“Dorëzohet” Ilir Meta, Bashkia merr nën kontroll zyrat e Sali Shehut

4 Qershor 2021, 11:31Politika TEMA
“Dorëzohet” Ilir Meta, Bashkia merr nën kontroll zyrat e

Bashkia e Tiranës ka rimarrë zyrat e Frymës së Re Demokratike, të cilat ia kishte dhënë me qira.

Kujtojmë që gjatë fushatës zgjedhore, kjo zyrë u kthye në një mollë sherri.

Vetë presidenti Ilir Meta shkoi të përleshej me policët që kishin shkuar të lironin zyrat, duke dhënë një shfaqje të shëmtuar, të padenjë për një president.

Por tashmë që zgjedhjet kanë mbaruar dhe opozita humbi sërish, Ilir Meta mesa duket është dorëzuar dhe nuk ka shkuar të mbrojë zyrat e Sali Shehut.

Kryebashkiaku Erion Veliaj la afat javën e parë të qershorit për lirimin vullnetar të ambienteve dhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrat e FRD u zbrazën pa asnjë rezistencë fizike nga Sali Shehu dhe Ilir Meta.

Sipas ligjit, vetëm partitë që kanë mbi 1% të votave apo të paktën 1 deputet ne Parlament, Bashkia mund t’u siguroje zyra per selite e tyre, ndërkohë që FRD nuk kishte as 1% të mbështetjes qytetare dhe as 1 deputet.

Që prej vitit 2013, me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka pasur selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ajo përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve.

Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

4 komente në ““Dorëzohet” Ilir Meta, Bashkia merr nën kontroll zyrat e Sali Shehut”

  1. Kte detaj ,
    ose si me then rregull qendrimi e mosabuzimi me Pushtetet ,
    s’e kan dit hic Policia qe ktu po fryen pasi , Cjapi ( pri Cepani ) osh tu dhan shpirt ,
    mbasi ngordhi Dhia ( e vicidolit )?

  2. k says:

    Çoni ndonjë autoblindë se mund të kthehet fshatari injorant se eshte mut sokoli.

  3. Sokrati says:

    Nje shuplake me shume vetvetes se degraduar te ilir cepanit.
    Modeli se si njeriu “i madh” vetposhterohet ne menyre progresive…

  4. Emigranti SHBA says:

    Po ku je mor Ilir Rexhep Ducke Cepani ?
    Dil mor “Mic Sokoli” ( ti ske surrat t’i zesh emrin ne goje jo ta zvendesosh ate) ku je futur ne breket e Mones apo ne halen e Sashes te Gj.Lalesit ?
    Dil bre burre cfar pret akoma, apo i ke mbushur poturet dhe te bje ere gjaku ?
    Ti ke qene dhe shtepi lufte mor qerata. Shtepia jote ka qene edhe “spital i partizaneve” dhe me sa duket bie era gjak akoma nga te “vraret”e te “plagosurit”e Cepanit. Prandaj edhe ti kerkon me patjeter gjak shqiptari, prandaj i vrave i vodhe dhe i gropase ne M. Me Gropa.
    DIL BUBURREC DIL KU JE FUTUR SE SAPUNIN KE PER TA GRENE SE SHPEJTI, SE BASHKU ME DR.MORTJEN tamam si TOS LUBONJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje