Ruçi njoftoi dorëheqjen nga politika, Balluku: S'e kam parë kurrë aq të emocionuar, ishte frymëzim për të gjithë ne

14 Qershor 2021, 11:29Politika TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për largimin nga politika të një nga figurave më të rëndësishme në Partinë Socialiste, kryetarit të parlamentit, Gramoz Ruçi.

Gjatë Konferencës së PS-së, në 30-vjetorin e themelimit, që u mbajt në stadiumin “Air Albania” të shtunën, Ruçi i dha fund karrierës së tij politike.

Balluku kujtoi këtë moment, gjatë intervistës së saj, ku tha se “kurrë nuk e kam parë aq të emocionuar Gramozin”. “Ka qenë gjithmonë racional, në PS, ishte ajo kolona që në situatat më të vështira ishte i ftohtë dhe diskutonte si do t’i gjenim zgjidhjen. Në konferencë e pamë shumë të emociouar”, rrëfen ministrja.

Balluku do të hyjë për herë të parë në parlamentin e Shqipërisë, në shtator, kur e majta fillon mandatin e tretë qeverisës. Të qenit në kuvend pa Ruçin, ajo e sheh si fat jo të mirë.

Është një 4-vjeçar sfidues, edhe për fatin që më duhet të ushtroj fatin e deputetit. Nuk e di pse pata fatin të jem në parlament pa Ruçin, që për mua ka qenë frymëzim. Ka qenë një mësues për të gjithë ne, kush pa pasur fatin të dëgjojë, ka marrë shumë prej tij”, thotë Balluku.

Ndërkohë, ndalet dhe në jetën personale, kur flet për orët e vona të natës, pas pune, kur sheh ecurinë përgatitore të djalit, i cili do t’i nënshtrohet këtë vit, provimeve të lirimit.

Kam qenë çdo ditë në punë. Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve, kam qenë në zyrë dhe në terren. Kam përshtypjen se do të jetë një verë, që nuk do të ketë shumë kohë për pushime. Shpresoj të kem pak kohë për fëmijët e mi. Djali është në klasë të nëntë dhe kur shkoj në shtëpi, mundohem të shoh si po ecën, pavarësisht se mendja është dhe te punët e Ministrisë”, tregon Balluku.(tch)

6 komente në “Ruçi njoftoi dorëheqjen nga politika, Balluku: S’e kam parë kurrë aq të emocionuar, ishte frymëzim për të gjithë ne”

  1. pastrimi nga usa says:

    po c’doreheqje.i kane thene ik pa e bere publike e ne na shiten histori perdellyese.ska bythe te qendroje qe 30 vite pas renies se sistemit te kete akoma persona me poste drejtuese ne komunizem e po keshtu me poste drejtuese sot.pastrim alla usa se te jete per keta vdesin ne karrike pushteti..

  2. Jon says:

    Do te ishte gabim i jashtezakonshem dhe nje precedent i rrezikshem per te ardhmen, nese pasi ke bere te gjitha te zezat, te shpetosh me doreheqje. Kjo eshte e papranueshme dhe ngelem besimplote qe nese ky tipi do e meritoje te futet ne listen e zeze te SHBA dhe per me teper e meriton te hetohet e pse jo edhe te denohet, duhet bere ashtu edhe pse dha doreheqjen.

  3. Tironci says:

    Keshtu do dorhiqen te ter se era spakut po afron , do ket plot dorheqie te tjera nga ata qe jan pak te mençur , ata qe do qendrojn do humbasin gjithshka qe kan marr.

  4. labi nga Resheni says:

    Per hir te vertetes,te gjithe” rilindasit”,para se te hynin ne PS,talleshin me emrin “Gramoz”,biles,te qenurit nga Tepelena e quanin profesion,pra,”tepelenas”.Sot,te qenurit hipokrit,ka marre permasa te reja,te admirueshme.Tani,gati po qajne per “emblemen”.Lerini hipokrizite:ai eshte nje si gjithe te tjeret,me te gjitha “+” dhe “-“.Se po ju,do filloni t’a “tepelenizoni” perseri.

  5. Ministrja artiste says:

    Po çfarë pret o Bela.
    Hidhu dhe ti mqs u emocionove jep dhe ti dorëheqjen.
    Përpara se sa ti bëhesh Bela-ja Ramës së 3-të.
    Se mos ju plas ndonjë PPP e qelbur apo konçension klientelist kooruptiv…

  6. Edi says:

    Akt dinjitoz, i nje njeriu e nje burri patriot, te mire dhe te mençur! Meriton nje super respekt per gjestin e tij, pertej pallavrave pa asnje vlere te shumekujt, per kete leksion i jashezakonshem per kedo qe ka mend ne koke.

    Respekt Z. Ruçi! Jete te gjate dhe gjysherim te bukur me kohe te plote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje