Dy variante të ndryshme kanë dhënë ekspertët për plumbin që i mori jetën biznesmenit Eugert Lazaj mëngjesin e 30 korrikut në një vilë luksoze në periferi të kryeqytetit.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim penal për ekspertët që kanë bërë akt-eskpertimin e armës së krimit që u gjet në dorën e 37-vjeçarit.
Ngjarja u hetua si vetëvrasje dhe për këtë arsye u pushua. Por në duart e grupit të hetimit kanë mbërritur dy akt-ekspertime të armës tip pistoletë që u gjet në vendin e ngjarjes.
Disa ekspertë kanë arritur në përfundimin që fisheku i përket armës që u gjet në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertët e tjerë kanë theksuar faktin që plumbi, nuk i përket pistoletës që u gjet në skenën e krimit.
Prokuroria ka ngritur dyshime se ekspertët kanë firmosur akt-ekspertime të rreme. Në bazë të hetimeve do të arrihet në një përfundim nëse ekspertët kanë vepruar për shkak të paaftësisë apo fshihet ndonjë arsye të tjetër.
Pas marrjes në pyetje të tyre do të provohet nëse ata kanë dalë në ato përfundime me vullnet të lirë. Grupi hetimor mund të marrë edhe ekspert të pavarur për të arrritur në një përfundim të saktë. Eugert Lazaj gjithashtu kishte një betejë ligjore në Gjykatën Administrative për pasuritë e tij.
Expertet tane jane si ata qe expertuan videon e Ilirit,te pacipe,te koruptueshem dhe pa pike profesionalizem.Atyre po tua kerkosh nxjerin dhe priftin me bare.Me falni harova dhe ata mjeket sharlatane te 21 jenarit.Keta lloj expertesh se kane per gje qe po tua kerkoj interesi japin dhe gruan
Largoni turkoshaket nga cdo post public social media,gjyqsor,polici, arsim, mjexi,dogane etj per arsye se kjo rrace afghanesh nuk behet,nga vet natyra arabet shqipfoles jane rrace rrumpalle shkeles dhe moszbatues te ligjit.
Nuk behet stani/shteti me lepuj/korrake….