Gentian Diva, vëllai i Enver Divës, i cili u vu sot në pranga për vrasjen e vëllezërve Haxhia ka mohuar që të kenë lidhje me krimin e dyfishtë. Në një intervistë për FaxNews, Gentian Diva tha se ata janë fukarenjtë më të mëdhenj të Fushë Mamurrasit dhe se nuk njohin asnjë person me precedent penalë.
Sipas Gentian Divës, Enveri, në momentin që ka ndodhur krimi, ka qenë në shtëpi. Ai mohoi që të kishte njohje me Talo Çelën e Nuredim Dumanin, dy të shumëkërkuarit që kanë kthyer duarbosh edhe forcat RENEA pas disa operacioneve. Ndërsa Klevis Allës, të penduarit që nxorri edhe emrin e Enver Divës para grupit hetimor, i tha vetëm kaq: Më ke futur në gjak!
Gentian Diva tregoi dhe historinë e tij me drejtësinë shqiptare. Ai tha se edhe vetë është dënuar dhe ka bërë 25 vite burg për një vrasje që nuk e ka kryer dhe se çështjen po e ndjek në Strasburg.
“Erdhën në orën katër të mëngjesit në banesë. Kemi tre fëmijë të vegjël në shtëpi. RENEA na tha që t’i lajmëronim që të mos trembeshin. Enveri ka qenë gjithmonë në shtëpinë e tij. Nuk ka asnjë provë për të. Nuk kam frikë nga askush. Vetëm Zotin kam frikë.
Vëllai imështë arrestuar pa prova. Kur u vranë vëllezërit Haxhia, ne ishim në shtëpi, Enveri ishte bashkë me ne. Na kanë bërë familje mafiozësh, Me drogë me hotele me biznese, ne nuk kemi asgjë nga këto. Për keto më vjen inat më shumë, se t’i kemi, flet populli. J
emi fukarenjtë më të mëdhenj të Fushë Mamurrasit. Ne biznesi më i madh që kemi është kjo shtëpi që shikoni. I them Klevis Allës që më ka futur në gjak. Unë kam qenë i dënuar me 25 vite burg, më kanë akuzuar bashkëpunëtor në një vrasje të një personi që s’e kisha njohur asnjëherë më parë.
Çështja ime është në Strasburg, më dënuan mua pa të drejtë, tani e njëjta gjë po bëhet me vëllain tim. I bëj thirrje shtetit të mos merret me njerëzit e varfër. RENEA të vijë të në kontrollojë çdo ditë. As Nuredin Duman, as Talo Çela nuk njohim e nuk kemi parë me sy”- tha Diva.
Enver Diva dhe Besian Xhixha u vunë në pranga në kuadër të një operacioni të organizuar nga forcat RENEA. Ata ishin piketuar nga Çela e Dumani për të vrarë vëllezërit Haxhia, por Covid-19 u prishi planet.
Ishte Enver Diva, ai u infektua nga pandemia COVID-19 dhe madje, tre ditë para se të ndodhte vrasja, doli në TV dhe me mikrofon në dorë ankohej se nuk kishte të hante dhe se nuk i rimbursoheshin ilaçet.
Por, Talo Çela nuk e la çështjen pas dore. Ai kontaktoi Klevis Allën dhe Altin Ndocin për të çuar deri në fund vrasjen, por këta të tashmë janë të penduarit e drejtësisë.
Mamurrasi dhe Nikla jane dy pikat nga vijne te gjitha vrasjet ne Tirane.
Vrasesit e Santos jane nga keto 2 fshatra.
Ju qenkeni rrace muti!