Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orë, vetëm 3 raste të reja me Covid

18 Qershor 2021, 16:57Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi në Shqipëri. Numri i rasteve të reja raportohet të jetë vetëm 3, ndërsa 8 persona janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3027

Testime totale 771,586
Raste pozitive 132,484
Raste të shëruara 129,903
Raste Aktive 127
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42
Tiranë 36
Berat 12
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje