Largon një Coca Cola për ti hapur vendin… alkoolit: Nainggolan ironizon gjestet e CR7 e Pogba

16 Qershor 2021, 21:00Sport TEMA
Largon një Coca Cola për ti hapur vendin… alkoolit: Nainggolan

Radja Nainggolan nuk e ka humbur sensin e humorit asnjëherë e në këtë rast zgjedh të zbusë polemikat e gjeneruara nga gjestet e dy kolegëve Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo.

Të dy kanë spostuar një pije të padëshiruar në konferencat e tyre përkatëse për shtyp: Ronaldo një Coca Cola e Pogba një shishe Heineken.

Kështu, sa për të mos mbetur prapa, belgu postoi në historitë e tij në Instagram një fotomontazh në të cilin lëviz dy shishe Coca Cola vetëm për ti lënë vend pijeve të shumta, të gjitha alkoolike.

Polemika ka shpërthyer nga gjesti i Cristiano Ronaldos, që pati një efekt edhe në bursën e aksioneve: Coca Cola humbi 1.6%, duke kaluar nga një vlerë prej 242 miliardë në 238 miliardë. Sulmuesi portugez kishte bërë ftesë të pihej ujë, jo Coca Cola.

Një gjest i ngjashëm, por duket se për motive të ndryshme, është bërë edhe nga Paul Pogba: francezi është i fesë islamike, që ndalon konsumin e alkoolit.

2 komente në “Largon një Coca Cola për ti hapur vendin… alkoolit: Nainggolan ironizon gjestet e CR7 e Pogba”

  1. El Abdyl al wiking says:

    Qenka myslyman me emrin Paul?

  2. Po po po says:

    Hera e pare qe me pelqen Naingolan,,jo si i perkedheluri Ronaldo dhe koqja Paul (muzullmani)…sikur jetojne ne hene,,nuk e dine keta kush i paguan ? Ne jeten private ti bej si te doje qejfi, ne publik ke te tjera detyrime imazhi nga sponsoret…..apo me marifet po kerkojne ndonje lek publicita se nuk ju mjaftojne ato qe kane fituar me “djersen ” e ballit (bythes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje