Nora Malaj ndërron mendim: Nuk tërhiqem nga politika, do jem mentore në LSI

9 Qershor 2021, 11:09Politika TEMA

Nora Malaj duket se ka ndërruar mëndje për tërheqjen nga politika dhe LSI.

Ajo thotë se është keqkuptuar.

“Për të gjithë ju miq dhe mikesha!

Kam që në 1998 që kam filluar të jem pjesë e politikës në Shqipëri në Partinë Aleanca Demokratike e më pas në 2005, themeluese e LSI!

Plot 24 vite, me përkushtim dhe vlerësim për këdo, sidomos vajzat e gratë që merren me politikë. Nuk është e thjeshtë që në këtë realitet të vështirë ti të qëndrosh stoike dhe të tregosh qytetari!

Në një intervistë në “Raport TV” thashë që vjen një moment, pas 24 – vitesh, që ti nuk mund të jesh përherë në frontline (kandidate për deputete, poste politike), por një mbështetëse shumë e mirë, mentore në frontin fundor, duke mbeshtetur çdo të ri e të re që do të bëhet pjesë e politikës së re.

Përherë te LSI dhe përherë në mbështetje të politikës integruese për Shqipërinë Europiane.

Kjo është ideja e tërheqjes, jo largimi nga politike dhe LSI”, shkruan ajo.

Me siguri që të rinjtë që do këshillohen nga Nora, do të kenë një të ardhme të sigurtë!

7 komente në “Nora Malaj ndërron mendim: Nuk tërhiqem nga politika, do jem mentore në LSI”

  1. Laraska says:

    Trukare fare fakirja…!

  2. 1 says:

    sHYQYR SE NA NGRIVE GJAKUN.ME TY LSI E SIGURT DO VIJ NE PUSHTET NE VITIN 3000.TE LUTEM KERKO KRYETAREN TE EMISIONI NJEREZ TE HUMBUR,NA MORI MALLI

  3. artisti says:

    Bravo Nora,Jam katerciperisht i gezuar qe na e degjove zerin e nuk u largove nga politika,Je njesh me vize para.

  4. QARRËSJA nora malaj says:

    jo MENTORE, se na mjafton Mentor Nazarko!!!!!

    ti do jesh QARRËSE!

    gjate ketyre viteve ke qene QARRËSE, me kohe te plote, ke qarre per hallet e popullit, per ligjet, per MOne&Meten, ke QARRË me LOT E QURRE, ne cdo ekran!

    do vazhdosh te jesh QARRËSE, por tashme me kohe te pjeseshme….

  5. ziguri says:

    Po flutra te punon ose farfalla se plak plak po duhet ta kesh flak.kurv plak.

  6. miri says:

    E SHIKON NORA
    TU LUT POPULLI TA UDHEHEQESH DHE TI E DEGJOVE
    BRAVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje