FOTOT/ "Deri dje ja gjenin anën", DPSHTRR poston pamjet e makinave që s'kalojnë kolaudimin: Riparoni mjetet në afatet ligjore

15 Qershor 2021, 17:32Sociale TEMA
FOTOT/ "Deri dje ja gjenin anën", DPSHTRR poston pamjet e

Mjetet të cilat nuk plotësojnë kriteret e nevojshme për të qarkulluar dhe janë në kushte të mjerueshme nuk kalojnë kolaudimin.

DPSHTRR ka postuar disa foto të makinave që nuk kanë mundur të kalojnë kontrollin teknik, për shkak të parregullsive të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, etj.

“Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore”. Kjo është thirrja që Drejtoria e Transportit Rrugor ka për të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi në të kundërt do të merren masa të rënda nëse konstatohen në gjendje të rënduar në qarkullim, ashtu siç mund të shihni edhe në fotogalerinë e mëposhtme.

Postimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor:

Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi!

Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore! DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor – MIE do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze – deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim! #Kolaudimi #KontrolloMjetin #KontrolliTeknikDPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar

Mjetet e reja, 0 km, 3 vitet e para nuk kalojnë në Kolaudim! Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet! Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.

3 komente në “FOTOT/ “Deri dje ja gjenin anën”, DPSHTRR poston pamjet e makinave që s’kalojnë kolaudimin: Riparoni mjetet në afatet ligjore”

  1. Likja says:

    me pare e kaloje mjetin me 10.000 lek, kurse sot per nje arsye banale per ta kaluar duhen 20.000 lek.

  2. mondi says:

    po asnje foto per ato auto qe i matet sasia e gazrave apo i kemi ne rregull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje