Bilushi i Metës propozon çimka për takimet me ambasadoren amerikane

3 Qershor 2021, 21:04Antena TEMA

Pas takimeve të rivalëve të Lulit me ambasadoren amerikane në Tiranë, Bilushi i Metës propozon një sërë masash që mund të përdoren në favor të informacionit, nga këto takime:

“Të dashur miq!

Siç e shikoni, amerikanët po fusin hundët në punët e brendshme të opozitës.

Deri më tani kanë takuar 2 nga 4 kandidatët në garë, dhe natyrisht u kanë folur kundër Doktorit.

Kjo që po ndodh është skandal, pasi siç dihet, ne, edhe në fushata elektorale, e kemi të ndaluar ndikimin e të huajve.

Dhe  kur e kemi në fushata elektorale, natyrisht që e kemi dhe në fushta brenda partisë.

Këtë problem e ka pasur dhe LSI me disa kuadro të saj, që raportonin në Ambasadën amerikane.

Por ne e gjetëm zgjidhjen.

Sa herë që ndonjë ministër i joni, ose drejtues i lartë i partisë, raportonte se i ka kërkuar takim ambasadorja amerikane, e thërrisnim në zyrë.

Aty i instalonim aparaturat tona diskrete, një mikrofon në formë çimke të vogël që rregjistronte bisedën, dhe pasaj kur takimi mbaronte, e thërrisnim prapë në zyrë dhe ja merrnim çimkën.

Reparti i zbardhjes së kasetave e zbardhte bisedën dhe ja çonte të printuar shefit.

Ai pasi analizonte gjithë bisedën, arrinte në përfundimin, nëse takimi ka qenë korrekt, apo njerëzit e tij e kishin tradhtuar.

Kjo rezultoi shumë efiçente.

Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe PD.

Është e patolerueshme që rivalët për kryetar PD të takohen me armiken e PD dhe Doktorit në mes të ditës dhe pas takimit të bëjnë sikur kanë folur për Shqipërinë.

Ne e dimë që kanë folur për Doktorin, por ata duhet të tregohen të sinqertë.

Ndaj që ky fenomen të marrë fund, atyre u duhen instaluar çimka në xhaketë.

Vetëm kështu mund të zbardhet e vërteta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje