Basha: Rama e ka kthyer PS-në në një stallë lopësh ndaj i humbi zgjedhjet, ne tani jemi më të fortë dhe triumfues

2 Qershor 2021, 14:11Politika TEMA

Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me strukturat e selisë blu në Bashkinë e Vorës dhe në Njësinë nr.11 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Basha tha ka deklaruar se “kush flet për zgjedhje në vitin 2025, është dorëzuara para regjimit “Rama-Doshi’.

Kreu i PD ka lënë të kuptohet se në se do konfirmohet në detyrën nga demokratët ai do vijojë betejën për të zhvilluar sa më parë zgjedhje të parakohshme.

“Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar. E di dhe Edi Rama, që të padorëzuar, të bashkuar, të vetëdijshëm për arritjet pavarësisht prej masakrës zgjedhore, por dhe të gatshëm për të përmirësuar atë që çfarë kemi ne në dorë për të përmirësuar dhe për të ecur me hapin e kohës, padiskutim që ne do të posedojmë akoma në mbyllje të procesit të 13 qershorit, edhe vetëdijen, edhe vendosmërinë për të qenë mendje ndarë dhe të vendosur për ta çuar misionin deri në fund. Dhe këtë mision nuk e kemi për veten tonë, se kemi për karriget tona, se kemi për karriget tuaja, e kemi për shqiptarët. Pushteti kurrë nuk ka qenë qëllim në vetvete për ne.

Dhe lidershipi im në krye të Partisë Demokratike, nuk ka qenë kurrë një lidershipi privilegji, as për vete dhe as për ju, por sakrificash. E kush më mirë se ju është dëshmitari i këtyre sakrificave? Së fundmi për tam-tamet që duan t’i rishkruajnë historinë: mund të kishin shkuar më 25 prill duke u zvarritur siç kanë bërë disa simotra tona të cilat nuk ekzistojnë më. Ose duhet të marrësh një xham zmadhues për t’i parë, në kuptimin elektoral të fjalës”, ka thënë Basha në takim me demokratët e Njësisë nr.11.

Duke krahasuar PD-në me Partinë Socialiste, Basha tha se Rama e ka shndërruar selinë rozë “në një stallë lopësh”.

Dy gjëra t’i themi qartas sa i përket qëndrimit tim, sot si kryetar i Partisë Demokratike dhe nesër me besimin tuaj për të vazhduar betejën: një, rezultati i 25 prillit, tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve shqiptarë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet. Dhe dy, nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë, por ka atë që bën çdo qytetar me dinjitet në Europë, çdo familje politike me dinjitet ka përballje me anti-vlerat, ka betejë me regjimin deri në rrëzimin e regjimit dhe deri në rikthimin e Shqipërisë në një vend me demokraci dhe me zgjedhje normale.

Ndaj tani i gjendur përballë këtij realiteti ai po përpiqet dhe do vazhdojë të përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi, të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin. Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm. Po brenda këtij avantazhi ka dhe një risk për të cilin jam shprehur dhe dua ta përsëris, në kushtet kur me gjithë masakrën zgjedhore ka përballë një Parti Demokratike më të fortë, më të madhe sesa ç’u fut në betejën e 25 prillit, hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje.

Dhe me këtë kam parasysh faktin se dilemat nëse 25 prilli ishte masakër zgjedhore apo fitore e Edi Ramës, të artikuluar pa thellësinë e përgjegjësisë që ka çdokush prej jush që ka qenë në këtë betejë, mund të lindin fillesat e një përçarjeje të re mes nesh. Sepse siç e kam thënë prej ditës së parë në Këshillin Kombëtar dhe po e përsëris dhe sot, nuk mund të jenë të dyja. Nuk mund të jetë edhe masakër zgjedhore, edhe fitore e Edi Ramës. Është o njëri, o tjetra”, tha Basha.

Ndërkohë që gjatë takimi me strukturat e Vorës, Basha ka deklaruar se PS i vodhi zgjedhjet, ndërkohë që PD do të dalë më e fortë nga procesi i votimeve brenda partisë.

“Partia Demokratike doli nga kjo betejë më e fortë dhe më e madhe, në bindjen time më të thellë, prej dy faktorëve kryesorë: së pari sepse ka qenë, është dhe mbetet parti e vlerave, parti për shqiptarët dhe e shqiptarëve. E ndaj shqiptarët na ndoqën, sepse e besuan dhe e besojnë se betejën e bëmë dhe do ta bëjmë për ta.

Prandaj nuk ka gëzim në kampin kundërshtar, sepse e di që nuk ka vjedhur thjesht fitoren tonë, por ka vjedhur aspiratën e shqiptarëve për ndryshim, ka tjetërsuar vullnetin dhe shpresën e tyre për ndryshim dhe se gjurmët e këtij krimi ndodhen kudo të shënuara, jo thjesht dhe vetëm në institucione, por në mendjet dhe shpirtrat e të gjithëve atyre që besuan dhe kërkuan ndryshimin.

Dhe së dyti, sepse pavarësisht të gjithë përpjekjeve të kundërshtarit për të na përçarë, jo sot, por sot e mot, që në muajt e parë të lindjes së kësaj partie janë thyer njëra pas tjetrës si shkopinj.  Bashkimi dhe vlerat janë dy faktorët që Partia Demokratike ka dalë nga të gjitha sfidat ballëlartë. Janë dy faktorët, sepse në 25 Prill në vend që të gjunjëzoheshim, në vend që të zvarriteshim, në vend që të përgjysmoheshim, dolëm të fortë, të bashkuar dhe të vendosur”, ka thënë Basha.

25 komente në “Basha: Rama e ka kthyer PS-në në një stallë lopësh ndaj i humbi zgjedhjet, ne tani jemi më të fortë dhe triumfues”

  1. halim says:

    Or Lyl stalle lopesh e hale e ke ti partine or lyl lamashi. Edhe Rama kegen eshte po te pakten pak me i mire se ti, ndaj e votojne shqiptaret.

  2. Bardha says:

    Cojni urgjent ne psikatri,ky idiot ka mbaruar dhe keta njerze marrin ere pordhve te tija,turp ku ka perfundua p.d

  3. Jim says:

    Ky eshte budalla fare Kush I ka humbur zgjedhjet ? Kete nuk Po e kuptoj!

  4. Soko says:

    Si e la te nenkuptohet? Ose e ka thene, pse s’e ka thene

  5. SPAK says:

    Cfare thote ky Lylka ore se nuk po e kuptoj? Rama te ka mundur dhe do te mundi ne cdo pale zgjedhje o hajdut-vrases? Ik dhe ferkoja Saliut tani edhe per 4 vite? O zot si mund ta durojne demokratet ket shkerrllat njeri?

  6. E verteta says:

    Tamam sic mburren serbet me humbjen e betejes ne fushen e mellenjave, duke e paraqitur si fitore!

  7. Ari says:

    Ka.pire.shume.sote.ky

  8. artisti says:

    Edhe nese kisha ndonje fare vleresimi thjeshte se ngjante me shokun Enver ne paraqitjen e jashteme me zhgenjeu me intelektin prej kepucari ndaj dhe po i them te pirdhet sa me pare nga politika

  9. Nard Ndoka pompisti says:

    Më e fortë,por pa ty që fluturon me presh… nga fitorja në fitore…

  10. Shqiptar says:

    Shko mor zar i Sali Kriminelit. Ti kujton se Shqiptaret jane budallenj. Nuk ke per te ardhur kurre ne pushtet, per sa kohe shefi jot, krimineli Sali Berishovic, agjent i Ruseve te jete gjalle. Shqiptaret Jane njerez te zgjuar dhe me dinjitet qe nuk kane per te votuar kurre më, tu dhe padroni tend.

  11. Luli says:

    Ky o eshte cmendur fare?? ose paska qene budalla?
    Si mund te thote kam fituar ,Kur ka humbur .Cfar mendon ky?? njerzit jane akoma budallenje ????
    Ooooo Democrate zgjohuni nga gjumi qe Basha ju ka vene me babain e tij historik Sali Berisha ??????????????????????

  12. Dario says:

    a ti je idiot o Lyl!

  13. Neri says:

    Ska gezim ne PS per fitore.Kjo te mori ne qafe o i zi.U gezove para koha.A s’ishe ti qe flisje me gezim para kohe i shoqruar me qindra makina kudo ku vije dhe te dukesh sikur do te fitoje..Ore harrove cfar thoshe kur mbaruan zgjedhjet lokale:shqipria eshte 85%domokrate.E zeme se do te behen zgjedhje te parakohshme:me cfar pogrami do te dalesh para zgjedhesve:me ato genjeshtra te paralizushme qe dole tani.Tani krahso kush e ka kthyer partine ne stalle lopesh.Nuk ke se cfar ben me Z.Lulezim Basha;futu brenda ne zyre nxir detyra nga zgjedhjet e tanishme dhe o burra perpara ne 2025,por me pogram te realizushem jo me andrra me sy hapur.

  14. Rezi says:

    O Zot sa i peshtire eshte, sa mashtrues, sa i pasfte eshte. Ky derdimen ka nje nivel mizersbel, kudo qe shkon perdor 30-40 fjale pa lidhje, shpifes i ndyre.
    Fatkeqesi e madhe per kete force politike.
    Me erdhi mire qe kandidatin Shehaj e ka takuar Ambsadorja Kim. Eshte vleresim per Shehajn, ka stature me te besueshme se ky dordoleci dhe tre kandidatet e tjere por….Lulezimja do vazhdoje te mbaje ste karrike perderisa ashtu e do doktor mortja.
    Sido qe te behet, PD ka potenciale qe te reformohet dhe sinjalet jane shpresedhenese. Per 6 muaj PD do gjeje rrugen e duhur dhe Lulezimja te beje gadi sendyket per Hollande.

  15. Tepelensi says:

    Prandaj edi rama na bene palle
    Se kakundershtare kete gomare
    Prite gomare qe te mbije bare
    Degjohet vetem ne ate stalle
    *
    Ne ate stalle ku ti basha je i dyti
    Sali berisha te ka zene prej fyti
    Njeher ngrihesh njeher shkrihesh
    Kete pune ke sa here qe rihesh
    *
    Vec nje gje bere kete rralle mire
    Qe kure kurkuat ju rinumerim
    Dhe kure u numerua cdo vote
    Tezat e vjedhjes na dolen kote
    *
    PDen ska nevoje ta percaj njeri
    Se per kete mjafton vetem ti
    Ha dru gjithmon e beje armiq
    Te shkone parulla Basha ikkkk
    *

  16. THJESHTE KENI NE KRYE NJE BUDALL TE PANDREQESHEM!
    TJU RROJE E TJU LERE MBRAPA!!!!!

  17. CARI i RUSISE says:

    Rama humbi zgjedhjet, hahaha, nje absurditet ne kufijtë mdis reales dhe ireales siç thotë i Madhi Kadare. Absurditet aq fantastik sa qe ne vend të të revoltoje të argeton.
    Rama “humbi zgjedhjet” ti fitove CARIN o CAR i Shqipërisë.

  18. Patatja është edhe bukë, edhe gjellë...hahahahahahaha. Populli i varfer dhe i vuajtur Shqiptar e din që 200 vjet çka është patatja, dhe humbjet tua o Lulie Basha e Salushe Shiqerja. says:

    “Jemi të fortë dhe të patundur perpara armikut të brëndshëm dhe të jashtëm me Imperialistët Amerikanë në kokë. Ne kemi fituar dhe fitojmë gjithnjë të gjitha betejat. Tani do t’ju them një sekret : që patatja është edhe bukë, edhe gjellë….etc etc etc” ( disa nga fjalët e fjalimit të Enver Hoxhës në inagurimet e disa shtepive të shebura nga termeti në Shkoder ). Kurse me ty Lulzim Basha dhe Sali Berisha jam shumë i zënë me tjeter punë që të zgjatem në këtë koment, por po e mbylli me – gjithë malokeria Shqiptare jua shkerdheftë gjininë femrore që keni në familje -.

  19. Kur nuk shikon drite ne fund te tynelit says:

    O mbeshtetes te PD-se.Mos u tregoni native,me keto brockulla qe nxjere nga goja,kerkon vetem mbajtjen nen kontroll te partise,se nuk mund te beje asgje per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.Fakti qe Ambasadorja Amerikane takon kandidate te tjere tregon se i kane vene kryq LB.Reflektoni se do te ngeleni perjete ne opozite.

  20. NAIMI says:

    O idiot,Partia Sacialiste nuk eshte stalle lopesh,por perceptimi yt aq e ka fushen e veprimit.Ti je adolishent ne politike dhe ke nje kapacitet me 300 fjale ne fjalorin politikberes.Intelekti yt eshte kaq i manget se edhe sorrat bejne aheng 24 ore kur te shikojne ty.
    Ti e ke futur PD ne nje qirsokak sa nuk i dihet se si do te perfunfoje,ndoshta ne nje OJQ.
    Ti shikon enderra me sy hapur dhe vazhon te luftosh me mullinjte e eres.I ziu Don Kishot.vazhdo te rish te kthesa se mos i bien koqet dashit.

  21. pjeter says:

    Iiiiiii po ky eshte KKKKKKK fare mor njeres,ky nuk ofendon Ramen e socialistet per keto qe thote,por ata qe kan votu,e qe votojne rregullisht PD-ne pa rezerva ,po jo nje çike,ky i syegjynos komplet.Per zotin ,duhet te jesh komplet idiot te shpresosh te ky njeri.Ngaterron bordellon Partise te Debilave qe shpreson te jete kryekar !!!!!.Ti je mor trap,Kryekari i partise se Saliut,asgje tjeter.

  22. Tutu says:

    Idiot klinik…

  23. Leksi says:

    Bravo Lulzim u vetëdeklarove fitimtar..Për perëndimin je katandisur në një Don Kishot modern.Por edhe ne shqiptarëve na kujton gjeneralin e ushtrisë së vdekur…

  24. shqip says:

    Këto lajthitje janë për njerëz të lajthitur. Ore, ky shkon këtu, atje, atje matanë, dhe sigurisht që i mbledh 5 vetë në takime. Tani, ti përsëritësh tjetrit të njëjtin refren si para 8 vitesh , dhe të dëgjosh si guak këtë fyellin, këta qofshin. Megjithatë më mirë kështu. Me mire se po erdhën këta ne pushtet , do jetë e treta e vërteta. Dy herë e dogji, e kthehu në Kandahar vendin. Tani që është prishur edhe me Amerikën, po ju a le juve imagjinaten.

  25. Doktor Rrumpalla says:

    Ore,a ka zot ai stan,po lidheni kete,se po ju percmon dhe turperon cdo dite,ky eshte budalla me pare shume,po sa te keni kete unuk ne krye te partise,ju do dilni ne pension bashke me te ne opozite,lidheni qe te shpetoni dhe cojeni e vizitojeni qe ta sheroni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje