Deputeti i sapo zgjedhur Benet Beci, ka lajmëruar me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook se tashmë është hapur zyrtarisht tenderi për disa ndërhyrje përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës.
Beci shprehet se sipas tij përafërsisht në vjeshtë pritet të fillojnë punimet.
POSTIMI:
Kanë kaluar rreth 5 javë qëkur ju paraqita këtë video shpjeguese mbi ndërhyrjet transformuese të parashikuara përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës. Çdo gjë duket e bukur në render, por kënaqësia më e madhe është kur nis puna konkrete. Ndaj dua të ndaj me ju lajmin e mirë se është hapur procesi i tenderimit për projektet si më poshtë:
Ndërhyrjet në përmirësimin e peisazhit përgjatë rrugës nga Ura e Bunës në Shirokë
Muzeu i liqenit dhe qendra e vizitorëve në qendër të Shirokës
Shtegu i biçikletave dhe pikat panoramike në malin e Taraboshit.
Kam kontribuar që në konceptimin e këtij projekti si drejtues i Fondit të Zhvillimit dhe kam privilegjin e përgjegjësinë të ndihmoj në realizimin e tyre, si deputet i Shkodrës. Ofertat nga kompanitë e interesuara hapen në datën 2 korrik dhe besoj se në vjeshtë fillojmë punimet. Projektet financohen nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet një kredie nga BERZH-i dhe bashkëfinancim nga BE-ja dhe do të zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Besoj fort se po fillojmë një seri projektesh që do ta vënë Shkodrën në zemër të turizmit shqiptar. Na shkoftë mbarë!
Më tepër info për procesin e tenderimit këtu: https://www.albaniandf.org/…/albania-infrastructure…/
Mos, do merzitet Voltana.
Voltana me gjithe paraardhesit e la Shkodren si lagje jevgjish.
Shpresoj shume te behet diçka per shkodren. Eshte lene shume mbrapa krahasu me disa qytete te vendit. Ishte i pari qytet qe pesoj ndryshime per mire kur kryetar bashkie ishte z. Luka dhe zj. Topalli e mbeshteti fort per qytetin e saj. Qe atehere eshte lene shume mbas dore. Shume besim tek . Beci se do punoje dhe do e ndryshoje qytetin
Mos humbni asnje sekonde kohe te zevendesoni ato qe humbet nga blerja e votave ne gjithe Shqiperine.Keta hajdute ordinere e katandisen kete popull ne pike te hallit dhe tani e genjejne me therrime.Jo me kot, cdo tender i jepet nje grushti njerezish dhe me tejkalime te medha mbi buxhetin fillestar.Askush nuk i jep llogari popullit per keto vjedhje galopante me tendera dhe koncesione.
BENETI ESHTE NJE NGA NJEREZIT ME TE PASUR NE SHQIPERI.TE GJITHE E DINE SA E KA KUOTEN PER TENDERAT.KRYE HAJDUT.