“Masakran e Çoles”: Zinxhiri i atentateve nga 2015 në Vlorë, që vazhdon të shkaktojë viktima

4 Qershor 2021, 09:10Politika TEMA
“Masakran e Çoles”: Zinxhiri i atentateve nga 2015 në

Pas atentateve të fundit, Vlora është tronditur sërish nga një tjetër vrasje me armë zjarri. Pesë minuta para mesnatës së të mërkurës, është ekzekutuar në brendësi të pallatit të tij në lagjen “24 maji”, Shkëlzen Velaj, 42 vjeç.

Ai është qëlluar në katin e pestë të pallatit ku banonte me një breshëri kallashnikovi dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.

Si ndodhi ngjarja

Sipas informacioneve paraprake, viktima po kthehej në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij të ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë në katin e 5 të pallatit, por kur ka qenë duke hapur derën, atentatori ka lëshuar një breshëri plumbash në drejtim të tij.

Autorët janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili pranë “bay passit”, ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Vëllai i viktimës mbeti i vrarë në masakrën e Çoles

Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt, i mbetur i vrarë në atë që u quajt masakra e Çoles, ngjarje e ndodhur në 7 prill të  2015-ës në Vlorë. Përveç tij, në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë edhe Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, nr një kazino në qendër të qytetit bregdetar.

Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj (Haki Rakipaj) dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanajn dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të sqarohen në një lokal në lagjen “Çole”. Në kohën kur janë takuar, ata kanë nxjerrë armët, duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj (Haki Rakipaj) dhe Albi Limaj.

Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili.

Kështu, si pistë hetimi e vrasjes së mbrëmshme, mund të jetë edhe ngjarja e ndodhur para 6 vjetësh, ku zinxhiri i hakmarrjeve ka shkaktuar disa viktima deri më sot.

7 të rinjtë të përfshirë në “masakrën e Çoles”

Haki Rakipaj (Akil Hasanaj), 29 vjeç, banues në Vlorë, i vrarë.

Ardi Velaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i vrarë.

Albi Arjan Limaj, 21 vjeç, nga Vlora, humbi jetën rrugës për në spital.

Aleksandër Llanaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i plagosur.

Bertil Alliaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i arrestuar.

Xhuliano Lutaj, 21 vjeç banues në Vlorë, i lënë i lirë.

Ani Begaj, 19 vjeç, banues në Vlorë, i arrestuar.

Masakra e Çoles, zinxhiri i vrasjeve nga viti 2015 e deri më sot

Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Një zënkë adoleshentësh pas një feste ditëlindjeje, përfundoi me atë që konsiderohet “masakra e Çoles”, me tre të vdekur dhe tre të dënuar me burgime të gjata, njëri me të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vjet. Për këtë ngjarje u akuzuan dhe dënuan Ferdinand Llanaj, me burgim të përjetshëm, si edhe Bertil Aliaj e Ani Begaj me nga 35 vjet burgim.

Procesi gjyqësor ndaj tyre u shoqërua me polemika të shumta. Pasi Gjykata e Shkallës së parë dhe e Apelit të Vlorës kishte dhënë dënimet maksimale për tre të akuzuarit, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë, kërkoi të tërhiqej nga akuzat.

Familjarët e viktimave reaguan ashpër për zbutjen e akuzave në Gjykatën e Lartë, gjë e cila detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe të zëvendësonte prokurorin e çështjes. Pas zëvendësimit të tij, prokuroria u përfaqësua nga Drejtori i Hetimit, Adnan Xholi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimeve të shkallëve më të ulëta.

Më pas, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimet e rënda për Llanajn, Aliajn dhe Begajn. Ky episod është shoqëruar me të tjera ngjarje të përgjakshme. Në maj 2017, vritet në qendër të Vlorës biznesmeni dhe pronari i “TV Vlora”, Erven Hyseni. Në atë atentat vritet në mënyrë aksidentale edhe drejtori i OSSHE-së për rajonin e Vlorës, Roland Saliu.

Atentati dyshohet se u krye për shkak se Hyseni, i afërm me një prej viktimave në “masakrën e Çoles”, Haki Rakipaj, përdorte televizionin e tij për të goditur Llanajt. Ky version nuk u provua, megjithëse dyshimet janë të forta për këtë linjë.

Rreth 4 muaj më pas, në tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e rrugës Transballkanike, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë, Aleksandër Llanaj. Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.

Një prej personave të dyshuar për këtë ngjarje, është   Armando Sulejmani (Çipuri). Ndaj tij, Gjykata e Vlorës kishte nxjerrë masë sigurimi “arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në verën e vitit 2018, një i ri nga Vlora, Albano Xhaferraj rrëmbehet në qytetin e Vlorës dhe prej tij nuk ka më asnjë gjurmë.

Një person, i cili konsiderohet si “i penduar” i drejtësisë, ka pretenduar se Albano Xhaferraj është rrëmbyer dhe vrarë nga disa persona, bashkëpunëtorë të një tjetër emri të njohur të botës së krimit në Vlorë, Edison Harizaj.

Sipas këtij “dëshmitari” Albano Xhaferraj, është rrëmbyer dhe më pas vrarë, për shkak se ka qenë dëshmitar dhe ka njohur atentatorët e plagosjes së Ferdinand Llanajt. Edhe ky version, ende nuk është zyrtarizuar nga institucionet hetimore.

Pak muaj pas këtij episodi, në nëntor 2018, vritet në periferi të Durrësit, Edison Harizaj dhe miku i tij, Gent Caci. Ata gjendeshin në bordin e një makine tip “Audi A8”, kur dy makina u kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar për vdekje. Ngjarja e Durrësit vijon të jetë pa autor, pavarësisht se policia ngriti dyshimet e para dhe më të forta tek hakmarrja e Llanajve.

Më 14 janar të vitit 2019 plagoset Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur.  Burimet nga policia, dyshojnë se atentati ka lidhje me serinë e vrasjeve të nisur në vitin 2015.

Mesditën e të dielës në datën 17 shkurt 2019, plagoset në atentat, nga persona ende të paidentifikuar, Armando Sulejmani (Çipuri), i dyshuari kryesor për plagosjen e Ferdinand Llanajt dhe të birit të tij të mitur.

Dy miqtë e Çipurit, Arjan Hasani dhe Orest Hoxha, mbetën të vdekur, ndërsa Sulejmanin, të cilin policia e kishte shpallur në kërkim, e gjetën kundërshtarët e tij.

Arsyeja e zënkës banale mes të rinjve në prillin e vitit 2015, tani është harruar, por pasojat e serisë së vrasjeve për hakmarrje, që la pas ai konflikt në një sallë bastesh, po vijon të prodhojë viktima në qytetin e Vlorës.(SI)

11 komente në ““Masakran e Çoles”: Zinxhiri i atentateve nga 2015 në Vlorë, që vazhdon të shkaktojë viktima”

  1. Mirditori plak says:

    Vlora, mitra qe polli xhelatet famekeq komuniste si Shehu, Kapo e qindra sigurimsa dhe oficere te tjere, qe e zhyten Shqiperine ne erresiren mesjetare komuniste per 45 vjet me rradhe. Popull qen, i paedukuar e sherrxhi! Nuk e kishte keq Berisha qe donte ti hidhte napalmin nga ajri.

    1. Zan Caushka says:

      Tamam. Vlonjatet i duket vetja si Teksaneve, qe nxjerrin gjoksin e thone; We are Texans, not Americans! Jam nga Vlora o te qivja! Pis milet

    2. vlonjat 24 karat says:

      eeee ju malokeve te Berishes Vlora ua preu mishin me gershere ne ‘97. Normale qe do frisni keshtu

    3. ...... says:

      Mirditor plak po kar nga mendja…Berisha me ty e shok e provoj po jua qime ropt e do tua qim pergjithmon ..!Krime ka ne te gjithe Shqiperine o te qifsha gruan.

  2. katarakti says:

    Fytyra austrolopitekësh. Të pazhvilluar mendërisht. Të pa shkolluar, të pa arsimuar, me nje tru të një fëmije 5 vjeçar. Normalisht ky kontigjent krimi o do vrasë o do i vrasin. Këta nuk i duhen askujt. Kot i mban Toka sipër. Vendin e kanë në gropë. Aty ku kanë përfunduar.

  3. shqip says:

    Ju s’keni pse i vrisni , ata vriten vetë. Përafërsisht si ajo shprehja : ju s’keni pse i merrni, ne ju a japim vetë. Ne jemi popull që e shpërdorojmë lirinë. Prandaj dhe shqiptarët e kanë hak diktaturën. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për këta tipat e pa formuar. Bëhet fjalë për një shoqëri të kalbur deri në gen. Imagjinoni, presidenti që bën thirrje për hanxhare e cfurqe. Saliu që ndjell vdekjen në çdo prononcim. Media që linçon qytetarët duke I dhunuar. Një armatë e tërë vrasësish që vriten me njeri tjetrin dhe që mbushin burgjet e vendit dhe të botës me tipa si këta. Një popull i pa bindur që prish aty ku do, ndërton si do , dhe që për të gjitha këto veçori, vete hedh molotovë sepse nuk mësohen me rregullin.

  4. Nique ta mère says:

    @Mirditori plak
    Ne se Vlora eshte mitra, mirditoret jane Kari i kombit
    O HAJVA? populli me te pa bese, hajdut, kriminel, mburracak, qe te vrasin par 5 leke se Mirditoret nuk ka.
    Te qire et te shkerdhyer nga Gjon Markagjonajt , gjithe jete, popull idiot dhe megaloman , si Agim Doçi
    komunisteve ti rruash karin se u munduan tju bekne njerez , po ju kafshe ngelet, ju shkerdhen motrat prifti ne dhomen e rrefimit
    Moterqire!!!!

    1. skelari says:

      kafshet nuk behen kurre , kot nuk u thone malok. E provuan ne ‘97 se kush ishin vlonjatet

  5. ...... says:

    Mirditor plak po kar nga mendja…Berisha me ty e shok e provoj po jua qime ropt e do tua qim pergjithmon ..!Krime ka ne te gjithe Shqiperine o te qifsha gruan.

  6. vlora.vlora says:

    Ka me te qelbur se maloket,vrasin qe ne djep shpellare ,ne fakt maloket qelben durresin tiranen ,po ne vlore s ia u mbajti bashke me sali qenin se hanin karrin.Po fajin se ka as njeri as tjetri ,

  7. KUSUREMADHI says:

    kur kta maloket shajne labt o per te vu duret n koke..po vec n tropoje u vrane 150 veta mer zagare…kanunin dhe hakmarrjen ju i futet…pa labt me sale koqen do ishit akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje