Çfarë do të ndodhë në 14 qershor? Edith Harxhi: Kam kërkuar që të shtyhen, biles po të ishte e mundur të zhvilloheshin në shtator

5 Qershor 2021, 16:31Politika TEMA

Kandidatja e Grupimit për PD, për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Bulqizë.

Gjatë këtij takimi, Harxhi ka theksuar se ajo ka qënë në PD, dhe do të vijojë të mbetet në këtë forcë politike.

Harxhi premtoi para demokratëve se edhe nëse humbet zgjedhjet e 13 qershorit, ajo në 14 qershor do të vijojë të jetë në PD.

“Unë nuk kam ikë nga Partia Demokratike, kam qënë aty në çdo moment. Kam qënë në Këshillin Kombëtar deri në fund 2018-ës. Dhe do të vazhdoj të jem pjesë e PD.

Në datë 14 qershor unë jam në PD, cfarë do që të ndodhë unë jam aty.

Por të them hajde mbrojmë liderin jo, unë nuk votoj për lidera, është rrëzuar miti i liderave, unë votoj për ju dhe prandaj futem në këtë garë”-tha Edith Harxhi.

Sa I takon zgjedhjeve të 13 qershorit, Harxhi tha se “Datën e zgjedhjeve nuk e kam kërkuar unë, kam kërkuar që të shtyhen. Biles po të ishte e mundur të zhvilloheshin në shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje