Simbolika e pathënë e kongresit të Edi Ramës!

13 Qershor 2021, 21:15Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Me një skenografi hollivudiane, Edi Rama mbajti kongresin e fitores së socialistëve, ku më shumë sesa fjalimi i tij që nuk pati nënvizime, treguan simbolikat që ky kongres dha.

Simbolika e parë ishte rreshtimi, ku rishtas kujdeset që të tregojë se ende nuk ka menduar për një pasardhës të tij. Ata që aludon media, si gjithmonë ulen e ngrihen në bursën e Ramës, pa marrë asnjëherë paketën kontrolluese.

Simbolika e dytë ishte largimi i Gramoz Ruçit. Ashtu si shumë të tjerë që ishin vendosur në listat zgjedhore në zonën e rrezikut, edhe vendosja e Ruçit tregonte se nuk ishte më i preferuari i Ramës dhe se karrierës së tij po i vinte fundi. Nuk mund të thuhet se në rastin Ruçi, Rama u tregua mosmirënjohës. Ministrit të fundit të komunistëve ai i dha deri postin e shtetit nr 2. Kuptohet që edhe Ruçi në të shkuarën e kishte mbështetur. Njeriu që mbajti për 25 vite kohezionin dhe unitetin e të majtëve tashmë largohet. Rama e kontrollon me dorë të hekurt të majtën.

Këtë e dëshmuam edhe fjalimet e Fatos Nanos dhe Arta Dades. Dikur mospajtues me rolin dhe pozicionin e Ramës, ata pranuan atë rol që u ka caktuar: Mund të kërkojnë çfarë të duan, vetëm pushtet jo sepse është i tiji.

Nuk u mor as me kundërshtarët e tij. Ilir Meta dhe LSI janë vetëm çështje kohe që të shpërbëhet tërësisht. Vetë Meta tregoi se dukej më interesant kur nuk hapte gojën. Njerëzit mendonin se ndoshta nuk ishte orator, por të paktën i fortë. Këtë herë u qesharakëzua tërësisht dhe LSI u shfaq si një formacion familjar.

Sa i takon PD-së, Rama tashmë po luan me të si macja me miun. Të shpartalluar dhe shpresëhumbur në gjetjen e një lideri që do t’i çojë drejt fitores, pritshmëritë e tyre janë në indulgjencën e Ramës nëse do ju falë ndopak pushtet. Në fakt e vetmja dëshirë e Ramës është t’i shkërmoqë dhe nuk është se ndodhet larg objektivit.

Kurse socialistët janë vënë në rresht nën urdhrat e tij. Ai është njeriu që i çoi në mandatin e tretë dhe tashmë ndjehen më të fortë se kurrë dhe nuk kanë tabu të kërkojnë mandate më shumë sesa rregullat e pashkruara. Të vetmes gjë që duhet t’i tremben është humori i Ramës.

Sa i takon shqiptarëve, minimalisht edhe katër vite të tjera do të qeverisen sipas zgjedhjeve të njeriut që dikur ishte një kryetar bashkie atipik ndërsa sot një kryeministër që vetëm tabu nuk ka. E ka treguar kur ka marrë skemat ekonomike të kundërshtarëve, individët e spikatur të tyre, sikurse në PS është ai që djeg apo ndez karriera. Tashmë duhet të mësohen që për katër vitet që vijnë do të drejtohen prej tij dhe përtypin idenë se në ambicie është i shfrenuar, po aq sa i duruar në arritjen e objektivave të tij ku ndoshta një mandat i katërt, të paktën në mendjen e Ramës, nuk duhet shikuar si një fantazi.

11 komente në “Simbolika e pathënë e kongresit të Edi Ramës!”

  1. Besi says:

    dobet fare. nuk ke kuptu gjo fare si gjithmone. tyc

    1. katarakti says:

      Dakort plotësisht me çfarë ke shkruar. Do të shtonja se nën drejtimin e Ramës Partia Socialiste nuk është më parti e majtë. Është parti personale e një njeriu që e ka deformuar tërësisht. Shqiptarët votojnë PS-në qoftë për inerci, qoftë se urrejnë PD-në. Por PS-ja sot nuk ka as ideologji dhe as figura të respektuara. Thjesht nivel Balla!

      1. Tyc says:

        Hallall
        Nuk kam sa te shtoj e as te heq cfare ke shkruar

  2. Xhaja says:

    Rama eshte nje Zogist i ketje shekulli dhe ska lidhje me te majten , uje ku noton Rama , me bluze kombetare po pa njgjyre politike

  3. SADIU says:

    Nuk ke qene mire kur ke bere zhgaravina mbi flete. Ajo hija e zvendesministrit te vjen tallaz tallaz. Afrehwsh kete here me Lubonjen a Bushatin.

  4. FAKTI says:

    Partia Socialiste tani eshte mireformuar si asnjehere. Edi Rama beri ate qe dinte dhe enderronte qofte per partine dhe qofte per Shqiperine; do jete e veshtire te perseritet. Edi rama eshte i formes dhe i permbajtjes, eshte vizionar dhe pelqimtar, i pergjegjshem dhe ambicios, i vendosur per tu shkuar gjerave deri ne fund. Veshtire te perseritet. Partia Socialiste ka marre tamam fizionomine e nje partie perendimore e konsoliduar, pavaresisht se nen hijen e tij. Do ishte mire qe te ishte e tille dhe partia demokratike, por tani per tani kal i ngordhur dhe kjo nuk i ben mire as partise socialiste sepse do ta dobesoje duke mos e rrezuar; por demi i shkon Shqiperise se demokracia dhe pluralizmi pa kundershtar, te rrit mendjen dhe te sposton ne aresyeja per te cilen ke ardhe ne pushtet . Dhe ironia eshte se meqense i beka dem ps-se , partia demokratike le te vazhdoje me Saliun nen sqetull dhe Lulezimin ne viejen epare pa flamur. Mua me çudit ndarja qe i ka bere bota ne parti te majte e parti te djathte, mendime te majta e mendime te djathta. Fizikisht njeriut po ti mungoje njeri karahe apo njera kembe quhet sakat. Pse duhet te ndahet artificialisht keshtu? Kot fare. Problemi i partise eshte programi qe i paraqet qytetareve per rritjen e mireqenies dhe zhvillimin e vendi. Ky eshte thelbi; e djathte dhe e majte eqshte talleje “popullore”.

  5. Permetari says:

    Sa i gezuar eshte ky Hila se siç e pershkruan Ramen i duket sikur i eshte ngjallur Enverri qe i dha kerbaçin ne dore te jatit.

    1. Ana says:

      Po unifikove Ramen me Enverin dmth qe ti o frymor nuk ke ndryshuar fare, ke ngelur nje Enverist i mjere. Eshte ceshtje intiligjence. Keshtu si ty jane shumica e te gjalleve nga koha e monizmit. Mund ta kesh uryer Enverin, por mendon dhe vepron si ai. Gjynah!

  6. Sa te tollovitet PD mes berishes e bashes,rama udheheq pa asfare problemi,kuotat e demokrateve kane mberritur ne zero,kuptohet se ne c fare gjendje eshte kjo parti kur mendohet te kthehet perseri ne krye te saj nje plak i mbaruar dhe i menderosur,i deshtuar dhe anakronik,i pacim me shendet socialistet mbi koke dhe per goxha vite.

  7. K says:

    Urime Edi Rama! E peara dhe e fundit ju dhe nje dru dhe nje mesim hajduteve,vrasesve,tradhetareve si Sali Berisha & co. Fitoi civilizimi dhe kultura Shqiptare mbi provincializmin e Saliut dhe T PD apo te partise hajdute te Likes! Shqiperia nuk u terhoq poshte ne balten e Saliut dhe padroneve te tij! Pastaj se kush eshte Edi Rama do te gjykohet pas 4 vjetesh dhe do ta gjykoje historia dhe kete ai e kupton dhe e di! Ndenia ne pushtet per shume kohe te ha! Por eshte e nevojshme per te pastruar kete llum hajdutesh dhe spiunesh! Saliu i vuri kazmen shkolles,eleminoi gjithe intelektualet me vlere dhe mbajti Lulet dhe Gjanajt me Market dhe Gjekmarket!

  8. Koli says:

    Ky dhe gruan ja jep Rames po qe se do e kish per te qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje