Agron Shehaj: Sot në PD nuk vlerësohen ata që punojnë por veç servilët dhe të bindurit e verbër, koha të ketë mundësi dhe karrierë të hapur

5 Qershor 2021, 18:50Politika TEMA

Kandidati Agron Shehaj thotë se sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër, por premton se nëse demokratët do i besojnë atij gjithçka do të ndryshojë.

PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet partia që fiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia.

Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme” shkruan ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë kryetari i padorëhequr Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje