Ndëshkimi i Berishës: PD fshin nga fjalori politik, fjalët “non grata” dhe “listë e zezë”

24 Maj 2021, 17:32Politika TEMA

Opozita vijon betejën e saj në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve me pretendimet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Durrës dhe Shkodër.

Pikërisht në këto dy qarqe kanë bërë fushatë dy individë që janë pjesë e “listës së zezë” amerikane, Tom Doshi dhe Vangjush Dako.

Të dy u akuzuan nga PD si të lidhur me krimin, por çuditërisht këtë të hënë fjalët “non grata” apo “listë e zezë” nuk u përmend asnjëherë.

“Drejtuesi faktik i fushatës së PS në Durrës ishte ish-kryetari i bashkisë Vangjush Dako i njohur për rekorde të tmerrshme korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar.

Shtetasi Tom Doshi i njohur dhe i skeduar për raste madhore korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar, ishte në Shkodër”, u shpreh përfaqësuesi i PD, Logu.

Por, çfarë ka ndodhur që u “harrua” përfshirja e tyre në “listën e zezë” amerikanë, ndërkohë që gjatë gjithë fushatës, vetëm këtë përmendin?

Janë të kompleksuar nga fakti se tashmë “non grata” dhe pjesë e “listës së zezë” amerikanë është edhe Sali Berisha dhe familja e tij, apo Lulzim Basha ka dhënë urdhër që të mos përmenden këtë fjalë nga PD, në mënyrë që të mos lëndohet mentori i tij Sali Berisha?

Kjo mbetët enigmë, por fakt është se tashmë fjalët “non grata” dhe “listë e zezë” shkaktojnë alergji në ambientet e PD-së.(TemA)

4 komente në “Ndëshkimi i Berishës: PD fshin nga fjalori politik, fjalët “non grata” dhe “listë e zezë””

  1. Veshgues says:

    Ahhaahah! Care gallate! Mendoni kete tipin qe flete keshtu se cfare kavje skllavi eshte! Jo or ti i PD mos mashtro se edhe Vangjushi edhe Toma jane ne listen e zeze dhe shpallur “non grata njelloj si ish lideri juaj S.Berisha me te njejta motive. SB biles eshte disa here me shume dhe me extrem se ato. Akuzohet edhe per vrasje! Le te presim ditet ne vijim. Koha e Berishs dhe Luli Basha ka marre.
    Kot e keni! Rama ka fitue rencem! Ta theme une tye! Mjafte I mashtrues demokratet! You vij turp!

  2. Ladi says:

    Hahahahahahahaha
    Nuk permendet litari ne shtepine e te varurit…
    Hahahahahahahaha

  3. Ciao says:

    A ju te PD u dhjefshi me ate mut Sali Berisha. Ai e mori uraten nga Amerika dhe nuk ka pse te bejme insinuata tani. Iku plaku Mere shkoi ne verin e Shqeres.Ngushellime o Sali,kaq e pate dhe ti.

  4. Arber Iliri says:

    Ore Lul po ceshte ajo masker zgjedhore partake qe po ben.Hajde Lul hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje