Merret e pandehur ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

2 Qershor 2021, 12:23Politika TEMA

Ish-drejtuesja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e akuzuar për shpërdorim detyre nga SPAK është marrë zyrtarisht e pandehur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-kryebashkiakja e LSI ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes, janë prishur disa objekte private.

Sipas tyre, shembja e objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje