Nga Sokol Balla
Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të PS, ngritur mbi gërmadhat politike të Partisë së Punës, janë dhe jeta e vërtetë e Gramoz Ruçit. Portreti i tij i ashpër, vështrimi i vëngërt nuk i bëjnë asnjë favor profilit të tij të urtë, të qetë, por të pakapërcyeshëm.
Koka shpesh e ulur dhe vështrimi që rrallë të ngulet në sy, iu përdorën jo si indicje të një karakteri që ai nuk e pati kurrë, as të të ashprit, as të kriminelit dhe as të korruptuarit. Imazhi më i hershëm i tij që më kujtohet, është ecja e Ruçit mes njerëzve në Shkodër, ndërsa i drejtohej sallës ku mbahej gjyqi për ngjarjet e 2 prillit dhe për të cilat RuçI, megjithëse nuk u akuzua kurrë, iu desh të mbante 30 vjet mbi kurriz baltën, akuzat dhe shpifjet e Sali Berishës. Mesa mbaj mend, kishte veshur një kostum të bardhë dhe poshtë një këmishë të kuqe.
Flokët e zbardhur shpejt megjithëse atë vit nuk kishte akoma as 40 vjeç. Vite më vonë më ka treguar se atë ditë me diell në Shkodër, kur iu desh të ecte mes shkodranëve që shihnin tek ai vrasësin, e thirrur në emër kështu nga Sali Berisha, ai kishte ndjerë frikë për jetën e tij. Por nuk kishte pranuar eskortë.
Kishte parkuar makinën së cilës i kishte dhënë vetë, diku afër Gjykatës së Shkodrës. Në brez mbante një pistoletë, por pa fishekë. Shpresonte mos ta nxirrte kurrë. Dhe ashtu ndodhi. Ruçi eci ngadalë drejt gjykatës, nën sytë e çmeritur të qindra shkodranëve, që nuk e besonin sesi ai mund ta bënte këtë.
E megjithëse nuk e falën kurrë, besoj në atë muaj të vitit 1991, ata do kenë patur shkëndijën e parë intuitive se Gramoz Ruçi, nuk kishte asnjë dorë në ngjarjet e 2 prillit. 28 vjet më vonë, në 30 qershor 2019, po në Shkodër, u tentua të krijohej e njëjta situatë. Por kësaj radhe policët, as u impresionuan e as u provokuan nga turma e organizuar nga PD, që kërkonte një ngjarje, disa viktima dhe të njëjtin autor politik, në ditën kur po mbaheshin zgjedhjet lokale që ajo i bojkotoi. Sot, asnjëra nga këto dy ngjarje nuk është zbardhur.
Por së paku ka një bindje të përgjithshme se kush nuk është fajtor tek të dyja. Hetimi i ngjarjes së dy prillit, duhet të permbyllet që t’i qetësojë shpirtrat e katër të vrarëve, të vendosë drejtësi mbi emrin e Gramoz Ruçit dhe të dënojë autorët e vërtetë. Por ndoshta para kësaj, drejtësia duhet të zbardhë 21 janarin, ku të paktën shpifësi u detyrua të heqë dorë nga shpifjet dhe të pranojë vrasjet.
Çuditërisht ky shpifës recidivist thotë se Ruçi kishte frikë në 1996 dhe se kishte kaluar kufirin me Greqinë i maskuar. Mund të jetë e vërtetë, por Gramozi iku të punonte për bukën e gojës. Nuk i hipi tragetit si familjet Berisha e Zhulali në mars 1997, nga frika e hakmarrjes popullore. Ja një provë tjetër se kush janë vrasësit dhe cila është e vërteta e pathënë ndonjëherë për zotin Ruçi. Dhe për Sali Berishën.
Jo se drejtësia vepron me precedent edhe kur vrasësi është i njëjti. Dhe aq më pak i duhet Gramozit të vendosë raport legal me drejtësinë. Ai ka ditur vetë të vendosë raport të ndershëm me drejtësinë. Më kujtohet një ngjarje aksidentale rrugore e vitit 2012, ku u përfshi i biri. Qentë e shpifjeve tentuan sërish të ngatërrojnë një ngjarje banale me mbiemrin politik të familjes së tij. Ruçi më ka treguar sesi vetë në heshtje investigoi ngjarjen, duke siguruar pamjet nga një bankë aty afër, ndërkohë që qentë mediatikë të Doktorit lehnin dhe flisnin për vrasje, në një përpjekje djallëzore por njëkohësisht edhe demente, për të krahasuar dy viktima aksidenti me 28 të vdekurit e Gërdecit. Pamjet treguan qartë sesi i biri i Ruçit, ishte futur në kryqëzim me sinjal të gjelbërt dhe makina tjetër fatkeqe, ishte përplasur me të, pasi ishte futur në të kuqe. Djali i Ruçit nuk është një engjëll, por të paktën Ruçi nuk i ka fshehur ndonjëherë gjurmët e krimeve të familjarëve, e aq më pak të ketë punuar me ndërgjegje për të kryer vepra të paligjshme dhe penale, për ta dhe me ta.
Por heshtja e tij përballë Sali Berishës herë pas here më “frikësonte”. Më dukej si nga ato heshtjet që nuk falin kurrë. Ndoshta dhe unë ndikohesha nga profili i ashpër i Gramozit. Por qetësia dhe heshtja si duket, ishin armët e tij. Edhe kur tentuan t’ja përlyenin emrin tek të huajt, ata që fotografonin Servet Pëllumbin në Uashington, ndërsa blinte një libër të Karl Marksit në anglisht.
Thuhet se për disa kohë, edhe Ruçi pati një ngërç në konsullatën amerikane në Tiranë. Por ai kurrë nuk bëri zhurmë. As nuk u ankua. As nuk bëri viktimën, e aq më pak heroin. Pranoi në heshtje keqkuptimin dhe priti derisa ai të kalonte. Sigurisht e ndihmoi dhe Gërdeci, Saliu, 21 janari.
Gjërat me kalimin e dekadave u bënë gjithnjë e më të qarta, për të gjithë, në fund fare, edhe për amerikanët. Pak vite më herët vizitoi në heshtje Uashingtonin, edhe në cilësinë e numrit 2 të shtetit, duke i lënë ngrënëmutësit dhe baltosësit zhytur në mutin dhe baltën e heshtjes së tyre.
Gramoz Ruçi ka një familje normale. Një vajzë që punon në privat dhe të birin që punon në një kompani shtetërore në një pozicion modest. Disa thonë nuk e meriton punën në Albkontrol, por aty ka disa idiotë me mbiemra politikë, që jo vetëm paguhen nga 4500 euro në muaj, por kanë në duart e tyre të paafta dhe jetët tona çdo ditë. Djali i Ruçit nuk është mes tyre. Gramoz Ruçi nuk i ka çuar fëmijët e tij me studime në Londër dhe unë besoj se kjo kjo ndodhur jo sepse fëmijët e tij janë më pak inteligjentë ta zëmë se fëmijët e Ilir Metës, por sepse thjesht kjo nuk ndodh në shtëpinë e Gramozit. Ai di t’i vërë gjërat në vend në familjen e tij. Edhe atë politike.
Në 1996 ai mbajti partinë me kryetarin e burgosur nga skifterët e Berishës Brenda Selisë Rozë. Në 1997 gjeti mënyrën më pak të dëmshme për të lidhur ardhjen në pushtet, me Komitetet e Shpëtimit dhe zemërimin e parave të humbura, por Nanon nuk e kontrollonte dot të premtonte kthimin 100 përqind të parave. Ndaj një vit më vonë në 1998, ai e ruajti PS por dhe vendin nga shkatërrimi dhe mbështeti një zgjidhje që i hapi rrugë një situate jokonfliktuale. Në 2001 mbështeti me heshtjen e tij rikthimin e Fatos Nanos, si një lëvizje që goditi korrupsionin ordiner që kishte përfshirë qeverisjen socialiste, por nuk e la PS të binte bashkë me Nanon, që sillej si monark në rrëzim dhe si formati qesharak i Luigjit XIV. Gramoz Ruçi mund ta kishte marrë partinë në çdo sekondë, por ai mbështeti personin që intuita i tha do ta kthente atë në pushtet. Por pa shkelur mbi historinë e Partisë dhe duke respektuar sensin e historisë.
Gramoz Ruçi nuk pranoi kurrë një post ekzekutiv që prej qershorit 1991. Sensi i tij i ndershmërisë politike nuk e la të merrte pozicione, për shkak të të cilave, jo ai vetë por familja e tij politike mund të goditej pa të drejtë. Ndaj dje, kur ai tha se po ikte, të gjithë e besuan se ai nuk kthehet më. Ai nuk është Sali Berisha. Dhe Partia Socialiste nuk është PD. Sigurisht ikja e tij ka lënë një trashëgimtar, por dyshja Erion Veliaj dhe Taulant Balla, nuk është një duel i ardhshëm në PS, por është e ardhmja e barazpeshës mes familjes politike dhe interesave të vendit.
Mes qeverisjes dhe opozicionit. Eshtë shenja më e fortë e jetës së një partie, që megjithëse i kaluan dje 30 vjet nga jeta e saj e dytë, sjell shenja ripërtëritjeje edhe nga personazhi I saj më veteran. Eshtë kjo arsyeja që siç do thoshte Shpëtim Nazarko, shumë intelektualë antikomunistë, pas dekadës së parë të tranzicionit, e gjetën veten më afër atmosferës tolerante, mbarëkombëtare, liberale të profesorëve të PS. Përjashto Kaçin e zi sigurisht. Ai shkoi tek foleja e merituar. Një tjetër kontribut në heshtje, i Gramoz Ruçit.
Kjo fole e zymtë, e errët, e ftohtë dhe e mbushur me pupla të shkulura lavdie të dikurshme dhe dilemma hamletiane, ka dhe ajo sot një ditë për t’u shënuar. PD bën sikur rizgjedh kryetarin e saj, mes disa sharlatanësh e figurash groteske, që e bëjnë “zotin Luli Basha”, të duket si heroi plangprishës i Dylqinjës së Tobozës. Nën bekim-mallkimin e shpifësit dhëmbëprishur dhe të dënuarit të përjetshëm nga mallkimet e viktimave të pakallura, të krimeve të tij të pandëshkuara. Të dielën rreth orës 16, kutitë, sallat e partisë që solli shpresën dhe më pas e varrosi atë në themelet e kullës së Viçidolit, ishin bosh. Si një vaki në kohë pandemie. Sot PD kishte ditën e saj të vdekjes. Vetëm kësaj nuk kishte ç‘ti bënte Gramoz Ruçi.
Përveçse me ditëlindjen e tij politike dje, me ikjen e tij prej gjenerali me 3 yje në ditën e festës së fitores, t’I tregojë Sali Berishës, se kur nuk vret, kur nuk vjedh dhe kur nuk i hyn në hak kërkujt vetë dhe përmes fëmijëve të tu, ke gjithë të drejtën e botës të ikësh kryelartë në moshën 70 vjeç dhe të jetosh pa frikë ndëshkimi e pa shpresë amëshimi, dekadat e sprasme të jetës, me nipër dhe mbesa. I qetë se familja e tij politike as i duhet për mbrojtje dhe as nuk ka më nevojë për biberon. Ajo ecën vetë si vetë Shqipëria. Me probleme, me çalime, me marrje frymë herë pas here. Por me besimin se 12 muaj më vonë do festojë sërish ditëlindjen. Dhe jo një vjetorin e vakisë së vet.
Ruci vendosi nje standard vështirë të arritshëm në politikën shqiptare!
Doreheqja e Rucit dhe lotet e krokodilit te Rames per te, shpallen qartesisht zbatimin e vendimit te sugjeruar nga Rruga e Elbasanit, se karrikja e kryetarit te ardhshem ne kuvendin popullor dhe lista e shkurter e kandidateve per postin e presidentit te ardhshem yte Shqiperise, do ti akordohet nga maxhoranca,perkatesisht nga Edi Rama, Partise Demokratike, dmth opozites.
Mbetet per t’u pare nese ne karten e bardhe te Rames per Bashen, perfshihen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale ne veren e vitit 2022.
E gjitha kjo behet per te rifutur opoziten ne sistem dhe per te balancuar fuqite aktuale te maxhorances.
Eshte koha qe Rama t’i ktheje ambasadores Juri Kim borxhin, dmth hapjen e rruges per nje qeverisje 4 vjecare te patrazuar, nepermjet izolimit dhe pushkatimit politik te mafies destabilizuese Berisha-Meta, finalizimit te reformes ne drejtesine shqiptare qe neser, nepermjet gjykates kushtetuese do te pranoje shkarkimin e Metes dhe cuarjen para drejtesise se klanit te korruptuar deri me tash te pandeshkuar, si dhe neutralizimin e “popullit opozitar te 2 Marsit”, dmth te turmave, kapuconeve dhe terroristeve qe datojne qe nga koha e Azem Hajdarit, te cilet perndryshe, tashme do te kishin filluar grushtin e shtetit te Qershorit 2021, te dytin pas grushtit shtetit te Shtatorit 1998, me luften e molotoveve, me rrethimin dhe djegjen e Kuvendit, Kryeministrise, Ministrise se Brendshme, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe KAS-it i cili po flak ne plehra ankesat fallco te opozites per “masakren elektorale” te 25 Marsit, me bllokimin e akseve kryesore nacionale dhe asfiksimin e ekonomise, me lobime e memorandume drejtuar Brukselit dhe miqve te tyre, per te pezulluar negociatat e fillimit te bisedimeve per pranimin e Shqiperise, kinse ketu eshte instaluar regjimi i Rames dhe eshte vrare demokracia.
Le te shpresojme se, pertej retorikes butaforike te Bashes per “masakren elektorale” te 25 Marsit, qe ngjan me teper si nje fushate per rizgjedhjen e tij ne krye te PD-se, ai i ka kuptuar mire sinjalet e qarta te zonjes Kim, te zotit Blinken dhe te Presidentit Biden dhe do te dije te beje zgjedhjen dhe rreshtimin e duhur qe, jo vetem ne Shtator te jete ne Parlament, por qe te braktise rrugen radikale te nje opozite destruktive qe do te synonte paralizimin e funksionit ligjevenes te parlamentit dhe te zgjedhe rrugen e bashkepunimit per te vendosur ne cdo strukture te pushtetit dhe te administrates shtetrore, forcen e shtetit ligjor, funksionimin e institucioneve kushtetuese dhe njohjen e strukturave te reja te dala nga reforma e thelle ne drejtesine derimetash te paralizuar nga mafia e togave te zeza nen grushtin uzurpues te Berishes dhe te Metes.
VJOSA al. mire na rrjeshtove ato qe mendon ti por kush do ta qortonte Rucin te qendronte akoma??Apo kujton ti se eshte e njejta paste me Saliun dhe Bashen.Ruci do ta pengonte Ramen te beje reforma! Tani po flitet per largimin e Rucit dhe per respekt thuaje nje fjale te mire per te qene objektiv ashtu sic eshte dhe autori i shkrimit,per nderin e tij.Ndersa ty te kishin mbetur merak”lotet e krokodilit”’ te Rames qe edhe kjo eshte nje padrejtsi dhe shpifje.
Me sa bast qe keto qe thua ti jane kot? Nuk i vete PD-se kryetari i Parlamentit dhe Presidenti, flije mendjen. Te dyja PS do t’i mbaje. Maksimumi te marre ndonje ministri koti PD-ja dhe aq, Ate te Spiropalit qe Zoti e di se c’detyre ka, e ndonje tjeter aty-ketu, gjera pa zarar. Presidentja pas Ilir Metes do jete femer (Mimi Kodheli) dhe ka gjasa edhe kryetarja e Kuvendit.
Pershendetje zoti Niku,
Me bere te qesh me ate bastin qe do te vesh , sinqerisht.
Por, megjithe deshire do t’i ktheja nja dy-tre birra me ty.
E pranoj bastin dhe qerras une, sido qe te veje ky bast, nese do ta bjere hera te takohemi ndonjehere ne kete dynja.
Gjithesesi, do te me duhet te theksoj se, nje marrveshje thelbesore bashkepunimi pozite-opozite, nuk mund te perfshije poste ministrash, sepse PD-PS nuk jane aleate dhe as qe behet fjale per bashkeqeverisje apo ndarje te pushtetit ekzekutiv, por thjesht per bashkepunim institucional, dmth per t’i dhene edhe opozites pushtet ne legjislativ, ne presidence si edhe ne hallkat qe sigurojne apo garantojne balancat e kontrollit ne sistemin e ri te drejtesise, ndofta edhe ne qeverisjen lokale me ane te pranimit te zgjedhjeve te parakohshme per kete pushtet.
Mbetsh me shendet!
Ruçi, si Mali qe mbart Emrin e Tij….
Thjesht, modeli i Socialistit te tradites dhe i te ardhmes !…
Monika
Exelente Sokol.
Sokol Ruci eshte produkt i komunizmit dhe me ato ideale u edukua dhe u rrit. Te kujtoj nje fakt psiko-fiziollogjik te trurit te njeriut. Parimet,Sjelljet,Etika morale dhe idete qe krijojne arkitekturen e te menduarit dhe te punuarit te njeriut e percakton mosha nga deri ne 20-25 vjec. Dhe keto fakte nuk jane as politike as ideollogjike por biologjike shkencore te bazuara ne evolucionin natyral darvinian te qenies njerzore. Prandaj eshte themelor dhe tejet i rendesishem formimi dhe edukimi i brezit te ri. Shkolla Familja dhe Shoqeria kane peshen kryesore ne ate moshe te formimit te personit. Te gjitha ndryshimet e mevonshme ne idete ideollogjike,parimore etjetj jane thjesht per oportunizem dhe mbijetese. Jo vetem Ruci por i gjithe brezi i politikaneve,gazetareve,analisteve, media e show man ne TV dhe sidmos ata te moshes 40-60 vjec jane pothuaj produkt i asaj periudhe qe edhe per shume vite do te lere gjurme te veshtira per t’u fshire. Edhe per ket eme vjen keq te shikoj kete Shqiperi ku eshte katandisur pamvarsisht nga disa te pasur kriminele dhe koketrashe te djallezuar vetem per intriga dhe mashtrime. Pamvarsisht dhe nga nje prosperitet virtual vetem ne dukje(dhe qe nuk eshte merite e shqiptareve). Ne dhe per shume dekada do vazhdojme te furnizojme krahe pune me kosto te ulet per te tjere dhe do te vazhdojme te eksportojme kriminele,drogaxhinj,mashtrues. Vetem femijet e e atyre qe ikin ndoshta do te fillojne te permenden per individe intelektuale apo tek tuk ndonje person qe me gjithe mend i jep njerzimit dicka pozitive. Good Luck
Edhe 40 vjecaret i fut aty zotrote qe kur u nderrua sistemi ishin 10 vjec, pra edhe ata paskan qene te indoktrinuar. Nuk na the zotrote sa vjec je, apo ti ke lindur ne 1990, e ne qofte keshtu atehere nuk dikerke gje fare nga perpara 90 ku motoja e komunisteve te ndershem ishte “ te paret ne saktifica e te fundit ne pretendime”, sigurisht po flas per te ndershmit dhe jo capaculat qe befas filluan ta shpallin veten disidenta si puna e Sali zgjyres. Ne qofsh lindur perpara 90 atehere mos e hap ate kapak se i bie qe sipas fjaleve te tua, edhe ti i te njejtit lloj muti je si 40-60 vjecaret.
Po plako edhe 40 vjecaret sepse ata u edukuan nga ata te qe ishin me perpara. Nuk erdhen suedezet dhe danezet te na edukonin. Shqiptare te ndershem asnje njeri nuk e ve ne dyshim qe jane por gjate gjithe kohes ne Shqiperi kudo qe te shkosh gjen vetem mashtrues,genjeshtare ,intrigante,te korruptuar. ne kohen e komunizmit dulla i mbante te heshtur me force,ne demokraci lulezuan si kepudhat dhe formuan kete Shqiperi qe shikojme sot. Plako thiri mendjes, jemi ketu sepse keta jemi, keta jemi dhe kete klase politikanesh dhe administratoresh prodhojme, mund te te vije inat dhe te plasesh sa te duash por keto jane faktet. Inati eshte semundje e keqe se nuk te le te shikosh pertej hundes tende. Edhe me keqja me e madhe eshte megallomania e shqiptareve , qe ne i dime te gjitha , i kuptojme te gjitha, se e dime kush e ka fajin , nderkohe vazhdojme te jemi te fundit per cdo gje, Nga inati ballkanik dhe megallomania qe kemi brenda trurit nuk arrijme dot te reflektojme dhe fajin e kane gjithmone te tjeret. Dhe kjo history plako mund te vazhdoje dhe nder shekuj…
Shqiptar jashte…….Pa veri perballe komunistin ( epa ndryshueshem)Ruci, me Salianin e babaleve((demokratin e ri),dhe jepi dum ”psikoanalizes” .Sigurisht qe ka rendesi edukata por sa per ideollogjin komuniste ajo te merr ne qafe nga I D E A L I Z M I. Te tjera e prishin.Por ama njeriu ndryshon gjithe jeten sepse jane kushtet qe e bejne ate ndryshim.Periudha 25 vjecare lidhet shume me perfundimin e adoleshences me heret (20-22 vjec)dhe pergjithsisht perfundimin e studimeve.
? ??
Nje nga shrimet me te mira dhe me plot domethenie .
Nje artikull shume vleresues dhe i merituar per njeriun dinjitoz Z.Ruci,bravo Balla
C te te them, nuk po them asgje tjeter. E ke qare, te lumte dora. Jam e nderuar qe je bashkekombasi im.
Ma thithsh…
Shume e idealizuar.
Ruci iken sepse ka siguruar gjithshka. Ka shfrytezuar pa zhurme perfitimet ekonomikeqe te jep pushteti. Perse te mod largohet
Mua Gramozi më ka zhgënjyer. E la Partinë Socialiste të shkiste shumë djathtas. Sa në kohën e Nanos ashtu edhe tani me Ramën!
Si gjithehere Sokol bytha gam gam gam pa bereqet.
Dy gjera mbaj mend per Rucin.
E para:
Kur ishte Sek.i Pare I Kom.Partise Tepelen.
Ne nje nga Pl.e Kom.Qendror,ka ngrejt nje problem kuadri :Perse ne shkollen e partise nuk kerkohet nota mesatare si ne universitet,por vijne ne shkolle me nivel shume te ulte.Pas ketij qendrimi te gjithe mendonin se e “hengri” ky nga Enveri,por nuk ndodhi gje.
E dyta:Kur ish Min.i Brendeshem u paraqit me gjyqe per vrasjen e 2 prillit,ne sallen e gjyqit duke ju pergjigje prokurorit,nje nga salla e qelloj me kepuce ne koke Rucin.
Ruci ju pergjigje:Ne rast se je burr me prit perjashta
sa te mbaroj pune me turpin gjykus.
Nga qendrimi burreror I tij ne gjyqe,e kan prit perjashta 30-40 vete,e kan vlersuar per burrerin,e kan percjedhe me makina deri Lezhe ne shenje respekti.
Dhe me dorheqjen tregoj,burreri dhe kulture te larte.
Respekte Ruci,te vafte mbare.
Shqiptarit jashte shtetit! I dashur komentus!
Eshte me se e vertete se te gjithe shqiptaret e grup moshes
40-80vjeç sot,e kane ngrene shulin e ideologjise utopike Marksiste,kush tamam,kush me shume e kush me pak e kush aspak.
Nuk e pertyp dot ate emer qe keni perdorur ne krye te komentit tuaj.Sokol Ruçi?!!!…
Qofte Sokoli,qofte Gramozi jane dy individe te ndryshem me personalitete te ndryshme me cilesi krejt te ndryshme.
Amalgama Sokol Ruçi,per mua eshte amalgame e tipit enveristo-sahliiist.Pra deduksjoni me i thjeshte eshte qe dhe ju qe ndoshta e perjashtoni vehten nga llozi komunist,llozin e ke akoma brenda dhe s’dihet kur te sherohen plaget a mund te te ngelen kronike pasojat.
Sokol,te pergezoj per kete shkrim objektiv,te sakte dhe te nevojshem sot me shume se çdo here.
Faleminderit zoti Balla, per kete artikukk bilant per kollosin Gramoz Ruci.
Sa shume kan per te mesuar brezt pasardhes qe aderojn ose kerkojn te futen ne politik, pamvaresisht bindjeve apo ne cfar krahu bejn pjes.
Ajo qe vlen si shembull i shkelqyer esht , jo vetem rruga qe ka pershkruar gjat 30 vjeteve ne PS, por mbylja e karieres ne menyr te shkelqyer, duke dhen nje shembull te nje politikani evropjan te shekullit 21. NJe shekull larg zotit Ruci qendron Sali Berisha i cili edhe pse akuzohet se, ka vrare, ka shperdoruar postin shteror si president dhe kryeminister, deri sa ju ndalua hyrje ne SHBA nga DASH, perseri sjep dorheqjen edhe pse ka mbushur 77 vjet, kekon ta mbaj me thonj PD me njemij e nje forma, bile kerkon te vihet ne krye te saj, vetem e vetem te mbroi interesat familjare dhe zullumet qe ka bere, pe te mos u nndeshkuar. Edhe 100 vjet zoti Gramoz Ruci mbi keto qe kini.
Faleminderit zoti Balla, per kete artikukk bilant per kollosin Gramoz Ruci.
Sa shume kan per te mesuar brezt pasardhes qe aderojn ose kerkojn te futen ne politik, pamvaresisht bindjeve apo ne cfar krahu bejn pjes.
Ajo qe vlen si shembull i shkelqyer esht , jo vetem rruga qe ka pershkruar gjat 30 vjeteve ne PS, por mbylja e karieres ne menyr te shkelqyer, duke dhen nje shembull te nje politikani evropjan te shekullit 21. NJe shekull larg zotit Ruci , qendron Sali Berisha i cili edhe pse akuzohet se, ka vrare, ka shperdoruar postin shteteror si president dhe kryeminister, deri sa ju ndalua hyrje ne SHBA nga DASH, perseri sjep dorheqjen edhe pse ka mbushur 77 vjet, kekon ta mbaj me thonj PD me njemij e nje forma, bile kerkon te vihet ne krye te saj, vetem e vetem te mbroi interesat familjare dhe zullumet qe ka bere, pe te mos u ndeshkuar. Edhe 100 vjet zoti Gramoz Ruci mbi keto qe kini.
??
Balla,shkelqyeshem.
Eshte shkrimi me i plote dhe i baraspeshuar . Nuk eshte hera e pare , qe Sokol Balla , paraqitet si gazetar klasi . Nepermjet doreheqjes se Gramoz Rucit , Sokoli , ka bere nje rezume te zhvillimeve politike , ne 30 vitet pluralizem . Portretin e gramoz Rucit , e ka pershkruar si polikanin model te gjithe karieres se tij . Gramoz Ruci , eshte politikani me rezultativ dhe me i ekuilibruar , ne Shqiperi , perfshire dhe qeverrisjen moniste . Nuk influencon vetem profesioni i mesusit , por ka ditur te ndertoi mardhenie koherente me eproret dhe varesit . Ne gjyqin e Shkodres , ka bere emer si hero legjendar . Gjykoj se eshte i vetmi politikan , qe ne karieren e tij nuk ka asnje hije dyshimi . Politikan i drejte , inteligjent dhe i llogjikshem . Ne kete tranzicion , nuk ka asnje shok , per drejtesi , llogjike dhe modesti . Sokoli meriton lavderimet maximale , per kete portret politiko- letrar te Gramoz Rucit dhe te spektrit politik aktual . Zgalem
O sokol balla na e shpifet me kete servilosje. Kush ta ka porositur artikullin mo legen.???
Po pyet Sarandjotet e banoret e Ksamilit se si i pushtuan tokat Tepelensit ne emer te Granozit. Po ortakerine me Gaz Demin ne turizmin e Sarandes apo emerimet ne polici dhe dogana pse si permend? Apo grun e vet pensioniste qe beri gati $400000 per nje vit!!!!! Apo harrova qe i keni grate shume te zonjat ju perfshire dhe ish grun tate qe pasi hengri mut si gjyshi i vet dhe u be si thes me mut ja futi nje operacion stomakut qe ti pelqeje keyetarit. Se ndryshe si ti nxjerri leket ajo dhe ti? Jeni te dy putana.
Kaq per sot.
Po mir mer shoku po me grat dhe fisin pse ha mut . Apo ke m’su prej Sales ! Vallaj politikan i modh oasht ai Sala . Tamon burr kanuni qi meret me grat . Po mer jahu se e gyko ai se kush osht fis i mir e kush jo. Ka njona on sha komunizmin se meret me biografin e fisit ka krahu tjetr bo vet t’njejten gjo. S’ke pun me grat ene me fisin ! Jo per noj gjo po perderisa s’ke von emen e mbiemen per ato qi ke shkrujt un nuk munem me gjyku se a ke moral mjaftushem per me sha tjetrin. Tyqeta…!
Ketij “Shqiptarit jashte vendit”mesa duket i ka ngelur ora ne vitin 1991,plot 30 vjet,me pare.Akoma se ka kuptuar vendin ku jeton e sidomos kur dergon “good luck” per Sokol Ballen e komentatore te tjere.Ai flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes,me nje cinizem e sarkazem banal dhe duket ashiqare qe ska kuptuar asgje ne vendin ku jeton e punon (if is working) e jo me pastaj per Shqiperine e shqipetaret,qe i gjykon akoma ne vitin 91.
O Sokol jam në dilem nêse shkrimin e ke bo ti apo nai tjetër. Qê ti bi shkurt zotnis tate lexo e nigjo ktu : kur ai bythq!m Ledio Ruçi ,çuni Gramozit dilte e bridhte me pistoleta nê brez sa nê Tiron e sa nê Ksamil ti o do kesh qen nê Angli ose sdo kesh dal nai her nê Tiron. Ky sumriq me gjith ca laskara qê mate ka mrapa ka qen tu bo minimumi 3 vrasje nê Sarandê në periudha tê ndryshme kohore.Në Tiron mes bllokut ja kan shkrep pistoletën bythve se filloi tu ec me super xhiro derisa Mozi u detyru me e çu jasht shtetit. Kshu që po deshe kurseji kto vlersime pêr çunin “e mirë” të Shokut Mozi. Ishalla mero sna çensuro komentet
Shkrim brilant i Sokol Balles.
Koli,ke bërë një analizë të shkëlqyer,se i tillë është Gramoz Ruçi dhe e meriton. Të lumtë.
shkrimim i mire por cfare u permbys se deri dje nuk flisje kunder opozites si duket te iku frika?
Bravo Sokol. Big BRAVO.
@MacGr
Për Ruçin ka plot fjalë të mira e shumë të mira për të thënë.
Sidomos për integritetin e karakterit të tij sa burrëror e qëndrestar, aq edhe të matur e negocues.
Pikërisht se është i tillë, e kuptoi dhe e pranoi se është koha për të shkuar, ja kanë kërkuar ose Jo këtë tërheqje.
Një tërmet po përgatitet në arenën politike shqiptare, i tillë që me integritet ose pa të, nëse të ka ardhur koha për t’u larguar, nëse je konsumuar politikisht nga spiralja para dhe post tranzicion, do të largohesh vetë apo, përndryshe do të të largojnë.
Ruci është aq i mënçur e fisnik sa nuk bën luftra që mund ta përbaltin.
Nuk do të çuditesha fare nëse është vetë Rama që ja ka spjeguar cfarë i është kërkuar Ramës dhe t’i ketë ofruar postin e zv.kryetarit të kuvendit,
ose të Sekretarit të Përgjithshëm,më tepër si një kompesim moral, gjë që ai Gramoz që njohim ne, nuk do të mund t’a pranonte.
Sa për Ramën po, ai në publik bëri krokodilin.
Rama sa po vjen dhe po bëhet më radikal në reformat për të ndërtuar, me ndihmën e amerikanëve, një shtet ndryshe, që e ka në kontrroll teritorin, institucionet dhe administratën, një shtet efektiv dhe të pranueshëm për sytë dhe standartet e BE-se.
Në këtë turravrap, në këtë nxitim nën presionin e kohës që po mbaron edhe për Ramën vetë, Gramoz Ruçi ishte një pengesë për të, një orendi që duhej zëvëndësuar (ndjesë për cinizmin e shprehjes).
Rama e ka në grusht partinë e tij dhe ka plot aparatçikë, me dhe pa pagesë, që t’i vajisin ingranazhet e kësaj makine të stërmadhe që e quajmë PS.
Dhe, ndjesë përsëri për çiltërsinë e të shprehurit, Rama nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë thelbësore të marrë këshilla nga Ruçi, i cili mbetet një aparatçik ekselent, një organizator i pa lodhur, një bashkluftëtar besnik, por Jo një ideolog e novator, jo një reformator i tipareve të një partie moderne evropiane, aq më pak një vizionar i reformimit dhe funksionimit të shtetit të Rilindjes, apo e shtetit që duam, siç do të shprehej Rama.
Shkurt, Ruçi nuk i duhej më Ramës, kishte filluar t’i vinte ngushtë projekteve dhe vizionit të tij.
Ndërkaq, besoj e pranon edhe ti, se amerikanët do t’a shohin këtë spostim të Ruçit nga drejtimin I kuvendit, si lëvizje në drejtimin e duhur.
Dhe kjo nuk është pak për Ramën dhe PS-në, në këto kohë kur DASH po godet rëndshëm në portat e keshtjellë së konsumuar dhe të korruptuar të tranzicionit shqiptar.
Ja pse, teatri i Ramës me rastin e largimit të Ruçit, inflacioni i fjalëve dhe lavdërimeve të tij më kanë lënë një shije pa shije.
Besoj, me aq sa e kam lexuar karakterit e tij, nuk do t’i ketë lënë as Ruçit ndonjë kënaqësi.
Nderime gjithësesi, zoti MacGr dhe flm që zgjodhe të replikoje ndaj komentit tim.
I sakte!
Koi , akoma me parate e Belndes?! S’ke faj se ke sakrifikuar gruan per Partine.