Anëtari i dehur i PD-së i prish fjalimin Edith Harxhit në Korçë

29 Maj 2021, 19:28Politika TEMA

Fjalimi i kandidates për kreun e PD-së, Edith Harxhi është ndërprerë 2 herë.

Shkak është bërë një anëtar i PD-së, i cili herë pas herë komentonte fjalimin e bërë nga Harxhi, ku dëgjohej duke thënë “nuk duam të dëgjojmë përralla”.

Megjithatë, nga sa Report Tv mëson, bëhet fjalë për një nga anëtarë i cili ishte i dehur.

Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka pasur kritika për mënyrën se si funksionon kjo parti. Duke e quajtur 8-vjeçarin më të vështirë në opozitë, Harxhi tha se PD nuk dëgjon fjalën e degëve në rretheve.

“8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohet, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi.

Krah saj u shfaq edhe Bujar Nishani, i cili po bën hapur fushatë për zgjedhjen e Harxhit në krye të PD-së.

3 komente në “Anëtari i dehur i PD-së i prish fjalimin Edith Harxhit në Korçë”

  1. Dauti says:

    Kjo biba Edith, eshte brek e bythe me hajduetn e saliut, argiten! Do ndjeke rrugen e sali gerdalles.

  2. Demokraten says:

    Kjo ndjek rrugen e Sali berishes,eshte shoqe me Argiten Berisha ku dhe ka qene zv ministre e puneve te jashtme fale Berishes qe e vuri ….kjo nuk distancohet nga Berishizmi……..i ka sherbyer atyre qe kane bere krime per 30 vjet

  3. lato says:

    Hjo eshte nje baxhell e Berishes,nje spitullaqe intrigante,qe u be zv.ministre fale shoqerise me Argiten.Po qe se kjo do rregulloje PD,u shofte PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje