Europa Qendrore me vdekshmërinë më të lartë për popullsi nga COVID-19

29 Maj 2021, 10:53Bota TEMA

Të shtatë vendet që aktualisht po dëshmojnë numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, në lidhje me popullsinë e tyre, ndodhen në Europën Qendrore dhe Lindore.

Me 307 vdekje për 100 000 banorë, Hungaria është, midis vendeve me më shumë se 100 000 banorë, më e prekura në lidhje me popullsinë e saj.

Ajo pasohet nga Republika Çeke (281 vdekje për 100 000 banorë), Bosnja dhe Hercegovina (280), Maqedonia e Veriut (258), Bullgaria (254), Mali i Zi (251) dhe Sllovakia (226).

Në total, Mali i Zi, më i populluari nga këto shtatë vende (628 000 banorë), ka regjistruar 1 578 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Republika Çeke, më e populluara në këtë grup shtetesh (10,7 milionë banorë), regjistroi 30 088 vdekje.

Mali i Zi dhe Republika Çeke janë gjithashtu dy vendet që kanë regjistruar më shumë raste COVID-19 në popullsi që nga fillimi i pandemisë, me përkatësisht 15 839 dhe 15 505 raste për 100 000 banorë.

Evropa në tërësi është rajoni më i prekur nga COVID-19 me 52 724 615 raste, e pasuar nga Amerika Latine dhe Karaibet (1 024 435 të vdekur, 32 493 431 raste) dhe SHBA dhe Kanada (618 685 vdekje, 34 612 033 raste).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje