Lojtari i parë i Superiores që luan në Europian, Ferhan Hasani: Ëndrra e fëmijërisë u realizua

22 Qershor 2021, 15:11Sport TEMA

Ferhan Hasani është lojtari i parë nga kampionati shqiptar që luan në grupet e një kompeticioni ndërkombëtar, siç është këtë vit “EURO 2020”.

Sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë u fut në lojë në minutën 68-të, kundër Hollandës.

Sfida përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të “Tulipanëve”, megjithatë paraqitja e tij ishte e mirë.

Së fundmi ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon të gjithë ata që e mbështetën. Në Instagramin e tij, futbollisti i Partizanit shkruan:

“Ëndrra e fëmijërisë u realizua. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Tashmë ai do të kthehet në Shqipëri për t’iu bashkuar të kuqve në përgatitjet për sfidat e Conference League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje