Masakra në lokalin në Lushnje: Pas vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij, autori telefonoi gruan. Vite më parë kishte vrarë shokun e vet

3 Qershor 2021, 11:46Kronika TEMA
Masakra në lokalin në Lushnje: Pas vrasjes së 62-vjeçarit

Viktima Rako Qorri

Rako Qorri u qëllua për vdekje nga bashkëfshatari i tij në Fier të Ri të Lushnjes. Shkak u bë një zënkë e çastit mes tij dhe 57-vjeçarit Sofokli Shani dhe ky i fundit e qëlloi me kallashnikov.

Mësohet se ata janë konfliktuar edhe fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa në sherr është përfshirë edhe djali i viktimës, 31-vjeçari Klajdi Qorri.

Pas përplasjes, 57-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë armën dhe ka qëlluar Rako Qorrin dhe të birin. 62-vjeçari mbeti i vdekur në lokalin e tij, ku ndodhi edhe ngjarja, ndërsa pak metra larg të atit u plagos edhe 31-vjeçari.

Ky i fundit fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas u transportua drejt kryeqytetit, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Pas ngjarjes policia e vuri në pranga 57-vjeçarin Sofokli Shani. Pasi kreu krimin, ai ka telefonuar bashkëshorten duke i thënë se e kishte vrarë 62-vjeçarin dhe ka qenë duke pritur policinë që ta arrestonte.

Dyshohet se 57-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer vrasjen. Shani ka qenë edhe më parë i dënuar pasi ka vrarë para viteve ’90 me thikë shokun e tij dhe ka qenë i dënuar me 15 vite burg.

2 komente në “Masakra në lokalin në Lushnje: Pas vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij, autori telefonoi gruan. Vite më parë kishte vrarë shokun e vet”

  1. ?????????????? says:

    Këto jane armet e 97 qe do ti vuane edhe per shume kohe

  2. Milan says:

    Gijotinen per kete kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje