OBSH tregon se kur përfundon pandemia e koronavirusit

29 Maj 2021, 09:01Bota TEMA

Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge ka dalë me një deklaratë shpresëdhënëse për sa i përket pandemisë së koronavirusit, ndonëse situata në shumë vende të botës ende është e rëndë.

Sipas drejtorit për Europën në OBSH, Hans Kluge pandemia do të marrë fund vetëm atëherë kur të vaksinohet 70% e popullsisë.

Megjithatë, aktualisht ritmi i vaksinimit është ende në nivele shumë të ulëta dhe në Europë dhe për këtë arsye, Kluge kërkon masa nga qeveritë e unionit që të përshpejtojnë procesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje