Dënohet me burg mashtruesi francez në Tiranë, zbardhen detajet: Mori 10 mijë euro për të sjellë balerina nga Evropa për një hotel të njohur

8 Qershor 2021, 15:34Kronika TEMA

Një shtetas francez është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me katër vite burgim, pasi kishte mashtruar se do të sillte balerina nga Kuba ose Evropa Lindore për një hotel shumë të njohur në Tiranë.

Burime për gazetaren Anila Hoxha thanë se Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, i cili ka nisur hetimin e ngjarjes që prej vitit 2019, shpalli pretencën sot dhe po ashtu kërkoi katër vite burg.

Historia

Francezi 43-vjeçar, që akuzohet për mashtrim, ka komunikuar drejtpërdrejtë me menaxherin e hotelit të njohur në tiranë dhe i kishte kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh për sjelljen e balerinave nga Europa. Si fillim ata i kanë dhënë 6 mijë euro dhe 4 mijë të tjera do t’i jepeshin pasi të mbërrinin balerinat. Paratë janë dhënë në mënyrë legale, me deklaratë noteriale.

Por në momentin që ata kanë kuptuar se francezi po e shmangte punën e tij, ata kanë kërkuar kthimin e parave mbrapsht, por ai ka kundërshtuar. Kështu ata kanë vendosur të bëjnë kallëzim dhe kanë nisur hetimet.

Në përfundim të të gjithë hetimeve ka rezultuar se shtetasi francez ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit shumën prej 6 mijë euro.

3 komente në “Dënohet me burg mashtruesi francez në Tiranë, zbardhen detajet: Mori 10 mijë euro për të sjellë balerina nga Evropa për një hotel të njohur”

  1. lomi says:

    Sa kom qesh me kete lajm !Francezi siç duket eshte shqipetar me pasaporte Franceze .

  2. Ermonela Felaj burri alias burri i Bledar prokuririt says:

    Pronaret shqiptar kame shume inat kur ja fusin se jane mesu vetem tja bejne te tjereve .

    Dhe prokurori ja ka fut francezit ne dobi te pronarit se nrm per kete paguhet qe te mbroje interesat e pronareve

  3. xhepist autobuzesh says:

    Sa …sa ishte denimi ……4 VJET ……per mashtrim me vleren 6000 euro !!!!!!!!!!! Po atehere keta birbo-politiko-mashtruesa qe kane vjedhur miliona ………duhet te marrin denim… super super e super te perjetshem , duke patur parasysh raportin vite burg me vleren ne euro ?????? Luluja 200.000.000 EURO , Like Floriri 1.000.000.000 euro (keta duhet te kene nga 20 jete per te shlyer denimin !!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje