DEBATI: Blinken fton kongresmenët të lexojnë dosjen e Sali Berishës në Departament të Shtetit

7 Qershor 2021, 20:24Politika TEMA

Një kongresmenen me emrin Lee Zeldin, ka pyetur pyetje sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si person non grata nga SHBA dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës.

Blinken është përgjigjur që faktet janë të qarta dhe nëse kongresmeni kërkon të informohet, duhet ta bëjë këtë në rrugë zyrtare, jo në media.

Debati ndodhi gjatë një seancë dëshmie të sekretarit Blinken në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, që deri në fund të vitit të kaluar drejtohej nga kongresisti Eliot Engel.

Kreu i Departamentit të Shtetit e ftoi kongresistin Zeldin dhe çdo anëtar të Komitetit që ishte i interesuar që të shkonte në sektorin ligjor të Departamentit për të parë procesin që ka sjellë caktimin e Berishës dhe familjes së tij në listën e ndaluar.

Ai tha se këto vendime zakonisht merren në kuadrin e shtimit të përpjekjeve të Departamentit të Shtetit për të kufizuar dhe penguar korrupsionin në botë si dhe ndikimin e tij në drejtat e njeriut.

Zeldin e shpërfilli ftesën personale për në Departamentin e Shtetit dhe pyeti Sekretarin nëse mund të ndante ndonjë informacion aty në publik me Komitetin. Kur Blinken përsëri ftesën e tij për çdo anëtar të Komitetit, kongresisti republikan nga Long Island, New York, e pyeti se çfarë duhet të bëjë një gazetar për të mësuar për procesin dhe për të marrë infomacione për punën e Berishës.

Sekretari Blinken tha se çdo gazetar duhet të kontaktojë zëdhënësin e Departamentin e Shtetit për çfarëdo informacioni që lejohet poër publikim. Të marrë pjesë në konferencat e shtypit, etj.

Zeldin pastaj pyeti nëse filantropisti i njohur George Soros, të cilin Berisha e ka akuzuar në mënyrë të tërthortë se sa ndikuar këtë process, ka komunikuar me Departamentin e Shtetit dhe me Sekretarin. “Sa për të qartësuar situatën”, tha Zeldin, mbase për të thënë se nuk po e merr të mirëqënë akuzën.

“Nuk kam folur ndonjëherë me të për këtë çështje. Nuk mund të flas për çdo njeri në Departamentin e Shtetit, por nuk kam pasur ndonjë komunikim me të”, tha Blinken në përgjigjen e tij.

Zeldin kaloi në tema të tjera dhe nuk duket se temat e Ballkanit morën ndonjë vëmendje tjetër të detajuar në këtë dëgjesë përveç këtij shkëmbimi. Mungoi një pyetje për Kosovën dhe dialogun e mundshëm me Serbinë. Ndihma e jashtme, origjina e virusit COVID-19 dhe raporti me Kinën, gjendja në Lindjen e Mesme ishin disa mes shumë temave që shqetësonin kongresistët.

Kongresisti Zeldin është bërë i njohur në komunitetin shqiptar për përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi për vëllezërit Bytyçi. Shqiptarët kanë bërë disa takime fondmbledhëse për rizgjedhjen e tij.

Komiteti i Punëve të Jashtme është drejtuar nga kongresisti Eliot Engel deri në 31 dhjetor 2020.

(Në videon më poshtë shihni në minutën 1.36.00)

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asjgë.

ANTONY BLINKEN: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona.

26 komente në “DEBATI: Blinken fton kongresmenët të lexojnë dosjen e Sali Berishës në Departament të Shtetit”

  1. 1 says:

    Per Saliun nuk gjenden gjurme korupsioni.Po kush do i zbulonte keto gjurme? LLALLA?GJINGJONET?Anetaret e gjykates se larte?Kushtetueses?Po ata ishin jo te koruptuar por baballare te korupsionit.Saliu bertet ne cdo tv se eshte i ndershem PO 96,97,98,GERDECIN.21 JENARIN,ETJ ETJ ETJ i beme ne populli?Sa per djalin dhe vajzen pasuria u ra nga qielli

    1. Edi says:

      Ky Blinken nuk dinte ca te thoshte more –Po genjentte tamam si halabak,
      por ai Kongresmeni
      ishte njeri fisnik, dhe ja bente pyetjet larg e larg , qe te mos e diskretionte fare kete servilin e Sorosit

      1. k says:

        Dhe shkojne malokët truma truma,
        me i mor erë berishës ke suma.

  2. Zeni biri Qenit says:

    Plaku Mere nuk po le gur pa levizur por Amerika eshte gur i rende nuk ngrihet me shpifje dhe kercenime.More fund Plaku Mere.Restauro shtepine ne Vicidol dhe nderro dhi me cjep (mall me mall) se parate e vjedhura nuk ti le Amerika ti perdoresh.

  3. zoni ijes says:

    Kjo eshte e gjitha berisha eshte person non grata bashke me dy femijest dhe
    gruan lirie
    besoj se bythelepirsit e berishes e moren pergjigjen nga sekretari i shtetit
    Tani radha Iliri hajduti me moniken dhe femijet
    tradhetareve te kombit po ju vjen fundi
    Sa mer lul bashen mjafton vetem Sali Lusha ti nderroj braven e deres kryetarit
    dhe eshte ne nje linje bashke me liken dhe Basha si nje nashkepunetor me ruset dhe serbet
    qe ta shpall amerika non grata
    Shqiperia po fillon te marre fryme lirishtz

  4. Ilirjan says:

    Salushi po leviz guret, po nuk mund te beje me shume se… Nje véré ne uje.

  5. vlora says:

    Thjesht lobim i kongresmenit me parate qe na jane vjedhur neve .Sado lobim te beje fati i tij eshte vulosur me vule te thate e te njome.Vajte ne te Sheqeres Sali

  6. Rrespekt plako .
    Keshtu funksionon Demokracia e vertete Amerikane

  7. Roberto says:

    Kur dikush ngre zerin per te mbrojtur Sali Berishen do kete nje arsyje shume shume te madhe qe lidhet me interesin. Me thjesht po them qe do jene paguar ose premtuar verdhushka nga ato te Metes dhe thase me para.??????? Dikur komuniteti shqiptar i Amerikes kryesisht ai Kosovar mblidhte “donacione” per Bob Doll, Eliot Engel ,Josef Dioguardi etj etj qe te flisnin dhe debatonin ne Kongresin Amerikan per Kosoven. Jane paguar rreth 35 a 40 vite me pare rreth 500.000$ pra Berisha do i luaj te gjitha guret per “dinjitetin dhe nderin” e tij te qelbur e te korrutuar deri ne palce.

    1. Hajro Lula says:

      Ke haruar dhe Dana Rohrabacher , nje ushtar i zellte i PD ne USA , flitet se eshte nje perfitues i lobimeve te Sali Berishes dhe te Lulzim Bashes …..Ish kongresmeni Rohrabaher ishte kaq shume i qeruar nga syte sa qe vetem ai e shikonte si veprim patriotik futjen e Lulit ne cader …….
      Shoku , uvodhen reth 4.2 miliard $ ne 97-ten , nje shume maremendese , eshte e pamundur te konsumohen ketu brenda per brenda ….ato para jane bere lobime ne USA dhe Gjermani per mbrojtjen e tyre nga drejtesia qe mund te vinte dikur ……..sot askujti nuk i intereson te thote nje fjale te mire pa u shperblyer ……..e ci kercet kongresmenit per mos fujen e Sali Berishes ne USA ??????? Eshte paguar ……dhe eshte paguar shume …..mjere ne qe gjithe pasuria eKombit tone e vene jo me djerse , por me gjak ne 40-50 vite po behen lobime ……shume krim ….

  8. Zyko says:

    E paska ngrene edhe ky corben e prishur te Sales. Edhe ne Amerike paska corbe ngrenes e jo me ne France e gjetke.

    1. dyshuesi says:

      Paraja miku im paraja….eshte nje çorbe qe veshrire te rrefuzohet sot qe flasim,(shkruajm).

  9. Cipini says:

    Nuk e di kongresmen Berishen e 96, te piramidave financiare, te anarkise 97, te thyerjes embargos per Miloshevicin, grudhtin e shtetit 98, chez-in, 21 janarin, gerdecin, pengimin e reformes drejtesi etj pafund. Keto dihen nga gjithe bota, pa ditur akoma informacione te klasifikuara te sherbimeve sekrete.

  10. Shqiptar says:

    Keto jane disa nga perpjekjet e Plakut te dhjerë Sali Berisha, per te pastruar fytyren e mbuluar me m..t nga DASH.

  11. ABC says:

    Opaaaa. S’apo iku edhe një 1 milion dollarsh tjetër. Shpresoj që këto lobimet të tipit, për 1 minutë 1 milion dollarë, tju verifikohet prejardhja e burimeve së shpejti.

  12. shqip says:

    Në prokurorinë e përgjithshme ka material sa të duash. Ka një problem të vogël që, përpara duhet hequr pluhuri i viteve të zeza të Llalles e kompani. Nuk besoj që të ketë president apo kryeministër qe te këtë bere me shume shkelje. Ndoshta në Amerikë kanë aq diplomaci sa të mos përdorin termin kriminel . Por i japin ca zmuso fjalëve, duke përdorur “korrupsion”. Pas shkarkimit të Metës , kuvendi i ri që do të mblidhet në shtator, duhet të hapë hetimet e shekullit në adresë të individit Sali Ram Berisha. Ky është shansi i fundit për tu bere pjesë e vendeve anëtare të BE. Nuk funksion, edhe non grata né Amerikë, edhe i lirë e pa asnjë proces në vendin e origjinës.

  13. Tomori USA says:

    Sali Berisha meriton te cohet ne Hage, per krime kunder njerzimit, sepswe vetem ne 97, kur urdheroi hapjen e depove te ushtris u vrane mbi 3500 vete dhe me armet qe jane neper duar dhe mbahen ne shtepi pa leje, po vriten cdo dit qytetare.

  14. Zam says:

    Sa leke kushtuan keto pyetjet qe u bene Secretariat te Shtetit, vetem nje i korruptuar mund ti paguaj ato leket, kjo nuk eshte bot e drejte. Kerkon drejdsi ne bote nje i korruptuar kurse Shqiptaret po vuajne gjithe jeten per drejtsi. Shpresoj qe te mos jet large dita kur te gjithe te korruptuarit te ven ne burge dhe leku i vjedhur to kthehet Shqiptarve. Rrofte USA.

  15. Martin says:

    Hahaaaa ja theken dhe ca miliona te tjera shtrigut plak. Keshtu do i lesh leket qe ke vjedhur o kerma e vicidolit. Ca miliona avokati ca ky kongresmeni. Do meken me milionat qe keni vjedhur ata miqte tuaj. Do filloj dhe likja me bashen me mediun , e c’vete o te kam rixha. E hapi lojen shtrigu

  16. Gimi says:

    Ne burge te perjetshem

  17. Viola says:

    Ky senatori ben mire qe para se te loboje per Saliun te shfletoje pak histori per te mesuar kush eshte Berisha dhe familja e tij.Duket qarte qe Sala paska menduar per kete dite.

  18. altin isufi says:

    Filloi lobimet baca Sali qeni ne Amerike keshtu?

  19. Gezimi says:

    Debati Blinken – Zeldin nuk botohet i plote, dhe kur censuroni per oreks te Rames edhe Sekretarin e Shtetit vaj medet per TemA!
    Sekretari Shtetit i vene ne veshtiresi nga pyetjet e Senatorit pohoi se informacionet i kishte nga OJQ!
    Botojeni te plote debatin Blinken – Zeldin ashtu si tjera media. Mos u beni qesharake te censuroni edhe Blinken per hir te marmallates qe u jepni ca budallenjve rilindjote ketu te TemA.

  20. Tonini says:

    Besoj,se dhe me fanatiket dhe bashkepuntoret e tij ne krime,e moren qarte dhe sakte pergjigjen,Sali Berisha nje bythlepires klasik i udheheqjes se PPSH-se,qe u lidh me ta me perulsine me te madhe,eshte nje kriminel ne demokraci,me dosje te plote per krimet e bera,me vone,po jo shume vone besoj se do keni mundesi te njiheni dhe me akuza penale ndaj tij dhe do mesoni prej gojes se tij,qe 2 prrillin e beri Pjeter Arbnori dhe Ali Spahia,fajdet Ridvan Bode,vjedhjet e votave ne 96 Gazidede,vrasjen e Remzi Hoxhes ,Gazidede,ai Zefi,Kumbaro,97 Meksi,kundrabanden Tritani,grushtin e shtetit ne 98,Eqerem Spahia,21 janarin Luli,Gerdecin Mehdiu,CEZ-in Genci,klubin Partizani,Arbeni,Detin Luli,ky ,as njehere,as nuk ka dhane urdher,as nuk ka dit gja.po tani ka ardh koha se keto pytje dhe pergjigje nuk behen ma te Blendi,Cimi,Cani,po bahen aty ku te lexojne nje nen te vecante,qe nuk te lejon te pjerdhesh neper studio,se e mer me plus,kjo ishte dhe lufta e fundit e tij me Ameriken,dardha e ka bishtin mbrapa,po keta do ta hane para dhe mbrapa

  21. FAKTI says:

    Po zbulohen hafijet e Sali Berishes ne Amerike qe ka shitur Shqiperine neper gjithe boten, nga Amerika tek Doris Pack ne Gjermani e gjetke Ata s’e kuptojne qe po i bejne dem akoma me te madh Saliut duke zbuluar veten e tyre, se s’ka mundesi kurre qe une ti dal ne mbrojtje qe krimineli dhe hajduti si Sali Berisha qe i ka bere popullit te tij. Keta jane ata qe kane marre me thase “floririn” shqiptar per ti patur ne krahe Sali Berisha sot. Por nje gje duhet ta dije: gjyqi do te behet ne vendin e krimit dhe s’te mbron dot miku i gruas ne shtepine tende, o Sali kerme Berisha. Ate dite qe do arrestohesh, shqiptaret qe ke demtuar do te vijne te te peshtyjne si nje kerme.

  22. mentalitet shqiptar,njeshi i paprekshem says:

    Keshtu eshte kur Drejtesia jone fle gjume.Kerkon qe te denohet ne pare ne Amerike,qe te marin kurajo.Drejtesi e pjerdhur dhe pa shtylle kurrizore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje