Berisha-Kryemadhi, 9 mijë USD pagë në vit edhe pas djegies së mandateve: Mbi 400 mijë USD kosto nga ish-deputetët e PD-LSI

4 Qershor 2021, 18:02Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Dorëzuan mandatet e përfaqësimit në Kuvend në mars të vitit 2019, me qëllimi krijimin e një krize politike për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’ dhe për të marrë pushtetin, por krerët e opozitës shqiptare nuk kanë hequr dorë në asnjë moment nga të gjitha përftimet e mundshme që burojnë nga statusi i ish deputetit.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2020, rezulton se ka përfituar 940 620 lekë ose rreth 9 mijë USD nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në formën e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit. Mbi 9 mijë USD ka futur në xhep edhe Sali Berisha gjatë vitit 2020, ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve.

Berisha dhe Kryemadhi kanë aplikuar për pagesë kalimtare nga ISSH, duke shfrytëzuar një hapësirë ligjore në ligjin e ’96 për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese, ku për deputetët parashikohet që pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore dhe më pas marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Përpos Berishës dhe Kryemadhit, kanë aplikuar për gjysmën e pagës edhe 43 ish deputetë të tjerë të PD-LSI.

Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e linjës radikale të opozitës kanë aplikuar për gjysmën e pagës. Ish-ligjvënësit e opozitës, gjatë vitit 2020, kanë përfituar në total 41 387 280 lekë për vitin 2020 ose rreth 400 mijë USD nga buxheti i shtetit. Disa prej tyre, të cilët nuk do të jenë pjesë e Parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të vijojnë përfitimin financiar deri në mars të vitit 2022. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili vijon të mbrojë si një vendim të drejtë aktin politik të djegies së mandateve, nuk ka përfituar pagesë kalimtare, për shkak të mos aplikimit.(Shqiptarja.com)

Lista me ish-deputetët dhe përfitimi i tyre për vitin 2020

Monika Kryemadhi, 940 620 lekë

Fatmir Mediu, 940 620 lekë

Sali Berisha, 940 620 lekë

Jorida Tabaku, 940 620 lekë

Klevis Balliu, 940 620 lekë

Petrit Vasili, 940 620 lekë

Edi Paloka, 940 620 lekë

Ervin Salianji, 940 620 lekë

Flamur Noka, 940 620 lekë

Oerd Bylykbashi, 940 620 lekë

Enkelejd Alibeaj, 940 620 lekë

Aldo Bumçi, 940 620 lekë

Grida Duma, 940 620 lekë

Genc Pollo, 940 620 lekë

Gerti Strazimiri, 940 620 lekë

Klajda Gjosha, 940 620 lekë

Silva Çaka, 940 620 lekë

Mesila Doda, 940 620 lekë

Aqif Rakipi, 940 620 lekë

Gledion Rehovica, 940 620 lekë

Valentina Duka, 940 620 lekë

Sezai Rokaj, 940 620 lekë

Floida Kërpaçi, 940 620 lekë

Isuf Çelaj, 940 620 lekë

Xhemal Gjunkshi, 940 620 lekë

Albana Vokshi, 940 620 lekë

Agron Çela, 940 620 lekë

Bardh Spahiu, 940 620 lekë

Nora Malaj, 940 620 lekë

Bujar Kallogjeri, 940 620 lekë

Luciano Boçi, 940 620 lekë

Hekuran Hoxhalli, 940 620 lekë

Endri Hasa, 940 620 lekë

Endrit Brahimllari, 940 620 lekë

Luan Rama, 940 620 lekë

Përparim Spahiu, 940 620 lekë

Kejdi Mehmetaj, 940 620 lekë

Orjola Pampuri, 940 620 lekë

Nard Ndoka, 940 620 lekë

Romeo Gurakuqi, 940 620 lekë

Dhurata Çupi, 940 620 lekë

Andon Frrokaj, 940 620 lekë

Florjon Mima, 940 620 lekë

Vangjel Dule, 940 620 lekë

21 komente në “Berisha-Kryemadhi, 9 mijë USD pagë në vit edhe pas djegies së mandateve: Mbi 400 mijë USD kosto nga ish-deputetët e PD-LSI”

  1. Ja pra ,
    ky eshte Shteti i Kaqolave dhe Shkerdfhatave qe pasurohen duke tradhetuar Shqiperine ke greku e serbi ,
    duke ndertuar Vila kudo bregdetit shqiptare ,
    duke u cjerr e gerthitur medieve e rrugeve si te marre ,
    duke bere nga 3 -4 dashnore dhe finacuar pushimet VIP-ave (kurvave ) ne Bora -Bora e kudo ne Bote ,
    kta ish deputete qe lan dorzuan kartat e deputetit dhe ndezen flake Kryeministerine e lan name rrugeve me kapsolla e
    molotove ,qe ja bejn jeten te padurushme qytetareve shqiptare duke sjell vezem Shtres e dhune ,histeri kunder Normalitetit
    qe Taktike e qellimeshme ,qe shqiptarret te lene Shqiperine dhe kta te gezojne e pasurohen e mos i trembejn askujt me
    e behen Pronaret e Shqiperise –
    te gjitha jane Paret e Taxapaguesit Shqiptare ,qe ja heq nga goja Shteti – pleqeve ,femijeve dhe pasuron
    Maskarenjte qe shkaterruan Shqiperine !!!!!!!!!!!
    Cfar eshte ky Shtet ?????????????????????
    Ku ka nji Shtet te tille qe paguan Deputetet ( Kriminelet Deputete dhe Antishqiptaret kjo eshte me skandalozja)
    ne cilin vend Europian paguhet Deputetei kur Nuk Shkon ne PUNE duke e Refuzuar ate ??????????????
    por edhe 10 -.Fishin e rroges ose te ardhura financiare te qytetarit ne ate vend !
    Shqiptaret duhet te bejne nji Organizate dhe hedhin ne gjyqe Shtetin dhe Deputetet qe kane perfituar pare pa qen te Punesuar ne Parlament !

    Ktu s’kemi te bejme me Demoraci por me nji Diktature te ca te lajthiturve qe shiten per Politikane
    te dy ose tre Bandave qe po varferojne popullin dhe Shtetin Shqiptare
    duke u pasuruar pa i dhene asgje ktij populli e ktij Shteti perkundrasi Fitojn dhe Shkaterrijne !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Shqiptari says:

    i kane kopsitur mire ligjet per vete keta, per popullin e thjeshte eshte akoma ne fuqi ligji i xhungles – vdis po nuk dite te kujdesesh per vete. As sindikata as me the e te thashe, u tall Berisha sa i deshi qejfi i trajtoi sindikatat si vegla te tijat. A mendoni qe do ishin ne gjendjen qe kane qene dhe jane Armo e shume te tjera nese do kishte pasur sindikata dinjitoze dhe do mbronin te drejtat e punetoreve dhe te drejtat e pasurise publike. Jo qe keta qe erdhen me pas jane me te mire, por demet me te medha jane bere tashme.

    1. lesh e li says:

      Dhe hajde shpreso te keta hajdut. Nje mut jane te gjithe. Sepse te gjuthe i miratojne dhe perfitojne keto privilegje.

    2. Bureto says:

      Nuk ka faj ligji. Fajin e ka interpretimi i tij i gabuar, sepse ligji parashikon, me të drejtë, pagesën kalimtare kur ai nuk zgjidhet më, pir jo kur e lë vetë mandatin. Per mua është qeveria qe ka blrë veshin shurdh dhe syrin worr për kltë. Ministria e Financsve dhe KLSh duhet të kishin reaguar ne kohë. Turp plr këto skandale!

  3. Meri says:

    Nese nje nepunes shteti braktis punen vazhdojne i paguajne rrogen dhe sigurimet?
    Se po te jete keshtu, bukuri fare. Braktis punen, merr rrogen.

  4. Loku says:

    Keta jane ata që do të sjellin ndryshimin. Braktis detyren e merr rrogen.

  5. mik says:

    Nun e kuptoj se kush duhet fajsuar ne kete rast : Ata qe u paguan, apo ata qe i paguan ?

  6. ?? says:

    MOS U NGOPSHIN !
    JU DALÇIN NGA HUNDËT !
    E PAGOFSHIN SA TU DHËMB PËR TËRË JETËN .

  7. katarakti says:

    I kanë bërë ligjet për veten e tyre si jo më mirë. Dhe të mendosh se janë ca injorantë/e që nuk dinê të lexojnë asnjë shkrim, jo më të dinë ta shkruajnë! Deputetë me gjithë këto privilegje që nuk u është dêgjuar zëri kurrë. Zihen me njëri tjetrin si çakej për poste, para dhe pushtet dhe nuk i dëgjon një herë të flasin për të mirën e popullit dhe Atdheut. Plehra, plehra, plehra. Jo të kesh respekt për këta ndyrësira deputetë, por duhet t’i pështysh në fytyrë sa herë që i ndesh përballë. Por kanë policinë, gjyqet deri edhe shoferët si bodigardë që i mbrojnë. Prandaj e dhjesin në gojë popullin.

  8. Nuk eshte e vertete says:

    Po’ fajin e ka palloshi i gjate o shqiptare qe i ka dhone rrogen kurva me e madhe eshte ky interesi l palloshit eshte te mbaj pushtetin Ca’ fajin Kane kto kur qeveria kurve e rames nuk i pret rrogen o popull leshi nuk e kuptoni qe Jane bashke per te vjedhur PS PD lsi

  9. roritota says:

    Të vjen të vësh ulërimën, si mor kanë marrë 409 mijë dollarë dhe plus me protestat që shkatërruan qytetin dhe s’u dënua asnjeri? Po të llogarisni dhe ato shpenzime, shuma shkon tek 500 mijë dollarshi. Dhe duan akoma? Po s’i mjaftojnë ato që vodhën dhe këto që i kanë marrë sipas ligjit? Ka vënd ku të rrijë kjo? Të mos shkosh në punë e të paguhesh, e nga ana tjetër t’u qash hallin atyre që s’kanë? Që në kohën e socializmit lexonim: ata që vjedhin thërrime, dënohen. Ata që vjedhin miliona nuk dënohen. Deshët kapitalizëm? Ky është, jep disave dhe rjep shumicën. Kudo ligjëvënësit kanë qëndisur ligje për vete, por në Europë, kur largohen nga politika, vazhdojnë jetën private dhe mbahen me ato që kanë marrë e marrin. Në Shqipëri vazhdojnë të na shurdhojnë veshët, Berisha vjell vrer për qeverinë, por paratë që merr i pëlqekan. S’i mjafton pensioni atij derdimeni? Turp për interpretimin e ndyrë që i bëni ligjeve, dhe ju analistët ku e keni gojën në lidhje me këto shpenzime???

  10. Patrioti says:

    Ligje per te rjepur arken e “shtetit”, taksat qe u merren popullit nepermjet “Ligjeve ” sipas interesave te sunduesve partiak te te gjithe kraheve politik, fatkeqesi per ne popull injorant, tifoz, qe votojme keto lloje politikane qe po na marrin shpirtin duke shumuar fukarenjet , pensionistet….. Vertet MOS U NGOPSHIN, E PAGOFSHIN ATY KU U DHEMB ME SHUME NE FAMILJE.!!!!!!

  11. Eshte per te bertitur po lart ne qiell !
    Kta maskarenje pasuhen cdo dite me Miljona pa i sjell asgje te mire ktij populli ,
    por perkundrazi duke i shkaterru jeten !

    Ne nji vend tjeter ,Analistat du ti kishin Gozhduar Kto Politikan maskarenje
    deri sa ti nxirnin para Gjyqit .ne Strasburg – ky eshte krim ndaj populli tend -vjedhje e vafrerim i Ligjeruar nga Kta Funderina ,
    qe sot jane Miljardere dhe me disa Vila .
    Ne mos ne Shqiperi se dihet qe Drejtesia i sherben ktyre Putanave qe edhe si Pamje ti shikosh duken qarte se cilet cfar jane ,
    por ne asnji menyre Politikane .


    A ka per thon dicka Banda e anal istave
    si Lubonja ,Zheji , bythati e muti e kaka
    qe na ju dhimbset Banda e Shkerdhatave e krimineleve te ktij vendi ?
    Po kte Popull kush e mbron nga Bandat e Politikes dhe anal istave ?????????????????????????????????ßßß

  12. TUUUUURP ! says:

    TUUUUURP me te madh ,s’mund t’e kete , keta jo qe nuk duhet t’e mernin , por per prishje te kontrates te punes , per DELIKATESE po e quaj pune , se kjo e tyrja vetem pune s’eshte , dhe braktisje te detyres duhet t’e kethenin leke , jo t’e mernin !
    TE GJITHE TE BARABATTE PARA LIGJIT , LIGJ I BARABARTE PER TE GJITHE !

  13. Lala i Lushnjes says:

    Keni dëgjuar gjë për një kryeministre që rrezikohet sepse mori pak më të shtrenjtë mengjezin , brënda normës thjesht djathi do të ket qënë “prej dhëje or tëj,, .
    Silleni në Shqipëri të bëjë një vilë në Lalëz, një në Himarë e nje hyrje në Londër.

  14. Suka says:

    Ju befshin helm se e ropet kete popull.

  15. Lida says:

    SHOQERIA CIVILE DUHET TE ORGANIZOJE NJE PROTESTE MASIVE PERPARA KRYESISE SE KUVENDIT PER KETE KRIM ME PARATE E TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE.

  16. Timi says:

    Me keto fakte, unrvnuknkam se cfarectevthem me , vetem … shtet shkerdhate! Turp!

  17. ce says:

    Po paska te drejte trularaska, shalepiprra, kembeshtrembeta, sygerdoqja, veshllapushja, e pashkolluara me shkolle te mesme sharebajga e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja qe kakaris neper ekrane tip cim pordha se merrka 900 mije leke rroge dhe pa qene ne parlament. Po per Sashen e Lalezit a keni menduar ndonje 500 mije leke ne muaj se dhe ajo ka shpenzime. Kurre me banda naziskine e Nafije dybekut turikalit te leshitlikes ne parlament. Shkofte ne te s’emes gruaja me e urryer e planetit.

  18. Like says:

    Ja pra edhe Rilindja e lau borxhin ndaj “baballarve”

  19. spata says:

    Ky eshte nje nga sukseset e demokracise shqiptare .Kot nuk bertisnin e cirreshin politikanet e viteve 91 .Tani do ham e pim pa punuar . Do themi cte duam, do fusim duarte ku te duam,ligjet do ti bejme vet dhe bajgat tona do ti mbeten popullit . Kjo eshte filozofija e te ardhurve ne pushtet pas rrenximit te sistemit . Pika qe su bie te Majtve e te Djathtve qe vendosin keto raporte me fondet qe dalin nga djersa e popullit .Do te ishja kurjoz te hapej nje debat i gjere ne popull rreth kesaj teme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje