Dua Lipa koncert në Tiranë? Veliaj surprizon të gjithë: Diçka po gatuhet

12 Qershor 2021, 13:42Sociale TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka postuar një foto me prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, por ka zgjedhuar të mos na e shuajë kureshtjen mbi atë çka po gatuhet vërtet. K

reu i Bashkisë së Tiranës i cili ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën, dy prindërit e yllit të muzikës botërore ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve mbi një koncert të mundshëm të këngëtares në kryeqytet teksa shkruan, “diçka po gatuhet në Tiranë”. Veliaj nënvizon edhe faktin se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkupton se koncerti në fjalë mund të jetë planifikuar pikërisht për vitin 2022.

Veliaj e shoqëron postimin e tij edhe me një prej këngëve më të fundit të realizuar nga Dua Lipa, “Love Again” të cilën vetë këngëtarja e anonçoi vetëm një javë më parë, çka përforcon idenë se Tirana mund të presë vërtet një koncert të artistes më të famshme dhe më të ndjekur sot në botë me albumin më të fundit të saj.

4 komente në “Dua Lipa koncert në Tiranë? Veliaj surprizon të gjithë: Diçka po gatuhet”

  1. Nji veprim ,ndermarrje e duhur dhe me vend bere nga Kryetari i Talentuar i Bashkise Tirane
    Erjon Veliaj per kte keqnasi qe i afron publikut shqiptare duke nderuar si edhe e meritojne
    shqiptaret e vertete si ky ky Cift Simpatik _Prinderit e Seperstarit me fame Boterore Dua Lipa …
    Rrespekt o shqiptare te Mire qe nderoni veten e Kombin tuaj ne Bote .

  2. Berti says:

    Shume mire, sa gje e bukur qe do vije kengetarja me e mire e botes , eshte dhe shqiptare! Por amon mer Erjon i thuj i çik mos t’na xhvishet n’breke , nuk po them qe te vishet me xhup, apo me pallto te madhe

  3. Duaje Atdhene si Shqiponja Folene says:

    Fantastik news . Stermbesa e Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtines , Mbesa Syshqiponje e Seit Lipes dhe e Bija e Dukagjint qe e radhiti veten nder me te mirat e Botes.Aq e famshme me shume modesti e pranon te qenurit Shqiptare, Eshte confidente dhe ngre zerin te mbroje te drejtat e shqiptareve (harta e Kosoves u fut ne Apple Map si shtet i pavarur).Mesazhet e saj nga skenat me te medha boterore jane domethenese dhe shume inspiruese.KJO ESHTE DHE AESYEJA QE CDO KLIKIM I IMI SHKON PER KENGET E DUA LIPES QYSH PREJ DITES QE E DEGJOVA PER HERE TE PARE (2017) .E kam ndjekur dhe ne koncertin e saj kurerdhi ne Qytetin tim. . LE TA MBESHTESIM SA ME SHUME . E MERITON . Mezi e pres Diten e ardhjes se saj ne Shqiperi .Dua te jem aty , te flas nga afer , ta pershendes , ta falenderoj dhe ti Uroj sa me shume suksese asaj dhe gjithe Familjes se Mrekullueshme . Mirnjohje Bashkise se Tiranes dhe Shtetit Shqiptar.

  4. shpresa says:

    Dua Lipa
    =Krenare ,
    =Patriote e flakte ,
    =Respect ndaj Vetes dhe Familjes
    =Respect ndaj kombit
    =Respect dhe etike ne punen e saj
    =Bukuri Hyjnore qe te magjeps .(Zoti ishte me pushime kur e krijoi me sa duket ).
    Uroj qe nje Dite te behet ”PRESIDENTE E KOSOVES ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje