Atleti rus, që garon me fanellën kuqezi, i sjell medaljen e parë të artë Shqipërisë

13 Qershor 2021, 10:56Sport TEMA

Dita e djeshme ka qenë historike për sportin shqiptar. Dy medalje të arta janë fituar nga sportistët tanë kuqezinj. Më konkretisht: Gjimnasti rus, që garon për Shqipërinë, Matvei Petrov, rrëmbei medalje ari në Kupën e Botës, në Gjimnastikë Artistike, në Osijek të Kroacisë. Për herë të parë në historinë e gjimnastikës shqiptare fitohet një medalje ari në Kupë Botë.

Ky është një emocion i papërshkrueshëm, që mban gjallë shpresën për medaljen e parë në histori të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Po dje, medalje ari ka marrë edhe Heldi Valikaj në Kampionatin Ballkanik U-20, që u zhvillua në Stamboll, Turqi. Atleti i kërcimit së gjati është shpallur kampion Ballkani për grup-moshën e tij, duke kërcyer 7.35 metra.

6 komente në “Atleti rus, që garon me fanellën kuqezi, i sjell medaljen e parë të artë Shqipërisë”

  1. Fatos says:

    Ok shumë mirë, por ju media idiote dhe injorante, pse nuk thoni diçka më shumë për këtë djalë që asnjë nga ne e njeh? Kush është, cila është historia e tij dhe arsyeja që garon për ne? Ju dhjefsha artikujt copë copë, vetëm për kurvat dhe politikën u bëni rezymenë të tjerëve.

    1. vang says:

      JEHONA E MEDALJES SE ARIT QE MORI PESHNGRITSI SHQIPTAR Pirro DHIMA PER GREQINE ISHTE I PA PERSHKRUESHEM .NE QE SKEMI MARRE MEDALJE ARI NUK NA BEN ASNJE PERSHTYPJE POR MERREMI GJITHE DITEN ME LULIN .SIKUR AI NA PJELL CDO DITE NGA NJE VEZE TE KUQE

  2. Me emer says:

    Bravo rusi qe mer medalje..! Race e zgjedhur..! Po ke para, do jetosh mire ne Shqiperi.! Bile Rama I “marzive”, qe te mos e mbaj sekret, mund te beje dhe
    deputet..!

  3. Tifozi kuq e zi says:

    Shteti shqiptar duhet ta presi me nderime te mdha gjimnazistin Rus ti japi medalejn me te madhe per rrespektin dhe dashurin ndaj kombit ton dhe ta shperblej me 1 milion dollar per medaljen e par te art per ne , ktu po vjedhin lloj lloj alabakesh te politikes zuzar qe urrejn kte vend miliona , ky i ka hallall rrrespekte falenderim nga zemra Matvei Petrovit esht Shqiptar i vertet .

  4. dyshuesi says:

    Ndonjeçike informacion per kete rusin ? Apo federata e gjimnastikes eshte private dhe mund te bleje sherbimet e cilitdo specialisti ne tregun boteror?

  5. vlora.vlora says:

    Nuk e kuptoj si nje rus garon per legenat e shqiperise,kur e dime shume mire cfare trajtimi u ben shteti yne legen sportisteve.Ruset jane popull kryelarte,dhe keto kazanet tane mediatike qe japin vetem per vrasje dhe politike ,si nuk japin te pakten nje informacion para garave per sportistet tane.Nje bravo te madhe per sportistin rus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje