Rrefuzuan ndihmën e Shqipërisë, Vjosa Osmani i shtrin dorën Japonisë: Kemi nevojë të na ndihmoni që të tejkalojmë pandeminë

26 Maj 2021, 16:07Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Japonisë Akira Mizutani, me të cilin bisedoi mbi nevojën e bashkëpunimit dhe menaxhimin e pandemisë kundër covid-19.

Sipas njoftimit, mësohet se Osmani kërkoi nga ambasadori Mizutani që t’ia përcjellë lutjen e saj qeverisë japoneze që ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet e saj për tejkalimin e pandemisë covid-19.

Ajo theksoi raportet e shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor.

Osmani falënderoi shtetin e Japonisë për donacionin e fundit të pajisjeve mjekësore, si dhe për kujdesin e vazhdueshëm që ky vend e ka treguar për konsolidimin e mjekësisë në Kosovë.

Ajo ritheksoi gatishmërinë e Kosovës t’i mirëpritur për nxitjen e mëtejme të kompanive japoneze për të investuar në Kosovë.

Në këtë rrafsh, ajo nënvizoi se e mirëpret mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet të dy vendeve.

Ndërkohë, më herët kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rrefuzuar ndihmën e Shqipërisë që ofronte vaksinim për një pjesë të popullatës.

4 komente në “Rrefuzuan ndihmën e Shqipërisë, Vjosa Osmani i shtrin dorën Japonisë: Kemi nevojë të na ndihmoni që të tejkalojmë pandeminë”

  1. qytetar says:

    Eh moj Lose !
    Nuk eshte kollaj te qeverisesh.
    Kerkoni ndihme tek fiset Hononulu .

  2. Ed says:

    A E DI TI MOJ osmanovic QE JAPONIA KA VAKSINUAR VETEM 3 PERQIND TE POPULLSISE.
    REFUZOVE DOREN E SHTRIRE TE SHQIPETARIT
    ASHTU I THA AL BIN KURTOVICI . CPRET NGA MIQTE E SALIUT DHE METES.

  3. Sara says:

    Aman thuajini dikush kesaj mos t’i zbuloje kembet se i ka si dikur ai sallami Top Hat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje