Dokumenti i mëposhtëm i përket zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike.
Tre komisionerë dhe katër vëzhgues nuk kanë arritur dot t’i japin drejtim numërimit të votave, duke firmos që të gjashtë për shifra të pakuptimta.
Për më tepër, ata firmosin se kanë votuar 660 persona. Nga këto, 655 fletë janë të vlefshme dhe 8 të pavlefshme. Pra 663 vota për 660 persona.
Por nuk mjaftohen me kaq. Nga 655 vota të vlefshme, kandidatët kanë marrë 652 në total. Pra tre janë zhdukur si me magji… Për më tepër analizojeni vetë procesverbalin me shtatë firma dhe një vulë.
Cudi e madhe dhe ju , po c’prisni ju nga analfabetet e UDHEHEQESIT ANALFABET ?!!!
Ky rast mendoj do jete me i sakti .
I dashur gazetar!
Shifra 8, tek zëri i votave të pavlefshme, vihet re qartë që është një 5 e retushuar, ndaj dhe nuk jam në gjendje të gjykoj nëse është i gabuar “burimi” që ju është servirur pa u verifikuar prej jush, apo burimi jeni ju vetë.
Zgjedhjet e fundit brenda PD-së, përveçse qesharake, janë vërtet të trishtueshme, por kjo s’do të thotë që cilido gazetar profesionist – teksa ngazëllehet me një lajm të rremë ose, aq më keq, të sajuar nga dora e vet – të jetë më pak i trishtueshëm e po aq qesharak.