Presidenti Ilir Meta ka ndarë disa foto nga ekspozita e piktores Bardha Alimeta, çelur në kopshtin e Institucionit të Presidencës.
Kreu i Shtetit shkruan se Alimeta me anë të shoqatës “Një grua ndryshe”, ka bërë shumë për zgjidhjen e problemeve sociale të grave në qytetin e Librazhdit, duke i nxitur ato të kenë besim në vetvete dhe të luftojnë fort për atë që duan të realizojnë në jetë.
Postimi i plotë i Metës:
Një mbrëmje e bukur artistike në kopshtin e Institucionit të Presidentit, ku patëm sot kënaqësinë të çelnim ekspozitën e piktores Bardha Alimeta, e cila gjithashtu është edhe një aktiviste e palodhur e mbrojtjes së të drejtave të gruas dhe fuqizimit të rolit të saj në shoqërinë shqiptare.
Sfidat e grave janë të shumta, nga vështirësitë e mëdha në tregun e punës në pabarazinë në paga, nga dhuna në familje në paragjykimet shoqërore, nga diskriminimi gjinor në mungesën e barazisë në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik.
Këto problematika bëhen akoma më të mprehta në zonat rurale apo në qytetet modeste të Shqipërisë. Me shoqatën e saj ‘Një grua ndryshe’, Bardha ka bërë shumë për zgjidhjen e problemeve sociale të grave në qytetin e Librazhdit, duke i nxitur ato të kenë besim në vetvete dhe të luftojnë fort për atë, që duan të realizojnë në jetë.
Mes shumë përpjekjesh, sfidash e barrierash me ekspozitës e Bardha Alimetës na jep shembullin më të mirë se puna, pasioni, përkushtimi dhe dashuria për gjërat që i do fort, bëjnë të mundur çdo sukses në jetë për çdo grua dhe vajzë shqiptare.
Se mos e privatizon edhe bahcen e Presidences more Like.
Shko more fshatar injorant dorëzo gjënë e vjedhur, se ti me pikturën je si dhia me kitare.
Arushi artist
Jam shume i deshiruar te shihja nje koment te RAMES per shijet delikate profesionale dhe largpamese shume planeshe te METES.