Morata: Nuk ndodh asgjë kur tifozët na vërshëllejnë, nuk më zë gjumi kur gaboj

19 Qershor 2021, 15:06Sport TEMA

Alvaro Morata ka marrë përsëri besimin e trajnerit Luis Enrike dhe nesër do të udhëheqë sulmin e Spanjës në ndeshjen ndaj Polonisë. Sulmuesi spanjoll është kritikuar për shkak të rasteve të humbura, sidomos në ndeshjen e parë të Euro 2020 ndaj Suedisë.

Megjithatë, lojtari i Juventus në konferencë për shtyp, theksoi se nuk e zë gjumi kur humbet raste.

“E vlerësoj shumë besimin e trajnerit dhe do të jap gjithçka nga vetja. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se sa rëndësi të madhe ka kombëtarja për mua. Unë kam vetëm një gjë për të thënë: na mbështesni, duhet të fitojmë me Poloninë.

Asgjë nuk ndodh nëse tifozët zgjedhin të më vërshëllejnë, ka disa gjëra që nuk kuptohen ndonjëherë. Unë jam i pari që kritikoj veten, nuk më ze gjumi natën kur gaboj.

Gjëja e mirë është që kam një tjetër shans dhe sigurisht që nuk do të jetë i vetmi. Jam më i motivuar se kurrë për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Morata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje