Kishte shënuar datën e lindjes 4 vite pasi humbi nënën, futbollisti përfundon në gjykatë

28 Maj 2021, 22:40Sport TEMA

Futbollisti nga Gaboni, Guelor Kanga Kaku, rrezikon dënimin e rëndë, për deklarim të rremë të identitetit. Më 25 mars, Kongo ka dërguar një ankesë në Federatën afrikane, ku pretendonin se një prej lojtarëve të Gabonit, kishte deklaruar moshë dhe datë lindje të rremë.

Në akuzat e paraqitura nga Kongo, thuhet se Kaku ka lindur në tetor të 1985 dhe jo në 1990 siç e ka vendosur ai në letra. Gjithashtu është zbuluar se nëna biologjike e lojtarit ka ndërruar jetë në vitin 1986, ndërkohë që ai vitin e lindjes e ka shënuar 4 vite më vonë, se vdekja e nënës së tij.

Në këtë situatë, futbollisti gabonez, duhet të japë shpjegime para Gjykatës dhe në rast se kjo është e vërtetë, përveç pezullimit nga futbolli të mesfushorit, rrezikohet t’i hiqen pikë edhe kombëtares së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje