Avokati: Rama e ‘vrau babain’ Fatos Nano, Basha dhëndër në PD respekton 'vjehrrin' Sali Berisha

26 Maj 2021, 10:26Politika TEMA

Avokati Dorjan Matlija është i mendimit se në një parti që të ndjekësh një lider duhet që të ketë një figurë dominante.

Ai theksoi se Rama kur erdhi në kreu të PS-së e vrau babin, pra Fatos Nanon, ndërsa Basha ka ardhur si një dhëndër në PD dhe që respekton vjehrrin.

Matlija: Ata që janë në garë duhet të shihen si kundërshtarë dhe jo si armiq politikë.

Berisha mund të jetë tërhequr nga PD-ja, por gjithsesi ka një hije shumë të fortë në PD dhe në politikë.

Kjo gjë është e shpeshtë në politikën shqiptare.

Unë mendoj se po prishet një ekuilibër i tillë dhe do të vihet një ekuilibër më i maturuar.

Unë mendoj se partia në opozitë duhet të shërohet dhe të ndryshojë mentalitet. Votimi është një proces emocional.

Në një parti që të ndjekësh një lider duhet që të ketë një figurë dominante.

Rama kur erdhi në kreu të PS-së e vrau babin, pra Fatos Nanon, ndërsa Basha ka ardhur si një dhëndër në PD dhe që respekton vjehrrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje