RAPORTI: Pas shkarkimit, Ilir Meta drejt SPAK-ut

5 Qershor 2021, 20:06Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Pas shkarkimit të pritshëm në seancën e 9 qershorit 2021, Presidenti Ilir Meta mund të përballet me SPAK për dy vepra të rënda penale, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe thirrje për urrejtje nacionale.

Report TV ka siguruar raportin prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të cilin propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës nga posti i presidentit, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Në raport reflektohen thirrjet e Metës për dhunë, roli i tij në përplasjen mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, mbrojtja nga ana e tij e strukturës paramilitare të PD pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke analizuar qëndrimet e Metës në 19 emisione televizive, 9 deklarata për mediet, 45 postime në rrjetet sociale si dhe disa shkresa që u ka drejtuar institucioneve të pavarura në mënyrë të përsëritur.

“Komisioni Hetimor nuk hetoi faktet e mësipërme të thirrjes për dhunë apo urrejtjes ne kuadrin e veprave penale, pasi objekti i hetimit në këtë proces lidhet me pretendime për shkelje të rënda kushtetuese, dhe kjo është detyrë e organeve hetimore që për këto çështje mund të nisin hetimin dhe kryesisht sipas dispozitave ligjore në fuqi. Komisioni Hetimor vlerëson se aktet e sjelljet e presidentit kanë frymëzuar dhunë dhe ndasi sociale…S

ipas komisionit nxitje dhune dhe ndasie dhe shembuj për të zgjidhur situatat me vetëgjyqësi, gjenden dhe në sjelljet e Presidentit që analizohen në këtë raport në lidhje me konfliktin midis FRD dhe Bashkisë Tiranë…”, thuhet në faqet 81 dhe 82 të raportit.

Sipas raportit, nga aktet që janë marrë në shqyrtim nga Komisioni, rezulton se në shumë nga daljet e veta publike, Meta ka zgjedhur të përdorë një retorikë dhune, duke promovuar dhunën  si mjet për zgjidhjen e problemeve përkundrejt mjeteve që ofron shteti i së drejtës.

“Kjo retorikë dhune, e justifikuar në mbrojtje të votës nga vjedhja, ka pasur përshkallëzim të fortë deri në fund të fushatës. “Nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbe, Kryemadhit të parit dhe të tjerat”, deklaronte presidenti më datë 1 mars 2021, duke u ofruar shqiptarëve “drejtësinë” e Mesopotamisë së lashtë, në vend të shtetit ligjor.

Më 19 prill 2021 presidenti lëshoi thirrjen: “Gjejini (patronazhistët)! Izolojini! Mos i toleroni!…Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!”. Më 21 prill 2021 parulla e ditës ishte: “T’i mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sëpatat t’i mprehin e t’i kenë gati për të dielën””, thuhet në raport.

Në raport theksohet se thirrjet e Metës për dhunë kanë shqetësuar edhe përfaqësuesit e shteteve të huaja në vend, duke sjellë në vëmendje disa reagime të ambasadores amerikane Yuri Kim. Raporti i komisionit hetimor, analizon rolin e Metës në ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani, nga një paramilitarë i PD-së.

“Nëse presidenti i Republikës ka qenë i përfshirë në platformën e opozitës për ngritjen dhe funksionimin e grupit paramilitar të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, apo jo, kjo është një çështje që vetëm hetimi i organeve kompetente mund ta zbulojë.

Por, për komisionin tonë rezulton e provuar se Presidenti i Republikës nuk ka mbajtur qëndrim ekuilibrues, por përkundrazi ka bërë deklarata që në fakt nxisin ndasi dhe dhunë. Ky konkluzion përforcohet edhe nga fakti, se ai për asnjë moment nuk është distancuar dhe nuk ka dënuar jo vetëm vrasjen, por as modelin e kundërligjshëm që përfaqësonte “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, vijon raporti.

Raporti i komisionit hetimor për shkarkimin e Metës pritet të miratohet në seancën plenare të 9 qershorit 2021. Më pas vëmendja do të zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.

18 komente në “RAPORTI: Pas shkarkimit, Ilir Meta drejt SPAK-ut”

  1. birce says:

    Ilir floriri ky hajdut i ndyer duhet te ndeshkohet edhe si anti Amerikan….

    1. Kalec Dega says:

      Pak muaj me pare e shpetoi Rama me voten kunder shkarkimit, po kete rradhe do ta shkarkoje Tualet Palla me Konen Erjon.
      =
      Cudi SPAKU ka hup Videon me Bllok….

  2. Zoni ijes says:

    Ky ishte ai trimi qe thoshte qe edi Rama para meje rrin si lepur
    Tani likja dhe saliu para edit duhet te ulen ne gjunje dhe ti ti bejne ate qe nuk thuhet
    Keta te dy I dua ne sheshi qe zbukuroi lali eri te varur ku seicili sipas deshires ti peshty
    Pse dhe nga nje gure

    1. !! says:

      ore leshko ijes gazeten tema degjon ti ?

  3. Patriot says:

    Or Doc po per floririn the DIA Chez nuk ka faj fare qy palo presidend ?

    1. gr.qifteteli says:

      O Patriot A..Doçi ka folur per pjesen e pare qe do te votohet ne parlament,ajo per te cilen ben fjale Ti eshte pjesa e dyte SPAK qe i ka dosjet gati!Ndaj prisni se skeni ndegjuar gje akoma
      Kriminelet dhe hajdutet drejt “Burgut te Ri “per VIP-at e deri tashem ,qe vrisnin vidhnin e kercenonin gjithkend paiu dridhur syri!Arjan Qani do te beje nje emision live me Ujkun e Vuçidolit dhe Ujkun e Skraparit direkt nga qelia .

  4. Kjo fjalıa e fundıt e ketıj artıkullı,nuk me pelqeu,Jo e pershtateshme per artıkullın,GJK nuk eshte e ngrıtur per mbrojtjen e Presıdentıt,Por per ta vene ne balance me shkeljet etıj,Pune te cılen e ka bere Komısıonı Parlamentare ,Ky komısıon nuk eshte thıke me dy preresa Apo ajo Nuk besoj se do te kete kontradıta ne mes te ketyre dy komısıoneve,Qe te dyja jane ne mbeshtetje te kushtetutes se RSH,

  5. FAKTI says:

    Ilir Meta e ka marre rrugen, jo per ne Janine, por tek 313-a, ndersa te shikojme se gjyqtaret e gjykates kushtetuese do jene ne linjen e drejtesise se Sali Berishes qe kerkon nderin e humbur apo do jene ne nivelin e kohes dhe kushtetutes. Kjo eshte prove per gjyqtaret e gjykates kushtetuese dhe eshte prova finale edhe per karieren e tyre. Por mos harroni: kryetari i pare ku perfundoi.

  6. IKE AGUSH IKE KUJTOVE SE SHPETOJE HEREN E PARE E U LESHOVE SI QENI NGA ZINXHIRIT.
    MARC SALI I IN E BASHOVICIN ME VEHTE
    HAJT NE TE SATEME!!!!! O KULISHI I RUSEVE!

  7. IlirI says:

    KETU FLITET VETEM PER THIRRJE E MOSBINDJE NDAJ ORGANEVE, POR MBI TE GJITHA DUHET TI VIHET PIKA MBI I SE KU I GJETI PARET DHE VILAT ,SI DHE VIDEOJA KOMPROMENTUSE E 700.000 EUROVE RYSHFET…. E TE TJERA PISLLEQE PER TE CILAT SPAK DUKET TE JAPI LLOGARI

  8. ???? says:

    Po iken per lesh or trimi i Skraparit.
    100 here te thash or trim mos e krruj me Ameriken. AMANET,
    MACET LEJA SONILA MECES.
    Po ai Blush, i a eshte mire mo Like?
    Se kemi pare kohet e fundit.

  9. Moisiu says:

    Ilir Meta eshte zgjedhja me e shemtuar e politikes, nuk duam me (p)resident te zgjedhur nga politika por nga populli me Referendum, per kandidatin me te mire per President nga kandidaturat me devotshme te mundshme, me kritere te forta morale, intelektuale e patriotike. A thua ska burra ky vend.

  10. Shoku Teme says:

    U zbulua dhe nje grup armiqesor.Te roje udheheqja.Shoku Edi,Shoku Gramoz,shoku Taulant,etje etje……..Ha ha ha.Moj kasolle ku i mblodhe.

  11. Tomori USA says:

    Sesht hera e pare qe neper bote dhe ne vendet demokratike, ne Evrop, Azi, dhe Ameriken latine jan me dhjetra president qe per shkelje te ndryshme jan shkarkuar, bile dhe jan denuar
    e heqje lirie. Gjukata kushtetuse nese dote tregoi qe esht rreformuar dhe ska frik nga politika,= esht institucjon i pamvarur, duhet ta miratoi raportin e parlamentit.

  12. xhoxhi says:

    Kanë tre vjet gam gam dhe asgjë.Atij bravo i qoftë edhe gomar edhe president dhe këta i vijnë anës dhe nuk i bëjnë asgjëKam frikë se edhe gjykata kushtetuese nuk do ta shkarkojë.Këtë bëri Rama vuri një hu gardhi president dhe tani ska çi bën ose kur të iki nga presidenca do bëhen shokë si gjithënjë.

  13. Myrtua i dhive nga Sinanaj-Lopes-Tepelene says:

    Shoh fotografine e M(b)etes dhe me del fotografia e DUCES ……

  14. Moni says:

    Me fal me fal me fal me fal fal fal fal fal fal pakfal pak fal pak fal pak!Ordineri qe edhe pse u be president u rikhye perseri ordiner!

    1. tironsi says:

      Cja ke fut kot o Moni..ai eshte akoma Presdidenti i SHqiperise , i zgjedhur nga vete Rama.
      =
      lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje