtu dhe nuk i dinë krimet e tij. Nuk janë hipoteza krimet e tij e të sistemit të tij kriminal: Kush e bëri 97 e 98 ?, kush e bëri Gërdecin e 21 janarin? Kush e zhduku Remzi Hoxhën e kush nxiti krimin e vrasjen e 200 tropojanëve, etj etj? Dhe kush e ka penguar drejtësinë për të gjitha këto krime sidomos kush pengoi prokurorinë brutalisht për 21 janarin e Mediun ? Të gjitha kanë autor direkt ose indirekt Sali Berisha. Lëre pastaj për hajdutërinë e marr në sqetull prej tij, si pazaret e ortakut Ilir Meta, vjedhja e madhe e rrugës së kombit e Lulzim Bashës, korrupsioni Fazlliçi me të bijën, pallati sportit Partizani etj etj, pa folur për frymën kërcënuese e frikën e kultivuar në shoqëri nga shpërfytyrimet e ulërimat e tij 24 për 24. Jo more zotëri për ty e shumë si ty vulosja e turpit në fytyrën e tij mund të jetë turp për ju por jo për shqiptarët e ndershëm, ai është clirim i madh për ta, bile i vonuar, por jetësor për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ju tirreni akoma duke ardhur vërdallë të vërtetës por kurrë nuk do të arrini që të pengoni pikat mbi i për këtë periudhë berishiste të vendit tonë. Dhe mos e quani Berishën e berishizmin fenomen shqiptar dhe paaftësi e shqiptarëve në përzgjedhjen e lidërve, e njëjta gjë si psikollogji e fenomen njerzor ndodhi në Amerikë me Trumpin!!!.. Rroftë Amerika që vonoi por i tregoi vëndin demonit tonë përbindësh Sali Berisha.

  20. Skenderbegasi says:

    Ne shtyllen e turpit ka gozhde per te gjithe shprehet Lenci.
    Po no nje thumbe per ju
    prostitutat e llastuara te medias thua se gjendet?!
    Gazetar dhe opinionist te rralle reflektojne me realizem problemet
    kohore.
    Pjesa me dominante I ben pyetien
    vetes, mos e shkela ne kete reshte me blecklisten dhe kur korigjoni reshtin, autopyetja tjeter
    eshte, mos e shkela me amerikanet dhe perseri korigjoni dhe si gjithemone beni barazim te dy aneve te ekuacionit.
    Lenci e verteta eshte nje.
    Por ju ne artikuj tuaj kine dy te
    verteta, e kini ne te dy kahet dhe
    kjo eshte e turpeshme.
    Te njejten gje kishje edhe ne nje
    artikull per Ilirin dy dite me pare.
    Ne jemi nje popull ende I pa konsoliduar dhe I masakruar me
    katersh dhe ndofta nje pjese e fajit bie edhe mbi veten tone.
    Por raporti mbi te verteten duhet
    te predominoj dhe genjeshtra ne
    gazetari nuk duhet te ekzistoj.
    Mos u beni dhe ju gazetaret si
    ne thenjen angleze:
    Ju shikoj! I thoshte I verberi
    vellait te shurdher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje