Transparenca e listave të PD, Jemin Gjana: Nuk bën sens t'i tregoj se nuk dua të shkel ligjin

5 Qershor 2021, 18:39Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana komentoi procesin zgjedhor për kreun e ri të partisë, ku foli për numrin e anëtarësisë.

Gjana tregoi arsyet e tij pse nuk vihen në dispozion lista e anëtarësisë së PD.

“Kryesorja është cështje ligjore. Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens të kalojmë në patronizhistë të partive.

Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive.

Kush janë këto të dhëna? Një listë që tregon përkatësinë etnike, përkatësinë racore, tregon pjesëmarrjen në sindikata, tregon përkatësinë fetare të personave, janë të ndaluara të bëhen publike pa u lejuar nga personi fizik. Nëse ne botojmë një listë, do të thotë kemi botuar një listë të përkatësisë politike të një grupi njerëzish.

Nuk e kemi këtë të drejtë. Është e ndaluar ligjërisht.

Pra, të dhënat e anëtarësisë në një parti politike, nuk mund të bllokohen. Konsiderohet një prej të dhënave sensitive të personave”, -tha Gjana.

4 komente në “Transparenca e listave të PD, Jemin Gjana: Nuk bën sens t’i tregoj se nuk dua të shkel ligjin”

  1. bregdetari says:

    Ezhte thjesht justifikimKur beget fjale per liste antaresie ne parti kjo nuk nenkupton shoqerimin e embrace me te xhena personage por thjesht emer ates mbiemer.Kur personi shkon te hedh voten duhet te kete ne vete edhe documenting e antaresise.Kaq e thjesht esht. Ku shkelet privatesi ket? Ky Ghana kujton se njerezut Jane budallenj.Jo. Ai eshte nation politik.

  2. Bisturia says:

    shikojeni ca shikimi ka ky tamam si nje qene zgjebaruk e i pabes…..yyyyyshhtttt fare e qelbur.

  3. ilir says:

    Perse PD nxjerr Gjanen per komunikim?! Jeni te lidhur me realitetin ju?! E dini qe gjeresisht ky individ ngjall krrupe?! Eshte i diskredituar si pervers. Keto jane midis te tjerave gjerat qe bejne qe PD te humbase.

  4. Taulant says:

    Berisha beri edhe ca gjera te mira si zhdepjen ne dru te korruptuarve Imami,Brace,Rama etj.
    Por edhe kur rrahu kete pushtin me karrige ne presidenc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje