FOTOT: Papa puth tatuazhin e të mbijetuarës së Aushvicit, duroi eksperimentet e “Engjëllit të vdekjes”

26 Maj 2021, 19:34Bota TEMA

Papa Françesku u regjistrua ndërsa puthte tatuazhin në krahun e gruaje, i cili përfaqësonte numrin që ajo kishte në kampin famëkeq të Aushvicit.

Gruaja 80 vjeçare e quajtur Lidia Maksymowicz iu ka mbijetuar eksperimenteve në Aushvic që kryheshin nga doktori nazist Josef Mengele, i njohur ndryshe me nofkën “Engjëlli i Vdekjes”.

Ajo iu prezantua Atit të Shenjtë nga një prift polak, që tregoi dhe historinë e dhimbshme të të mbijetuarës.

Më pas ajo ngriti mëngën për t’i treguar Papës numrin e stampuar në trup nga nazistët, të cilin kreu i Kishës Katolike e puthi, për t’i dhuruar 80-vjeçares më pas dhe një përqafim.

2 komente në “FOTOT: Papa puth tatuazhin e të mbijetuarës së Aushvicit, duroi eksperimentet e “Engjëllit të vdekjes””

  1. ?✝️✝️✝️?????? says:

    Gjith mone e mira do trijomfone mbie të keqen !!! Pa varsishte se sa e keqe eshte ajo a po sa e keqe Ka qen ajo !! Unë besoje se akoma bota Ka më shume njerze të mire se sa të kqinje…. Botes sote i vyen njerze si Papa Franqesku më shume se kurre … Zotit i bekofte gjith njerzit e mire të kesaj bote?✝️✝️✝️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje