Lulzim Basha do drejtojë Partinë Demokratike edhe për një mandat katër vjeçar tjetër, i treti radhazi që prej marrjes së partisë në vitin 2013.
Kreu i tanishëm, megjithë manipulimet dhe parregullsitë ka fituar me rreth 81 për qind të votave ndërsa zyrtarizimi i rezultatit, siç ështënjoftuar edhe më herët do shpallet nesër.
Në komunikimin e tij me mediat, kreu i Komisionit Zgjedhor për zgjedhjet në PD, Gjana, tha se Basha ka marrë rreth 81% të votave.
Ai shtoi se material zgjedhore bashkë me krerët e degëve janë nisur për të sjellë në seli materialt zgjedhore të cilat janë nëpër kuti dhe do administrohen në seli natën e sotme.
“Pasi të administrohen kutitë me materialt zgjedhore, do nxjerrim procesverbalet, do regjistrohen në sistem, do bëhet përmbedhja e 76 qendrave të votimit dhe nesër diku rreth mesditës do shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues për zgjedhjet e 13 qershorit në PD.” – tha ndër të tjera Gjana gjatë fjalës së tij.
Në zgjedhjet e 13 qershorit morën pjesë kreu i tanishëm, Basha, Agron Shehaj, Edit’h Harxhi e Fatbardh Kadilli. Shehaj është renditur i dyti me rreth 15 për qind të votave, ndërsa Harxhi e Kadilli kanë marrë rreth 2 për qind të votave.
Procesi u shoqërua me kundërshti nga grupi Për PD-në i cili kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve më vonë e jo në qershor si dhe u ankua për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit.
Kandidati Shehaj u ankua ditën e sotme se i kishin përjashtuar vëzhguesit nga disa qendra votimi ndërsa ish-anëtarë e anëtarë të Këshillit Kombëtar denoncuan në rrjetet sociale mungesën e emrit të tyre në listat e votimit. Ata e quajtën procesin një maskaradë elektorale.
Kandidatët në garë, gjatë fushatës kanë bërë përgjegjës Bashën për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit e për këtë arsye kërkuan largimin e tij.
Kryedemokrati nga ana e tij theksoi gjatë takimeve më strukturat e PD-së në Shqopëri se synon që partia të dalë më e fortë dhe më e bashkuar nga zgjedhjet e brendshme ndërsa ka premtuar luftë pa kompromis me atë që e ka quajtur regjimi Rama-Doshi.
Aman mo, shyqyr qe doli lajmi se po rrinim me gjak te ngrire kush do fitonte. Urime gjigand ne humbet e rradhes tani per 4 vitet e ardhshme. Mezi po presim qe te humbesh prape zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme pas 4 vitesh.
Rama lufton per mandatin e katert ne pushtet, Basha per mandatin e katert ne opozite…haha.
PD ne vdekje klinike, mbahet me oksigjen.Doktori do I beje operacion ne zemer e do I mbetet ne Dore.hahaha.
Nuk I besohet malsuerit Birish me ndertu.Si cub vetem vjedh e vet.
Do bëhen 90% gjatë natës po hë, si puna e brumit.
Ta gezosh Rama mandatin e 4. Te ben mbret me zor.
Ó zot. Rama edhe 1 mandate tjeter. Esht gje é mír. Mendoje I te VI PD ne pushtet… 0???
Urime o pasha,,, ky mandat i duhet te mesoj Tabellen e shumzimit.
He se i duhet kryetarlleku se ai i merr fondet e biznesit per PD-ne qe thuhet se shkon ne disa miliona euro ne loogarine e pdes
Kam besimin se, zgjedhejet e ardhshme, E.Rama do ja dhuroje L.Bashes!!!
Jo per dicka, por thjesht sepse keshtu thote programi!! Njera dore lan tjetren,dhe te dya fytiren,apo jo ?!!!
Pavaresisht “nongrata” nga SHBA-ja, Sali Berisha mori Mandatin VII real ne krye te PD-se.
Bravo Basha ja sigurove Rames dhe nje kater vjecar tjeter ne pushtet ne zgjedhjet e vitit 2025. Urime.
Bravo LYL po e con partine si shoku Enver nga fitorja ne fitore por mbete ne nevojtore…..
Tani e meritoni plotesishte te quheni partia komunisto demokratike….