Një premtim që duhet ta bëjnë kandidatët për kreun e PD-së

30 Maj 2021, 15:40Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Më 13 qershor, njëri nga katër kandidatët për kreun e PD-së do të zgjidhet nga antarësia e partisë, për ta udhëhequar atë në katër vitet e ardhshme.

Por historia e derisotme me udhëheqjen e PD-së nuk duhet të përsëritet. Nuk ka më kuptim që kryetari ta çojë partinë në zgjedhje parlamentare, dhe pas tyre, të justifikohet me “masakra zgjedhore” apo “blerje/vjedhje zgjedhjesh”.

Çdo vendim e veprim gjatë katër vjetëve para zgjedhjeve duhet të jetë i peshuar e i studiuar mirë, për ta çuar partinë drejt pushtetit. Çdo taktike të kundërshtarit, partia duhet t’i përgjigjet me kundërtaktikën më efikase për marrjen e e pushtetit. 

Dhe mbi të gjitha, nën udhëheqjen e kryetarit, partia dyhet të frymëzojë sa më shumë votues, në mënyrë që dallga e tyre e votave ta përmbysë murin elektoral të partisë në pushtet.

PD-nuk është një parti e dorës së dytë. Kur ka qenë në pushtet, ose i ka patur e vetme votat në Kuvend për ta zgjedhur e mbështetur qeverinë, ose ka patur nevojë për fare pak vota të një partie të dorës së dytë.

Gjithashtu, edhe kur ka qenë në opozitë, ka qenë absolutisht partia më e madhe opozitare. Sidoqoftë, nuk ka kuptim të mbetet pafundësisht partia më e madhe në opozitë, apo largqoftë, violinë e dytë në një qeveri koalicioni të madh me PS-në…

Duke patur parasysh këtë histori të PD-së, të katër kandidatët, përveç premtimeve të ndryshme që po bëjnë këto ditë, duhet të bëjnë një premtim të veçantë, që ndoshta është më i rëndësishmi për të ardhmen e partisë. 

Ata duhet të premtojnë se në mbledhjen më të parë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, do të bëjnë një ndryshim në statutin e partisë, ku të shohet ky nen thelbësor: “Në qoftë se pas zgjedhjeve parlamentare, PD-ja nuk arrin të krijojë qeverinë si forcë e parë e saj, kryetari largohet automatikisht nga çdo post e organ partiak, duke mbetur vetëm një anëtar i thjeshtë i partisë (në qoftë se dëshiron)”.

Një nen i tillë pa ekuivoke do ta vinte në përgjegjësi të plotë këdo që do të zgjedhin në krye të tyre demokratët e thjeshtë më 13 qershor. Dhe ata nuk duan një kryetar/kryetare që t’i udhëheqë nga disfata në disfatë. Ata duan dikë që t’i udhëheqë drejt fitores. Dhe fitore për ta është vetëm kur PD-ja vjen në pushtet – ose e vetme, ose si partia më e madhe e një koalicioni qeveritar…

9 komente në “Një premtim që duhet ta bëjnë kandidatët për kreun e PD-së”

  1. USA says:

    Antaresia e pd eshte e padinjiteteshme,se ndryshe Luli nuk do guxonte te humbte tre pale zgjedhje dhe te mosdorehiqej.

  2. qytetar says:

    Merruni me statistiken.
    Sa shqiptare jane hidheruar dhe nuk u hahet as nuk pihet …shto dhe pagjumesine per shpalljen e Mbretit te tyre Sali…NON GRATA .

  3. Nekiu says:

    Ju llustraxhin e shtypit akoma nuk keni kuptuar ose nuk doni qe te kuptoni qe ne vitin 2021 nuk flitet me per masaker elektorale apo vjedhje te zgjedhjeve!Sot edhe me i humburi ka kuptuar qe eshte programi real e jo i genjeshter ai qe te çdo ne kariken e pushtetit duke u pare si alternative qeverisese e jo si ozurpatore pushteti ku fitorja kerkohet me ç’do kusht per tu pasuruarnje grusht njerezish e klanesh.E pare ne kete kendveshtrim edhe kanidatet e tjere ne intervistat e dhena kane deklaruar se:”Edhe une kam bindjen qe jane vjedhur votat”,nje mentalitet i rrenjosur tek kjo parti dallkaukesh ku llogaria nuk u del ne fund sepse ripyesin vehten qe :Si ka mundesi qe ne jemi hajdutet e zdhedhjeve ne 30 vite pluralizem dhe na i marrin te tjeret duke aluduar qe me siguri qe ata kane vjedhur me shume se ne!JO ore llustraxhinj te kesaj demokracie qe perveç emrin nuk ka asnje gje te perbashket me demokracite perendimore !See pari dihet nga te gjithe qe elektorati ne Shqiperi vazhdon te jete i majte e per pasoj zgjidhet nje alternative me sociale se sa alternativa Berishiste deri me sot!Se dyti kjo parti qe pretendon te drejtoje vendin rruge te vetme nuk ka alternativen e zhvillimit te vendit por me çdo kusht me djegie,shkaterime,destabilizim duan kariken e qeverise ç’ka s’ka birre kurve qe ua jep kete shanc pa argumentuar e pa nxjerre nje ekip te besueshem ne fushate!Lul Basha kurren e kurres nuk mund te fitoje me Xhelal Mezinj,me Mul Noke me Agron Gjekmarket e Mark Market sepse shoqeria Shqipetare ka evoluuar e ndergjegjesuar e per pasoje kerkon nje jete me te mire e te garantuar se sa mesjeten qe na ofron “Partia e Dallkaukeve” duke mos dhene asnje garanci me karvanin e etur per pushtet!Ka vdekur koha e pazareve kur nje here drejtonte nje force e nje here nje tjeter nepermjet rotacionit te pushtetit.Ndaj boll me me receta por thuajni troç qe zgjedhjet nuk fitohen as me sharrje as me djegje as me vjedhje por me alternative e prove qe dini te qeverisni si nje force serioze dhe e denje per te drejtuar vendin!Ata kane mbetur aoma tek vitet 90 ku fajin ua ka komunizmi e jo banditizmi Berishjan e shputa e tij ku jane gati te bejne pazare edhe me djallin vetem per karrike!Boll me ,kjo force nuk ka kuptuar akoma albabetin e demokracise por ka mbetur akoma me dy gishta perpjete ku vazhdojne e vjellin akoma akoolin qe i ka dekur e trullosur tash e 30 vite me radhe!
    Edhe bisnezmeni qe eshte kandidati me serioz ne paraqitje deklaroi para dy ditesh qe:Edhe une kam bindjen qe eshte bere nje masaker zhgjedhore duke vjedhur!Po i njejti mentalitet me emra te ndryshem!Ndaj edhe zgjedhjet ne kete Parti nuk kane me as me te voglen kureshtje se kush do fitoje pasi te gjithe jane pjelle e Berishizmit ku koha e Shqiperise i ka lene shume mbrapa!

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Lulin vetem e vjedhin,ne kohen kur fle !

  5. xhemal says:

    pd nuk eshte parti politike…eshte nje krijese moster pa koke vetem me tentakula qe leshojne vetem ndarje ,urrejtje e anarki..eshte e veshtire ti gjendet nje emer i vertete ..po.nje gje eshte e sigurte eshte drejtuar nga salzmi si nje variant i ri i nazizmit..pa u varrosur salizmi si ideologji e praktik smund te flitet per nje parti qe sjell te mira per shumicen e njerezeve..edhe keta qe konkurojne jane dna e saliut

  6. tom says:

    pd eshte prone e sali berishes dhe e ka caktuar trashgimtarin.si mundet nje pasuri prej miliona eurosh kerkojne tja marin sali berishes.”ka vlere per te gjith partit”.nje deputet ne liste zgjedhiesh i duhen 500000 EURo.Kush kerkon te behet pronar i pd ti japin saliut nje milard euro dhe ta gezoi Te hapesh nje biznes te duhet investim jo me nje parti.Kuvendi eshte shoqeri aksionere dhe varet nga aksionet qe zotron ndahet dhe pjesa e fitimit. To gjitha institucionet kane pronar konkretisht;Pronare te gjykates administrative jane gjyqtare (shesin vendime).E te gjitha institucionet jane me pronar.O,O,O, analista qe na jepni mend?!

  7. jaho says:

    Ik or bole, gje e trashe

  8. cudanok says:

    E falenderoj nga zemra z.Xhemal dhe z. Tom
    per komentin e sakte ! Edhe une ve bast me te gjithe shqipetaret “demokrat” se do te fitoje vetem Luli
    Kjo sepse asht investu para e madhe tek ai njeriu qe mos tja permendim emrin”S.B” Nuk besoj se ne Shqiperi ka kush 1 miliard dollare per Salen!
    Do tju kujtohet ky koment mbas zgjedhjeve ne “P.D”
    Thank very much. “TEMA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje