Murrizi: Politikanë hajdutë, destinacioni i fundit është 2 metra katrorë në Sharrë ose Tufinë

24 Maj 2021, 18:46Politika TEMA

Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta është mbledhur dhe ka vendosur mbylljen e hetimeve për procesin e shkarkimit të Metës.

Myslim Murrizi, anëtar i komisionit hetimor shprehet se babëzia për pushtet i ka rrënjët tek pangopshmëria për pasuri dhe vesi i hajdutit.

Postimi i plote i Murrizit:

Sot ne komisionin hetimor!

E njenjta “ semundje” me pushte-taret Shqiptare

Mendojne qe karrikja e pusht-tetit te ben te paprekshem, te forte, arrogant, te gjithepushteteshem, dhe te “tjeterson” karakterin

E pastaj kur zbresin nga maja e pusht-tetit kerkojne ta fillojne nga e para duke u rikthyer ne parti qe te ngjiten prap aty ku ishin!

Babezia per pusht-tet i ka rrenjet tek pangopshmeria per pasuri dhe vesi i hajdutit

Pastaj destinacioni i fundit eshte 2 metra katrore ne sharre ose tufine

Zoti jua dhente xhezatin sa e keni tahman se Shqiptaret fatkeqesisht shajne 4 vjet dhe harrojne 4 sekonda kur shkojne tek dhoma e votimit.

Prej 30 vitesh votojne ne shumice derrmuese ata qe i kane vjedhur i kane mashtruar apo denigruar me shume, vetem per nje mashtrim ose per 5 leke

Kjo ishte panorama e 25 prillit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje